ooo
Po fusja bagazhet ne taksi teksa degjoja nga brenda shtepise dy prinderit e mi te grindeshin per muhabetin e zakonshmen; im ate kishte ardhur dhe nuk pranonte largimin tim nga qyteti, me sakte KONTINENTI kurse ime me mezi priste qe une te ikja sa me pare, pasi qe se ata te dy ishin divorcuar, isha kthyer ne nje barre te bezdishme per te.
Babai si pijanec i njohur qe ishte, rralle i shkonte ndermend te financonte ndonje ceshtje ne jeten time por s'me interestonte aspak sepse kisha arritur t'i dilja mbare vete.
Si tani.
Emri im eshte Daisy Schultz, po shumica e atyre qe me njohin me flasin Dark per shkak se kam nje preference te pandryshueshme per ngjyrat e erreta. Jam 17 vjece, pothuaj gati per 18 dhe ata qe sapo njohet me lart jane prinderit e mi. Gjendja ekonomike e familjes? Heh. Cfare prisni nga nje pijanec dhe nje grua qe punon arketare ne supermarket. Eshte nje mrekulli qe kam arritur gjer ketu.
Po nisesha per ne institutin Brighton ne Passadena, nje nga shkollat me te shtrenjta ne bote me nje burse te plote dy vjecare ku perfshihej gjithcka e mezi prisja te arrija njehere e me pare atje.
Nuk prita per miratimin e askujt; sapo e mora vesh qe kisha fituar bera gati valixhet, dokumentat, u dhashe lajmin atyre te shtepise dhe ja tek jam tani gati te shkoj.
Prinderit vazhduan diskutimin e tyre dhe e dija se nuk do te merrte fund per disa ore te mira keshtu qe u thashe nje 'Mirupafshim' me ze te larte dhe hipa brenda ne makine. Aeroporti nuk ishte larg keshtu qe fillova te kontrolloja gjerat e mia; dokumentat, celularin, bileten e avionit.
Kisha gjithcka. I buzeqesha vetes e cliruar dhe mora fryme thelle duke mbyllur syte. Nje jete e re sapo kishte filluar per mua dhe kisha ne plan e shijoja cdo sekonde te saj. Pas rreth njezete minutash arritem ne Heathrow Airport dhe me veshtiresi terhoqa cantat e mia nga bagaxhi i taksise, pronari i se ciles as qe guxoi te dilte e te me ndihmonte me to; madje duke me thene te nxitoja sepse kishte impenjime te tjetra. E inatosur sadopak, bera rrugen brenda dhe kerkova check in-in ku duhet te paraqitesha. Personeli konfirmoi valixhet e mia dhe me dha me ne fund boarding pass-in tim. Bera te gjitha kontrollet e sigurise dhe pas afersisht 2 oresh isha brenda ne aeroplan. Me priste nje udhetim gjashte oresh ne klasin me te ulet qe mund te kishte nje kompani ajrore (jo, sic e permenda dhe me pare pridnerit e mi nuk financuan asgje) me kater te moshuar ne te dyja anet e mia.
Nuk kisha ndonje shanc per te filluar ndonje bisede interesante me ndonje prej tyre keshtu qe e lashe fare dhe vura kufjet ne vesh.
YOU ARE READING
ELITES [SHQIP]
General Fictionthey're coming to get you (C) Nuk lejohet ribotimi, kopjimi ose perkthimi i materialit pa lejen e autorit.