32

4.4K 98 0
                                    

U zgjova dhe ishte ora 7 e mengjesit. Ajla ishte ende duke fjetur, e strukur ne krahet e mi. E perkedhelja, i prekja faqet ende te ngrohta dhe e mbaja mbuluar qe te mos ftohej. I puthja lehte buzet mishtore. I puthja ballin dhe syte e shkruar te mbyllur. Ajla po levizte dhe hapi pak syte neper gjum.
Ajla: Miremengjes dashuria ime. ( dhe mbylli prap syte)
Liam: Miremengjes engjelli im.(i thash me ze te ulet dhe e puthja ne faqe) E di qe nuk po te le te flesh por muk rri dot pa te puthur.
Ajla qeshi me syte e mbyllur dhe me puthi ne qafe. E lash te flinte dhe ca. Dhe une po rrija me sy mbyllur pak caste, deri ne momentin qe ndjej doren e holle neper faqet e mia. Ende po rrija me sy mbyllur dhe Ajla me perkedhelte.
Ajla: Te vdes per fytyren tende sa i miri je. Sa me fat jam qe te kam ( me fliste me zerin e embel, ulet, gje qe me bente te lumtur). Liami im, sybukuri im. (Sa ma ngrohte zemren me ato fjale. Buzeqesha lehte dhe hapa pak syte)
Ajla: Te zgjova jete me fal.
Liam: Jo nuk isha ne gjume.
Ajla: Tii i degjove ato qe thoja? (U skuq e ngrysi vetullat)
Liam: Pse mos ti degjoj? Burrit ja the ( edhe po qeshja. Dhe ajo qeshi gjithashtu dhe me puthi. Nuk kishte gje me te mire se sa puthja qe te jepte Ajla sa hapje syte.)
Liam: Jeta ime te iki une tani? Se si dihet zgjohen prinderit dhe nuk dua te te fus ne telashe.
Ajla: Rrime dhe pak dhe ik, do te te shkruaj une kur te nisem mire?
Liam: Me thuaj sa te dalesh na shtepia. Une ketej rrotull do jem. ( po putheshim me pas dhe rrinim ashtu sic ishim, te perqafuar, te mbuluar me batanie dhe me dashuri.)

                        ● ● ●

Dola nga dritarja dhe shkova tek lokali perball shtepise. Shikimin e mbaja andej me shpresen se do shihja Ajlen. Ajo me dergoi sms duke me thene se do dilte me te shtepise ne lokal e me pas do nisej. Une po prisja nderkohe. Shoh Ajlen me prinderit e saj dhe me gjysherit teksa u ulen ne lokalin ku isha une. Ata u ulen perball meje, jo shume larg nga une. Ajla me shikonte hera heres kur te tjeret se kishin mendjen. Une i shkelja syrin dhe ajo buzeqeshte duke ulur koken. Po pija cigare dhe ne moment shoh qe ne tavolinen e tyre erdhi nje djal. Dukej disi i madh ne moshe por kishte paraqitje. Perqafoi Ajlen te paren. U ul ne tavoline me ta. Mu nxeh fytyra nga nervat. Kush ishte ai qe po prekte Ajlen time??? Po me beheshin nervat kaçurrel nga xhelozia. Nuk isha ndjere kurre xheloz per njeri, por vertet kuptova qe qenka ndjesi shume e keqe. I dergova sms Ajles...

shtrati i dashuriseWhere stories live. Discover now