Eni: Ne rregull, tani po qe Lea do me vrasi. Shtatzania e ben qe te nderroj sjellje ore e sekond.
Liam: Pusho dhe me lere te rregulloj kete mut papioni te kemisha.
I rregullova papionin dhe i vesha xhaketen.
Liam: O dhender ku vete keshtu...
Eni: Tall trapin me mua tall. Thuaj mos ik o dhender se tu futen kembet ne nje kepuce.
(Qeshem me ze. Vjen babi i Enit)
Babi i Enit: He djema u bete gati. A biri babit king te ka babi ty. E ty Liam si Enin tim te kam yje te dy por ejani mos vonohemi. Jo vetem ju jepni llogari.
(Tha teksa qeshte)
Liam: Me duket se teta Marjeta t'i ka futur dhe ty kembet ne nje kepuce.
(Ngriti vetullat si per te thene "ç'ti besh tani". Hipem ne makine dhe thash ta ngisja une. Shkuam te lokali dhe shkuam brenda.)Marjeta: Epo shyqyr thame se harruat.
Eni: Jo mami jo po ku e kam Lean.
Marjeta: Ne tualet me Ajlen po ejani uluni.
Liam: Sa bukur qenka rregulluar vendi.
Marjeta: Ajla beri punen me te madhe.U ulem dhe po prisnim. Darka ishte shtruar dhe ambjenti ishte shume familjar dhe me ngjyra te ngrohta. Vjen Lea me Ajlen dhe une me Enin si me porosi çohemi njekohesisht te dy. Sa e magjishme ishte bere Ajla. Çdo veshje i rrinte sikur te ishte bere kastile per te. Floket qe i derdheshin si vale deti neper kurrize ia shtonin jasht mase hijeshin dhe....po me shikonte e nevrikosur. Nga nje propozim martese do perfundonim te dy ne funeral. Pash Enin dhe ai rrinte goje hapur nderkohe qe Lea ishte e nxehur njesoj si Ajla. Ai shkon e perqafon dhe Lea teksa ja kthen i thote diçka qe i ndryshon çehrja e fytyres. Une i hedh duart ne bel Ajles dhe zgjatem ta puth po ajo me ve doren para buzeve.
Ajla: Kollaj kur nuk me hape telefonin dhe u vonuat. S'ka me puthje.
Liam: He pra mos me torturo keshtu se do te ta gris fustanin mes njerezve.
(I thash ne vesh duke qeshur djallezisht dhe e kuqja i mbizoteroi ne fytyre)
Ajla: Epo le te ulemi te hame.
(Tha duke pare nga Eni me Lean si per te ndryshuar situaten. Qesha me vete se e dija qe mendonte "qelbesira sahere keshtu ma ben")
U ulem te gjithe, secili prane partnerit te vet. Une me Ajlen ishim prane njeri tjetrit. Filluam te bisedonim te githe se bashku.
Ajla: Ku ishe qe u vonove?
(Me tha me ze te ulet kur te rriturit po benin bisedat e tyre)
Liam: Do te ta shpjegoj me vone.
Ajla: Me duket si diçka serioze.
Liam: Jo dhe aq. Por çdo gje u rregullua tani mos ki frike engjell. Ty kurre s'do te ndodhi gje sa te kem fryme une.
Ajla: Liam po te gjakoset kemisha.
Liam: Dreq, do me kete kulluar plaga prap.
Ajla: Mos ke hequr fashon?
Liam: Jo.
Ajla: Eja te ta rregulloj ne banjo.
U çuam dhe ikem ne tualet. Me zbertheu kemishen dhe pa kraharorin e fashuar bashke me shpatullen. Duket ta mjekoja. Shyqyr Zotit nuk kisha harruar t'i merja ilacet dhe fashot. Ajla shkon t'i merrte dhe erdhi si rrufe. Ma hapi ngadale dhe shtrengova nofullat.
Ajla: Pse dole nga spitali. Duhet te rrije e disa dite atje.
