4

5.4K 123 5
                                    

Ajlina u ul me Grejsin pas nesh. Doja shume te kthehesha dhe ta shikoja fytyren e saj me qart. Profesori po fliste per programin e ri shkollor, por as qe e kisha mendjen. Mendja me ishte ngulitur pas meje, tek kacurrelsja e embel Ajlina. Ra zilja dhe profesori doli nga klasa. Une kthehem menjehere pas.
Liam: Shiko shiko, perseri u perballem.
Ajlina: Mesa duket po.
( me buzeqeshi lehte. Ishte me te vertete e adhurueshme.)
Epo rastesia eshte mbreteresha e botes.
Liam: E vertete. Epo gezohem qe te njoh Ajlina. Do te kemi dhe shoqe klase tani. Une quhem Liam! ( i zgjata doren)
Ajlina: Gezohem Liam. Me thirr shkurt Ajla s'ka problem.
Liam: Ne rregull, Ajla.

Dhe i buzeqesha. Ajo me qeshi dhe u skuq perseri. Sa e brishte dukej. Ishte shume e bukur. Po shiheshim ne sy, dhe nuk me ndahej ndjesia qe me ishte krijuar. Ishte e cuditshme por dhe e frikshme. Nuk e di pse syte e saj me benin te ndjehesha kaq...i dorezuar. U ktheva para dhe ende me dukej sikur para meje kisha syte e saj te shkruar. Here me dukeshin si nje oqean i thelle dhe here si nje qiell i vrenjtur. Nje labirint qe nuk kishe si dilje, ja cme tregonin syte e saj. Eni e vuri re qe isha si i menduar.
Eni: Me duket se te ka rene ne koke per te.
Liam: Jo vlla c'thuaj. Thjesht me duket vajze e mire. Eshte e dashur, por prap ajo ndjesia nuk me iken saher qe shoh syte e saj.
Eni: Ndoshta kjo eshte dicka qe tregon se ke rene ne dashuri.
Liam: Pse bie njeriu me tre here te pare ne dashuri.
Eni: Epo kete sdo ta mesojme kurre nese nuk kalon koha.
Liam: Ke te drejt, por prap nuk besoj ne dashuri. Ti e di. Nuk dua te bie me dike qe ndoshta sdo me vleresoj.
Eni: A duket Ajla si nje vajze qe nuk vlereson?
Ktheva koken per te pare ate. Ishte e humbur ne nje liber para banke. Sa e bukur ishte. Nuk ma merte mendja se pas fytyres se saj te embel te fshihej nje zemergur.
Liam: Jo vella. Nuk me duket!

********
Mbaroi dita e pare shkolles. Une me Enin dolem te paret nga klasa. Pas nesh gjithe te tjeret dolen por Ajlen ende spo e shihja te dilte.
Liam: Eni vazhdo pak para vella. Vij per 1 minute.
Eni: Te kuptoj vlla. Vazhdo une te pres te makina.
( iku duke buzeqeshur)
Shkoj tek klasa dhe shoh Ajlen me librin e mbyllur dhe shihte jashte dritares. Pamja e saj mu duk si nje pikture e perfeksionuar nga Zoti. Iu afrova avash dhe po mundohesha te ngopesha me pamjen e saj. Ajo mbylli canten e saj dhe kthehu shikimin drejt meje.
Ajla: Liam, u tremba. Me fal nuk e kisha mendjen.
Liam: Epo gjithmone keshtu ndodh me ne. Duhet te mesohesh se une per vete u ambientova shpejt.
( qeshem te dy). Doja te vazhdoja te flisja me te, sepse nuk e di si ndjehesha afer saj, por di qe ndjehesha mire.
Ajla: Pse saher do perplasemi ne? Ose rastesisht?
Liam: Nuk e di pergjigjen e kesaj. Por besoj se do shihemi me shpesh tani qe jemi dhe ne nje klase. ( u ula te banka e saj dhe ishim kaq afer njeri tjetrit. Cfare arome kishin floket e saj. Te mbusheshin mushkrite dhe ndjeheshe ne paqe. Syte e saj ishin kaq te bukur edhe pse nuk ndeshesha dot me to. Buzet i kishte me nje ngjyre si te trendafilit te zbehte. Per te mos perjashtuar trupin e saj qe mundohesha ti beja ball pasi tundimi nuk kishte te sosur. Se di cfare po me bente ajo femer. Kurre nuk me kishte ndodhur keshtu.)
Ajla: Epo duhet te cohemi tani. Sot mbaruam dhe me duhet te iki ne shtepi.
Liam: Ah po ke te drejt. Me fal. A mund te te percjell une per ne shtepi?
Ajla: Jo nuk ka problem. Mund te iki vet, mos u mundo.
Nuk kembengula. Nuk doja ta teproja sepse mund te me largohej ose kushedi c'mund te mendonte me teper. Dolem deri te porta e shkolles dhe u kthyem perball njeri tjetrit. Ajo me shihte ne sy e dija, por un nuk e shikoja dot. Nuk doja tme mundonte me teper ajo ndjesi.
Ajla: Mirupafshin Liam. Shihemi neser.
(Dhe me zgjati doren)
Liam: Shihemi Ajla. (Dhe i kapa doren e holle dhe bardhoshe. Mu rrenqeth trupi dhe po dridhesha. Ja hoqa doren direkt dhe ika pa e kthyer koken prapa. Nuk e di si mund te kete reaguar.)

shtrati i dashuriseWhere stories live. Discover now