Pjesa e nentembedhjete

559 47 58
                                    

Dukej e forte,sikur prezenca e Aldos nuk i kishte bere pershtypje madje nje here gjate mbremjes edhe Albesa e shqetesuar u afrua dhe e pyeti nese ndihej mire?
Ajo iu pergjigj qe po.

Ne te vertete nuk ndihej aspak mire.

Beri sikur nuk e shikoi teksa priste ne makine.
Edhe pse e mundonte pyetja se cfare ai bente aty?Pse erdhi pikerisht sot?Per ta lenduar perseri?Per t'ia perplasur edhe nje here ne fytyre qe ajo ska asnje vlere per te?

U shkeput nga keto mendime qe i dukej sikur po ia vrisnin cdo qelize te trurit dhe pershendeti Noelin qe gjithe kete mbremje iu kishte dukur shume i ngjitur,po mos te kishte qene per Aldon qe ishte aty ajo as nuk do merrej me te.

U pershendet dhe me te tjeret pastaj hipi ne makine dhe se bashku me mamane u nisen per ne shtepi.

Rruges kishte vetem heshtje nga te dyja sikur te dinin se cfare po mendonte tjetra.

Keshtu qe Mirjeta vendosi te thyente heshtjen.
-Feste e bukur apo jo?

Fatjeta nuk tha asgje vetem kishte fiksuar veshtrimin e saj ne rruge.

Mirjeta e kuptoi qe ajo nuk deshironte te fliste dhe nuk e zgjati me shume,pavaresisht se e kuptonte si ndihej.
Po po e kuptonte,vajza e saj e vogel tani ishte rritur,kishte filluar te ndjente ate ndjenjen e bukur qe quhet dashuri.Por ai qe dashuronte me sa duket nuk ishte i afte ta bente te lumtur perkundrazi e bente thjesht konfuze dhe i shkaktonte dhimbje.

Mberriten ne shtepi dhe Olsi nuk gjendej aty.Nje Zot e di se ku ishte?!

Fatjeta u ngjit ne dhome dhe menjehere pas saj Mirjeta,duhej te fliste me vajzen e saj.Duhej t'i thoshte qe te hapej me te.

-Fatjeta zemer po mendoja sikur sonte te flija me te voglen time.Si thua?-thote Mirjeta duke mbyllur deren e dhomes.

-Ne rregull!-thote Fatjeta duke qeshur lehte.

Shtrihen per te fjetur por Fatjeten nuk e zinte gjumi vetem sillej ne krevat dhe here here gjuante jastekun sikur te ishte ai fajtori.

Kete gje e vuri re edhe Mirjeta.
-Fatjeta zemer nuk te ka faj jasteku.Nuk ke gjume?

-Jo!

-Ke nevoje te flasesh?-dhe ndez driten.

-Mami!Mund te pyes dicka?-afron koken tek prehri mamase.

-Po e vogla ime me thuaj.-thote Mirjeta teksa e perkedhelte.

-Si e kupton kur do dike?Domethene si e shpjegon faktin qe sado dem te te beje ti ke nevoje gjithsesi ta ndjesh prane?

Kjo ishte dhe ajo cfare Mirjeta priste aprovimin e Fatjetes per ate cfare mendonte.
-Epo...Varet se si jane situatat!Varet ke do dhe kush eshte ai person.

-Po si ndodh?Dua te them cfare ndjesie eshte?-thote Fatjeta qete e duke fiksuar syte tek fotoja familjare qe kishin.

-Dashuria!Eshte thjesht arsyeja kur ti fillon te kuptosh.Nese mendon se je i forte,i pathyeshem sikur i ben balle cdo gjeje dashuria te verteton te kunderten.
Bota pa dashuri do ishte e shkrete,nje grope e thelle ne amnezi totale.
Ah dashuria...Te ben te luftosh me veten.

-Ashtu sic po lufton ti te qendrosh afer babit edhe pse e di qe ai ka faj?-thote Fatjeta pa levizur shikimin nga fotoja.

Mirjeta u fut ne mendime syte iu mbushen me lot dhe pohoi me koke ate cfare Fatjeta e pyeti.

-Dashuria eshte si paqja por ka edhe lufte brenda.Eshte e embel por edhe e hidhur,te krijon ndjesine e fitores por peson edhe humbje.
Mund te shkruash nje roman dhe kryefjala e tij te jete pikerisht ajo dashuria.
Per te kuptuar kete ndjenje duhet edhe te vuash,te humbasesh,te rrezohesh por kur te zgjase doren ai qe ti do dashurosh per t'u ngritur atehere ngritja do behet e embel,e mbushur me DASHURI.-thote perseri Mirjeta.

Trishtim dhe ShpreseDove le storie prendono vita. Scoprilo ora