Pershendeti Darion qe e percolli deri ne shtepi dhe u fut brenda, shkoi ne dhomen e saj dhe hapi ditarin te shfrynte cdo gje qe iu kishte mbledhur ne kraharor dhe zgjidhja me e mire ishte te shkruante emocionet e saj ne nje flete.
"Sa here mundohem te qesh dicka me pengon, sa here mundohem te ec perpara kembet nuk levizin nga vendi perkundrazi bejne vetem hapa prapa.
Kam njerez qe me qendrojne prane por njekohesisht me duket se nuk kam asnje. Pse jeta te ben te provosh te gjitha shijet e saj, te provosh dy anet e medaljes. A mos ndoshta e ben kete per te na bere ne te kuptojme rendesine e jetes duke na marre nje njeri te dashur?!
Ne rregull e kuptova rendesine e saj tani o Zot a mundesh te ma kthesh perseri ate njeri??
Kam vetem kujtime ato e mbajne gjalle cdokend, por kujtimet edhe mund te veniten mund te harroj zerin e saj, aromen e saj por fytyren e saj jo. Do shoh fotot e saj edhe sikur ato te mos ekzistonin une asnjehere s'do harroja fytyren e saj. Dua te qaj te mos pushoj asnjehere e te krijoj nje oqean me lotet e mi e pastaj te mbytem ne te por kur mendoj prinderit e mi marr forcen te ec perpara te ngrihem ne kembe serish kete do donte edhe Ana. Qesh por e di zemra ime sa vuan, qaj por ku nuk me sheh askush se dua qe dhimbja te mos behet me e madhe ne syte e te tjereve dua ta mbaj per vete. Gjithmone them qe do shkruaj vetem gjera te bukura por kur te mirat dhe te keqijat jane te perziera njeriu nuk e di se cilen do provoje me perpara. Sikur njemije te mira te ndodhin nje e keqe te ben te harrosh ato te mira."
STAI LEGGENDO
Trishtim dhe Shprese
RomanceFatjeta nje vajze e lumtur, e brishte plot miresi. Nje tragjedi do ndryshoje jeten e saj. A do ringrihet ne kembe perseri... Kjo eshte historia ime e pare, shpresoj qe t'ju pelqeje. Cover by: AngelEyes_02