45

4.2K 96 0
                                    

                      * Ajla*

Me doli gjumi heret nga emocioni qe kisha. Nuk dija se ku do shkonim por perseri isha e emocionuar. Ishte festa e te dashuruarve dhe si hera e pare e imja, isha deri ne gryk me trazira emocionesh dhe flutura ne stomak. Hapa dollapin per te pare se çfare do vishja. Te vishesha sportive me dukej dicka monotone. Doja te vishesha me klase, ndoshta dhe per ti zhvilluar fantazine Liamit. E di qe ai e do diçka te tille, dhe doja te ishte i kenaqur nga pamja qe do shihte.  Ktheva rrobat permbys per te gjetur dicka te pershtatshme. Mendoja se fustanet qe kisha marre nuk do me hynin ne pune por ja qe tashme me duhej njeri prej tyre. Bera si bera dhe zgjodha diçka te lezetshme, vetem uroja qe te mos e teproja ne asgje. Ne fund te fundit une me Liamin do dilja, siç dalim gjithmone vetem se sonte eshte Shen Valentini, atmosfera ndryshe e te dashuruarve. Shkoi ora 10 dhe mua me duhej te rregulloja dhomen per rremujen qe kisha bere vetem per nje fustan. Liami me siguri ende nuk ishte zgjuar kshuqe nuk e mora ne telefon. Zbrita poshte dhe bera mengjesin.

                      *Liam*

Isha para pasqyres dhe une nuk po vendosja dot se çfare te vishja. Zot Liam vetem sot mos e menderos. Kete gje mendoja gjithe kohes. Beja prova para pasqyres sesi duhet te sillesha, si duhet te ecja...duhet ti bija ne sy Ajles. Nuk kisha dyshim qe me donte, por doja te me shikonte si nje zoteri te vertete. Shpresoja qe sonte te ishte nje darke ndryshe per ne, ishte Shen Valentini im i pare qe festoja, dhe me vajzen qe dashuroja une. Diçka magjike doja te mbizoteronte tek darka dhe te supriza per Ajlen. Vendosa se çfare do vishja: nje kemish te bardhe, kollare te zeze dhe kostum te zi tipik per xhentelmenat. Nuk e besoja se do me binte rasti per ta veshur, por mire qe i kisha marre masat ne veshje.

shtrati i dashuriseWhere stories live. Discover now