Sing me to sleep

10.6K 328 412
                                    

-Aman te past nana kujdes. Tirana nuk asht si Shkodra, njerzit jan ndrysh aty.

Rosela e shikoi me vemendje mamane e saj teksa i dergonte buzeqeshje babait.
-Pse maj nan, a te duket ty se munet me ken njeri tjeter ma i çmenun se un?

-Ti vetem ban kujdes.

-Mir. Ta premtoj. Ata tiransit po nuk me ngacmunen as une nuk i ngacmoj, kshtu si tetan ne terezi te tyne.

I dha nje puthje mamase sa saj, pastaj se bashku me valixhen hyri ne makine ku po e priste babai. Makina ecte me kujdes, ndersa ajo shikonte vendet qe po linte pas. Shkollen e saj te vjeter, pedonalen me klubet e çmendura ku kishte qene sa e sa net, sheshin '5 heronjte' qe tashme ne vend te 5 heronjve kishte nje shatervan qe gjysmen e kohes nuk kishte uje. Heronjte e Vigut ishin zhvendosur ne Dobraç. Sa idiotllek. Ecen me tej dhe ajo shikoi kalane. Nostalgji per te... aty kishte marre puthjen e pare, ne fakt kishte qene ajo qe ne klase te gjashte kishte puthur me zor te turpshmin e klases. Me pas asgje, ajo rruge nuk po i bente me pershtypje.

-Bab? Si menon ti? A tapo munem une me mbijetu ne Tiran?

-Asht pytje apo diskutim kjo?? Ti je nji kryfort, nji e çmenun. Une po ankoj ma shum Tiranen se ty.
Dhe ja ku e kishte marre ajo sensin e humorit dhe te moskokeçarjes.

U sistemua ne apartamentin e saj dhe babai qendroi me te derisa i erdhen edhe shoqet e dhomes. Nuk i njihte ata. Ishin takuar vetem nepermjet internetit dhe nuk ia kishte idene se çfare njerezish ishin. Epo.. sido kudo nuk do te ishin me te çmendura se kjo.

Trokiti dera dhe e para qe hyri brenda ishte nje vajze qe vinte e shoqeruar nga mamaja e saj.
-Mirmengjesi. Une jam Melisa.

-Nadja e mire edhe ty.

Mamaja e Melises u shtremberua sapo degjoi theksin verior, por nuk tha asnje gjysem fjale, ndersa Melisa u duk e entuziazmuar per kete fakt.
-Sa mire... e adhuroj gegerishten. Do te me mesosh edhe mua te flas si ty?

-Maj vajz vetem tri dit me mu edhe te msoj ça te dush. Po ti prej ka je si flet letrarshen?

-Une banoj ketu ne Tirane, por shtepia me takoi shume larg me shkollen, keshtu qe mendova me mire te qendroj ne nje apartament.

-Sa kot edhe ti. A e din se ktu duhet me i ba tana vet, nersa te shpija e prindve rrin rahat e qet.
I tha ajo me moskokçarje.

-E shikon Melisa? Keshtu te kam thene edhe une. Me mire çdo dite nje ore vajtje ardhje, sesa te vish ketu.

Ajo u kthye dhe e shikoi mamane e bezdisur.
-Siç e shikon, nuk jam vetem, tani mund te ikesh e qete mama e dashur.
I dha nje puthje dhe gati gati e perzuri ate. Pas pak u largua edhe babai i Roseles dhe vajzat mbeten vetem duke biseduar dhe duke sistemuar sendet e tyre.

-Po vajza e trete? A e di nga eshte?

-Psss as nuk me intereson. Po me duket se ishte prej Vlonet.

-Sa bukur, gege dhe toske ne nje shtepi.

-Kjo e foluna juj me acaron nervash, kshtu si sa ma pak me fol aq ma mir kishte ken.

Melisa e shikoi e habitur. Kishte ardhur me iluzionin qe te krijonte miqesi, por siç duket kane te drejte per verioret, ata me te vertete jane si egersira. Shpresonte te pakten vajzen nga Vlora ta kishte per se mbari.

Nuk vonoi shume dhe dera trokiti serish.
-Rosela, a mund ta hapesh te lutem sepse jam pak e zene.

Ajo qendronte e shtrire ne kolltuk dhe as nuk e çau koken per te hapur deren, vetem sa bertiti.
-Hape vet... çilsin e ke me duket, ça te dukena na, sherbtoret tuja aaaa?

