Edhe njehere tjeter goja e saj e madhe e futi ne telashe. Kete here per fat te keq Andi nuk po e ndihmonte sepse konfliktin e kishte me Françeskon.
-Sa lezet kshtu. Ke fillu me m'ba xhiro pak si shpesh.Françesko e kishte kapur ne sup edhe kete here dhe po e drejtonte serish per tek apartamenti. Te ulura ne stol, ndodheshin serish ata dy plakat. Rosela i pa dhe ua beri me dore.
-Mos ia veni re te shkretit, po e kap 5 minutshi kajher.- Si nuk te mbyllet goja ndonjehere a lumemadhe ?Mos te kane futur ndonje gjinkalle ne goje kur ke qene femije?
-Epo kshtu jam une. Me thuj pak, ça don me m'ba kyt her. Se heren e par tentove me m'perdhunu, heren e dyt me lidhe per shtrat.... ça po me ban kyt her??
Pergjigjen e mori ne momentin kur ai e futi ne kuzhine. Mori nje embelsire ne forme torte qe ndodhej ne frigorifer dhe ia perplasi per fytyre. Por nuk ndaloi me kaq. I hapi gojen me forcen e dores se tij dhe ia mbushi ate me embelsire.
Rosela nuk pati as kohe qe te fliste sepse ai nuk e la.
-Meqe me fjale nuk te mbyllet goja, te pakten ta mbyll me ushqim.E leshoi ate gati gati duke i dhene nje te shtyre nga acarimi dhe doli nga apartamenti duke perplasur deren. Kaluan rreth 10 minuta kur Anxhela e gjeti ate akoma te shtrire pertoke ne dyshemene e kuzhines dhe pa ndjenja. U alarmua sa nuk mundi me dhe filloi te kerkonte per ndihme.
-O Zot!! Çfare te bej una? Akoma nuk ka filluar shkolla, nuk kam mesuar akoma per mjekesine. Pse me ve ne prove kaq te veshtire??Mori telefonin dhe me duar qe po i dridheshin telefonoi te vellain.
-Te lutem eja... ajo eshte e shtrire ne dysheme... eshte shume keq... mezi ia degjoj pulsin.Ai mbylli telefonin dhe mendoi se ishte nje tjeter loje e Roseles, keshtu qe as nuk e vuri ujin ne zjarr per ate pune. Ndezi televizorin dhe po shikonte nje ndeshje kur degjoi sinjalin e ambulances teksa afrohej. Nuk ka vuri re as asaj, por vazhdoi i pashqetesuar te shikonte ndeshjen. Kur papritur u hap dera.
-Françesko ka ndodhur diçka.. Sapo pashe Anxhelen tek hipte ne nje ambulance.
Nga frymemarrja e renduar, dallohej se Driloni kishte ecur me vrap.Vetem ne ato momente ai reagoi duke u ngritur me shpejtesi. U ul poshte, por ambulanca tashme ishte larguar. Telefonoi te motren, por ajo nuk po ia hapte. Madje dy heret e fundit ia mbylli direkt.
-Eja te shkojme ne spital.Brenda pak minutash ishin aty. Shkuan tek receptori dhe pyeten vajzen qe ishte aty.
-Nuk i ka as 15 minuta qe ka ardhur nje vajze me urgjencen ketu. Te lutem ne cilen dhome eshte?-Duhet te jeni me specifik ju lutem.
-Melisa Bregu, Anxhela Kapaj ose Rosela Sarreqi. Keshtu duhet ta kete emrin.
-Nje Rosela Sarreqi eshte regjistruar ne sistem ne kohen qe po thoni ju.
-Ajo eshte, ne cilen dhome?
-Ne dhomen e peste tek urgjenca.
Me vrap te dy mberriten aty, kur pane se Anxhela qendronte duke ngrene thonjte e shqetesuar ne karrigen e korridorit.
-Çfare ndodhi motra?Ajo u ngrit ne kembe duke e qelluar me sa fuqi pati.
-Idiot. Ajo eshte ne urgjence per fajin tend...-Çfare i bera une??
-Ka alergji arrat dhe torta ishte e mbushur me arra, ja çfare ka.
Françesko nuk diti çfare te thonte, ndersa Anxhela vazhdonte t'i bertiste.