Liam: Jam shume mire. Ma jep ketu.
Mora pambukun dhe e bera me nje boje si alkool dhe e vura ne plag. Kafshova buzet, ajo kishte disi te drejt, kisha dhimbje te tmerrshme por dhe te rrija ne ate vend te vdekur nuk doja. Hoqa fashon e gjakosur dhe vendosa fashon e re me ndihmen e Ajles.
Ajla: Me fal nese te lendova.
(Tha teksa me gishtat e holle si shkopinj me perkedhelte kraharorin. E kapa nga beli dhe e putha ne buze. Me kishte marre malli per te. Tani qe gjithçka ishte rregulluar duhet t'i shpjegoja Ajles gjithçka.)
Liam: Te dua. Te dua si i çmendur.
(I thash teksa shkepusja lehte buzet e mia prej saj duke marre fryme rendshem me ballin e mbeshtetur tek i saj)
Ajla: Dhe une te dua dhe te lutem bej kujdes per veten. E di nuk ja fal vetes se per fajin tim ndodhen keto gjera por me fal te lutem.
Liam: Shhh vogelushe qetesohu tani. U harruan ato gjera tani.
I thash teksa e perqafova me sforcim. Lava pak kemishen e bardhe dhe e vesha. Ajla po me mberthente kopsat.
Liam: Po kur te martohemi e te jemi ne pune, çdo dite keshtu do mi mberthesh kopsat?
(Ajla mori nje pamje te trendafilit roze dhe buzeqeshi teksa ishte e fokusuar tek kopsat e kemishes)
Ajla: Po çdo dite.
Liam: Dhe çdo mbremje te mi zberthesh ti kopsat e kemishes, ëë engjell?
Ajla: Ne mbremje zberthei vet.
(Qesha me ze kur tha keshtu. E putha ne ball dhe i kapa doren. U shkuam dhe u ulem ne tavoline. Te tjeret po na shikonin me habi dhe mami vuri re nje njolle tek kemisha ime.)Mami: Liam?
Liam: Po ma?
Mami: Mos te doli prap gjak te plaga?
(Te tere e fokusuan shikimin nga une dhe nga ajo njolle qe mamase sime nuk i shpetoi)
Liam: Pak me doli dhe me ndihmoi Ajla. S'kam asgje mos u shqeteso kot. Si thoni te kercejme?
Eni: Ide e mire. E bukura ime Lea, a do kem nderin te kem nje vallezim me ty.
Lea buzeqeshi lehte.
Lea: Patjeter.
Ne ate moment u çova dhe teksa rregullova jaken e kemishes, krruajta pak zerin dhe i zgjata doren Ajles.
Liam: Do kem nderin te vallezoj me vajzen qe dashurova qe femi?
Ajles i shkelqenin syte dhe ishte e lumtur. Keshtu doja ta shikoja sahere.
Ajla: Sigurisht.
Te gjithe u çuan çifte-çifte dhe filluam te vallezonim.
Ajla: Pra çfare do me tregoje me vone?
Liam: Arrestuam Enen.
Ajla: Mire ja bete...prit çfaree?? Po sikur te ishte vrare? Po sikur te te bente ndonje gje ai? Nuk ma thoje dot me para?
(Rrotullova syte i penduar teksa vazhdonim ende te vallezonim.)
Liam: E dija qe do beje keshtu dhe ndaj nuk te thash gje. As Eni si ka thene Leas.
Ajla: Sigurisht qe si ka thene se t'i thoshte do e merja vesh dhe une.
Liam: Pikerisht.
Ajla: Vazhdo.
Liam: Morem vesh qe ai eshte kushuri me Violen.
Ajla: Pse ma kujton ate?
Liam: Me premtove se do me degjoje kur une te te shpjegohesha. Tani do te te shpjegoj gjithçka dhe te premtova qe pasi te te shpjegohem do te te respektoj çdo vendim qe do marresh.