Dera nuk trokiti me, por vetem u degjua çelesi qe hapi deren. Brenda nuk hyri nje vajze, por nje djale me valixhe ne dore. Rosela sapo e pa u ngrit ne kembe dhe i perplasi deren per fytyre.
-Auu mos ke luajtur nga mendte ti moj vajze?

-Del jashte shpejt!! Ky apartament asht per vajza, ti me duket se je djal. Apo mos kot je gay? Nuk e kisha ba çudi, tu marr parasysh faktin se ju jugort jeni gjysa pederasta, nersa gjysa tjeter te paaft.

Djali u vrenjt ne fytyre, leshoi valixhen dhe e kapi nga kyçet.
-Terhiqi mbrapsht ato fjale ne sekond.

-Ohhh i vogli jem... mos te preka ne krenari? S'ka gja, une nuk gjykoj ken.
Rosela kishte filluar te qeshte dhe kjo gje po e acaronte me teper djalin. E terhoqi pas vetes duke e shtrire ne kolltuk.

-Ke qejf te ta vertetoj motra?

-Motra e sat eme!
Bertiti ajo teksa perpiqej te lirohej nga mberthimi i tij. -Me lsho se per Zoten tapo ia shef sherrin ksaj punet.

-E cfare mund te me beje mua nje qyqe si ti? Apo do te therrasi kusherinjte me te çmendur se vetja per te me vrare?

Rosela u duk me e acaruar se kurre. Buzeqeshi djallezisht dhe ktheu koken te therriste Melisen qe ndodhej akoma ne banjo.
-Melisaaaaa. Aty te valixhja jeme ke nji thik si e maj me vedi gjithmon. Po nuk e pate problem ma bjer ifije se asht nji djal ktu si po me lutet me e ba synet.

-Françesko????
Nje ze prapa tyre e beri qe djali te ngrihej ne moment.

-Anxhela, eja te gjejme nje shtepi tjeter se nuk te le ne nje apartament me kete te çmenduren.

-Ohhh pederasti na paska nji te dashur??? Si e ka problemin me ereksionin Anxhela? A munesh me ia çu nojfije?

Françeskoja ferkoi koken ne shenje irritimi. Ishte bere gati qe te kercente edhe njehere siper saj t'ia mbyllte ate gojen e madhe, por tani qe Anxhela ishte ketu nuk mundej.
-Eja te ikim Anxhela.

Ne njeren dore mori valixhen, ndersa ne tjeten tentoi t'i kapte doren asaj, por ajo iu largua.
-Mua me pelqen kjo vajza. Te kam thene se i kam fiksim verioret. Edhe burrin dua ta marr verior.

-Kur te vdes une ndoshta do t'i marresh ti ata maloke.

-Mor ti idiot, qepe gojen se ta preva gjuhen. Pederast..

Françesko ishte bere gati te fliste serish, kur Anxhela i mbylli gojen me dore dhe pastaj i dha nje puthje ne faqe.
-Mirupafshim zemer. Shko tani tek apartamenti yt dhe takohemi pasi te kem sistemuar gjerat e mia. Nuk kam ku shkoj tjeter... vetem nese ke qejf te me marresh tek apartamenti qe ke shoket e tu.

Ai i dha nje puthje Anxheles, pastaj u afrua duke i puthur doren Melises, si perfundim i hodhi nje shikim vrases Roseles, para se te dilte nga shtepia.

Rosela ishte tipi i personit qe donte te thonte fjalen e fundit, prandaj edhe kur ai ishte bere gati te mbyllte deren e gjuajti me nje bluze qe kishte aty prane.
-Edhe mos guxo me ardh ma n'kyt apartament. Asht i nalum per djem.

Djali mori fryme thelle por nuk u kthye. Kjo fmijaçe kishte nevoje ta ulte pak hunden ose do ta fuste edhe Anxhelen ne rruge te keqe. Shtrengoi per dore bluzen me te cilen e kishte gjuajtur, pastaj mbylli deren. Ecte neper korridor ngadale sepse po i pelqente te degjonte te bertiturat e saj qe nga dera ku po e mbanin Melisa dhe Anxhela te mos e ndiqte.
-O idiot! Bjere bluzen ktu? Me ka ba 30 mije lek. Aq nuk kushton ti krejt bashk me teshat si ke te trup....

Kur Zgjedh ZemraWhere stories live. Discover now