-Lere te gjitha, por une e gjeta ate pa ndjenja, fare. Me kapi paniku Fani, nuk dija çfare te beja. Ishe personi i pare qe me shkoi ne mendje te telefonoja, ndersa ti as qe e vure ujin ne zjarr.-Mendoja se po tall....
Doktori doli nga dhoma e Roseles i lodhur.
-A eshte mire ajo?-Tani ndodhet jashte rrezikut. Fyti i saj ishte enjtur dhe çdo here e me shume po i bllokonte frymemarrjen. Po te kishit vonuar edhe 8-9 minuta ajo... epo te themi se qenka vajze me fat. Kjo gjendje do te qendroje per 24 ore, pastaj do t'i ulen te enjturat dhe mund te shkoje shendosh e mire ne shtepi. Por ama kete here kujdes me arrat.
Teksa doktori largohej, Anxheles iu mbushen syte me lote dhe shfryu nga zhgenjimi.
-Tete minuta.... a e kupton Françesko, po te kisha vonuar edhe tete minuta... po te kisha vendosur te hyja ne supermarket ne ato momente, ashtu si e kisha ne mendje, ti do te ishe kthyer ne nje vrases. Te lumte vellai im, e ke dhjere fare punen.Françesko nuk diti çfare t'i thonte, por vetem u kthye te fliste me Drilonin.
-Merre Anxhelen dhe shkoni shtepi. Une do te qendroj ketu derisa ajo te dali nga spitali.-Jo ti nuk do te qendrosh ketu dhe une nuk levizi nga vendi.
-Mjaft Anxhela, mos e diskuto fjalen time.
-Mos te bej çfare?? Te mos dikutoj fjalen tende?? Ti je nje trap te keqen motra. Dhe nuk me vjen aspak keq te te them se Rosela ka shume te drejte kur te shan.
-Drilon merre kete vajze edhe coje ne shtepi mos te m'i ngrene me shume nervat.
-Eja Anxhela se nuk ke çfare ben ne spital.
Pas disa kundershtimesh nga ana e saj, ajo me ne fund u detyrua te ikte. Françesko zuri vendin e saj ne karrige dhe qendroi kokeulur derisa nje infermiere hyri ne dhomen e Roseles. E priti me padurim derisa ajo doli, pastaj ia preu rrugen.
-Si eshte ajo?-Mire, kishte fuqi edhe te bente humor.
-A mund ta shoh?
-Sigurisht vetem se te paralajmeroj, fytyra e saj nuk eshte shume e kendshme.
-Ma merr mendja, sepse isha une qe ia shkaktova ate gje padashje.
Infermieria u largua, ndersa Françesko hapi deren duke kaluar peshtymen me zor. Kur hyri brenda, e shikoi ate te shtrire mes serumave. Fytyren e kishte totalisht te kuqe, ndersa buzet i ishin fryre paksa teper. Pa dashur filloi te qeshte, plaka e semure qe ndodhej ne po ate dhome e shikoi me çudi.
-Edhe po qetheth pale. Hajt the tapo ma pagun kyt gja.
-Nuk kam si te mos qesh. Ti dukesh si nje rosak i shemtuar me ata buzet e fryra. Pse nuk thua se qenke e bekuar moj çupe. Gocat po çmenden neper foto duke bere ducky face dhe duke fryre buzet por kot, ndersa ti e ke natyrale.
-Tapo te hedhi ne gjygj.
-Perça? Une nuk e dija qe ishe alergjike nga arrat. Pastaj, e meritoje. Ke dale nje Rose me te vertete e shemtuar.
-Boll me thirre athtu the ti theva turinjt.
-Ti sherohu njehere se as te flasesh nuk mundesh. Atehere eja m'i thyej turinjte po munde.
-Qen dhagar.
-Shshshshshsht Rose, perpiqu te flesh sepse dukesh me e bukur ashtu.
Qeshi edhe njehere me idiotllekun qe kishte thene duke marre parasysh se ajo dukej shume e shemtuar.
YOU ARE READING
Kur Zgjedh Zemra
RomanceAjo nga Veriu Ai nga Jugu Ajo ishte e llastuar. Ai i matur. Por asnjeri prej tyre nuk e linin te qete njeri tjetrin. Asnjeri nuk thonte po, por asnjeri nuk thonte jo. A/N: Per te shkruar kete liber kam marre pak ndihme nga nje shkodrane ketu ne watt...