Hyne ne oborr, shkuan tek vendi i tyre qe e kishin quajtur "Pema e Miqesise" shikuan perreth dhe nuk i shikuan Sabinen, Arsiden dhe Oljonen.
-Po ku jane?- tha Albesa
-Nuk e di mbase kane harruar se sot kemi shkolle.- tha Fatjeta dhe papritur veshtrimi i saj u perqendrua ne nje vend te vetem.
Albesa mundohej te shikonte se ku ishte i perqendruar ky shikim por nuk arriti te kuptonte asgje. Fatjeta po shikonte gjerat qe kishin ndryshuar ne kete shkolle. Tani nuk ishte me ajo vajza e re qe mezi e mbante vendi, tanime ishte e rritur kishte shoqet e saj qe mezi priste ti takonte. Dhe ja tek u duken dhe pjesa tjeter e grupit u perqafuan aq shume sepse keta tre muaj kishin qene si nje perjetesi per to sepse secila kishte kaluar pushimet ne vende te ndryshme.
Hyne ne klase ashtu gjithe zhurme e gjithe rremuje si nje dite e pare shkolle.
Teksa po dilnin ne pushim Fatjeta shikon nje makine tek dera e shkolles e njohu menjehere, ishte babi i saj Olsi i cili nuk kishte nje pamje aspak te mire dukej qe dicka kishte ndodhur. Fatjeta dalengadale iu afrua.
-Cfare ka ndodhur?!
-Hip ne makine se do ikim ne shtepi.
-Por... Akoma s' ka mbaruar mesimi...
-Do hipesh ne makine Fatjeta se duhet te largohemi... Kam dicka per te te thene.
-Ne rregull.
Fatjeta hipi ne makine, por akoma nuk e kuptonte se çfare po ndodhte.
Kur u larguan pak nga shkolla Fatjetes nuk iu durua me.-O babi do me tregosh se çfare ka ndodhur se nuk po kuptoj asgje?!
Çfare gjeje kaq e rendesishme paska ndodhur qe je bere keshtu?-Fatjeta... Dua te me degjosh me kujdes.
Teksa Olsi thoshte keto fjale Fatjeta e vinte re vuajtjen dhe trishtimin qe kishte ne syte e tij. Dicka e rendesishme kishte ndodhur qe e kishte bere te vuante kaq shume.
-Kam per te te thene dicka shume te rendesishme dhe ti duhet te mbash veten. Ana...
-Çfare ka Ana... Me thuaj çfare i ka ndodhur?!!!
Olsi heshte dhe lotet i binin neper faqet e tij si pika shiu qe bien me versheri ne nje dallge te madhe e cila nuk e di se kur do pushoje.
-Te lutem me thuaj se çfare ka Ana, i ka ndodhur ndonje gje e keqe te lutem me trego mos me mbaj keshtu.
-Ana teksa po kalonte rrugen... Kishte ardhur nje makine me shpejtesi dhe e kishte perplasur.
Kur degjoi ato fjale, Fatjeta shikoi nje here perreth dhe ajo bote ku ajo jetonte iu shnderrua ne nje ferr te vertete ku flaket te digjnin e pervelonin shpirtin.
Per pak momente Fatjeta nuk foli fare ndenji e shtangur, Olsi e therriste por ajo dukej sikur kishte kaluar ne nje bote tjeter.
Pas pak Fatjeta hapi syte e gjeti veten te shtrire ne krevat ne spital.
-Ku jam?- tha ajo.
-Je ne spital- iu pergjigj mamaja Mirjeta.
-Po Ana ku eshte?! Dua te jete ketu prane meje.
Syte e Mirjetes u mbushen me lot sepse nuk dinte se çfare pergjigjeje ti kthente vajzes se vetem qe i kish mbetur.
-Ku eshte Ana do me pergjigjeni?- tha ajo.
-Degjo zemra e mamit, Ana fatkeqesisht nuk eshte me midis nesh...- dhe Mirjeta shpertheu ne lot e se bashku me te edhe Olsi e Fatjeta.
Qe te tre i bashkonte nje dhimbje aq e madhe sa nuk do mundej te kalonte per gjithe jeten.
STAI LEGGENDO
Trishtim dhe Shprese
RomanceFatjeta nje vajze e lumtur, e brishte plot miresi. Nje tragjedi do ndryshoje jeten e saj. A do ringrihet ne kembe perseri... Kjo eshte historia ime e pare, shpresoj qe t'ju pelqeje. Cover by: AngelEyes_02