Ishte dita me e bukur e Fatjetes,pas gjithe atij trishtimi shikohej shprese ne syte e saj.
Shprese per te ecur perpara,per te qeshur serish.Kurse Aldo shikonte gezimin e saj e gezonte edhe ai bashke me te.
Here here kur ajo nuk e kishte mendjen merzitej me veten qe e kishte bere te vuante per fajin e te tjereve.-Cfare po mendon?-e pyeti Aldo sepse e shikoi qe ishte futur thelle ne mendime.
Fatjeta shfryu dhe ktheu koken nga ai.
-Nuk di se si do ta presi babi jot dhe babi im kete gje!-Do binden po mjaft tani.-dhe e puth ne balle.
Ne te vertete deshironte ta qetesonte Fatjeten po nuk e kishte idene se si do shkonin gjerat tani e tutje.
Po qendronin ashtu bashke,ajo e humbur ne perqafimin e tij e ai i dehur nga aroma e saj.
Ishte bere vone dhe Aldo nuk donte te ndahej nga ajo.
-Mendoj se duhet te shkojme.-thote Fatjeta.
-Po ke te drejte,por nuk dua te ndahem nga ti!-dhe e shtrengon me shume.
-Aldo!Neser po mendoj t'u them prinderve te mi.Si thua?!
-Ne rregull por kur te ndodhi kjo gje do jemi bashke.
-Nuk e di,me mire ti fol me prinderit e tu e une me prinderit e mi.
U mendua pak dhe pastaj pranoi.
Ndoshta ishte me mire keshtu sepse prezenca e tij mund te tensiononte situaten.
E percolli deri afer shtepise.U pershendeten dhe Fatjeta u largua.
Tani duhej te bente hapin tjeter,te fliste me mamane e pastaj me babain keshtu qe u nis edhe ai per ne shtepi t'i jepte mamase se tij lajmin e mire.
****
-Erdhe me ne fund!
-Babi!-thote Fatjeta e habitur qe e shikon babain ne shtepi ne ate ore,pasi ai kishte ca kohe qe nuk vinte deri vone ne shtepi.
-Ku ishe?-thote Olsi.
-Isha me Albesen dhe Danielin.Mami eshte ne shtepi?
-Po,eshte lart ne dhome.
-Babi dua te flas me ju.
Kjo gje e habiti Olsin,Fatjeta nuk fliste fare me te,edhe mirmengjes shpesh nuk i thoshte,aq me pak te bente nje bisede me te.
-Per cfare do bisedojme?!-thote Olsi.
-Po therras edhe mamin.-dhe ngjitet lart pa i kthyer pergjigje pyetjes se tij.
Pasi bashkohen te tre ne sallon,per nje moment mbizoteroi qetesia.
Fatjeta nuk dinte nga t'ia fillonte si t'i mbushte mendjen babait te saj.
Deshi s'deshi ai ishte i ati i duhej me patjeter t'i tregonte.Aldos i tha qe do t'u tregonte neser por me mire mendoi qe t'u thoshte sonte.
-Atehere babi,mami...Keto dite qe mora vesh se cfare ti babi ke bere jam lenduar shume.
Do kisha dashur te isha une ne vendin e Anes e te mos shikoja se si respekti e dashuria per ty babi te venitej ne syte e mi.Olsi uli koken e lotet i rane.
-Fatjeta ti je vajza ime,je drita e syve.Cdo gje e bej dhe e kam bere vetem e vetem per te mbrojtur ty.-Me ler te mbaroj te lutem!Mos te hapim edhe nje here ate teme,jo me ke mbrojtur e vazhdon ta besh.
Dua te flasim per ate cfare une dua dhe...Per Aldon.-thote Fatjeta qetesisht.-Aldon!Per cfare per Aldon?!-thone te dy prinderit njezeri.
-Perpara se te dinim se cfare kishte ndodhur une dhe Aldo jemi takuar me shoqerine e perbashket...Dhe aty kuptuam qe e pelqenim njeri-tjetrin.-tha Fatjeta dhe duart iu kishin djersitur,nderthurte gishtat se bashku nga sikleti.
STAI LEGGENDO
Trishtim dhe Shprese
RomanceFatjeta nje vajze e lumtur, e brishte plot miresi. Nje tragjedi do ndryshoje jeten e saj. A do ringrihet ne kembe perseri... Kjo eshte historia ime e pare, shpresoj qe t'ju pelqeje. Cover by: AngelEyes_02