Ajla: Po te degjoj.
(Trupi filloi t'i dridhej dhe se kuptoja nese e kishte nga frika se ç'mund t'i thoja apo nga inati)
Liam: Enea me qelloi mua. Kur u permenda nga koma i kerkova Enit te bente disa kerkime se kush ishte ky. Nuk kishte shume dosje dhe disa here ishte paditur per vjedhje. Eni mori vesh se ishte kushurire me Violen qe e kishte bashkepunetore ne vjedhje. Ajo erdhi ne kompanin time per te punuar derisa asistentja qe kishte marre lejen te vinte. Kur isha ne Hollande, ne nje darke qe e kishte porositur ajo me ka hedhur diçka qe ende nuk e di mire, ndoshta droge.
Ajla: O perendi.
Liam: Po dhe pasi hengrem darken une ndjeva trrullosje dhe u thash prinderve se doja te shkoja ne dhome dhe ajo me ndoqi nga pas. Tek tavolina me pasqyre kishte vendosur nje rregjistrues me figure dhe me ze. Dhe ajo me ndjek ne dhome dhe i them te largohet. Ndodhen ato qe pe por s'te ka treguar te tjerat. I kam hequr duart e saj nga vetja dhe i thash se te dua ty. Ajo kembenguli derisa e shtyva dhe te shporrej nga dhoma. Me ka zene gjumi direkt. Diten e neserme do beja dush dhe shikoj qe mikroçipi qe mbaja ne xhep nuk ishte. Ate e mbaja per kodet e aksioneve ne kompani dhe e mora me vete. Mendova se me kishte humbur. Kur dal nga dushi e gjeta ne tavoline por nuk me kujtohej qe e kisha lene atje. Nuk i vura rendesi dhe dola. Pasi erdha tek ty qe me bere per dy leke (ajo buzeqeshi me koken ulur) une shkova ne zyren time dhe pash qe ishte futur dikush ne sistem. Ne fillim nuk me vinte mendja dhe mendoja prinderit e mi. Por u kujtova qe ata nuk i dinin kodet e mia. Fillova te beja lidhjen mes situatave. Ajo e kishte planifikuar sa do qendronte ne kompani. Dhe pasi iku une bera keto kontrrolle ne sistem. Enea me urrente qe ne fillim, me thoshte shpesh se nuk kishte me ke te bente dhe se do ja paguaja nese te kujtohet. Une me Enin dhe me çunat i kapem te dy dhe u beme disa pyetje qe pranuan se i kishin bere keto gjera. Madje nuk e dim a i kane emrat e vertete. Ata kishin bere ilegalisht dhe ne Itali. Kete e zbulova me Enin. Thirrem policine dhe tani jane brenda.
Ajla: Uau, nuk e dija se ishin kaq thelle gjerat.
Liam: Tani vendos si do te besh. Une te kam ardhur nga mbrapa vetem te me degjosh per keto gjera. Çdo vendim te marresh une do te te respektoj deri ne fund. Por ta dish se une te d...
Ajo me rrembeu dhe me puthi fort. Iu dorezova puthjes se saj dhe trupi mu ç'tensionua. Me dukej sikur rrija pa levizur deri ne momentin qe ndjeva buzet e saja mishtore.
Ajla: Te dua!
Liam: Te dua!
Ajla: Nuk do heq dore kurre nga ty dashuria ime.
Liam: Deri ne fund do me kesh nga pas kaçurrelsja me syte e shkruar.
E perqafova dhe ndjeva paqe pas kaq shume kohesh ne shpirtin tim.
YOU ARE READING
shtrati i dashurise
RomanceIshte e sigurt qe Ajla po fliste pa vetdije. Nuk kisha cfare beja tjeter. I hoqa bluzen. Mrekulli brenda mrekullise. Asnjehere se kisha par Ajlen pa rroba. Me vinte ta puthja e ta beja vula ne ate trup. U eksitova shume sa vetem siper sutinave e put...