E kishte thirrur ne nje takim, por e ndjeu se ky takim do te ishte ndryshe, do te ishte shume me ndryshe se heret e tjera pasi zeri i tij tregonte seriozitet. Hyri brenda klubit ku ai po e priste me padurim. Keto tre jave, qekur Rosela ishte ndare nga i dashuri i saj, ai sillej ndryshe. Ishte i ftohte dhe nuk e shikonte ne fytyre.
-Pershendetje zemer. Ç'ne ky takim i papritur?
I dha nje buzeqeshje.Françesko e puthi ne faqe dhe kur ndodheshin te ulur perballe njeri tjetrit i kapi duart.
-Melisa, eshte diçka qe kam dashur ta them per 3 jave me rralle por nuk kam mundur.-Çfare?
Zemra filloi t'i rrihte si e çmendur pasi e ndjente se ky ishte nje fjalim ndarjeje.-Ne te dy nuk mund te vazhdojme me bashke.
Dhe kjo ishte fjalia qe beri lotet e saj te shperthenin. Ata lote qe ishin pergatitur te dilnin qekur ai e telefonoi.
-Eshte per shkak te Roseles apo jo? Tani ajo eshte e lire dhe ti do ta provosh me te. Kete rendesi kam zene une ne jeten tende Françesko?? Vetem si nje shperqendrim?-Melisa... mos... Rosela nuk ka te beje aspak me vendimin tim. Une po ndahem nga ti pikerisht per faktin se ke qene shume e rendesishme ne jeten time. Me ke pelqyer si asnje vajze tjeter me perpara.
-Çfare nuk shkon atehere.
E shikoi ajo e perlotur.-Une te kam tradhetuar... jo nje here por shume here. Te kam tradhetuar qe diten e pare dhe jam i sigurt qe do te vazhdoj te te tradhetoj serish. Ate dite kur Rosela doli e lenduar nga lokali e kuptova se kete gje po te shkaktoj edhe une ty. Me vjen keq Melisa, ti nuk me meriton mua. Meriton nje djale qe te te doje.
-Por une... te fal. Nje dite do te mesosh edhe ti te mos me tradhetosh.
-Po deri atehere çfare Melisa? Te vazhdoj te te tradhetoj? Ti te vazhdosh te ulesh dinjitetin tend duke qendruar me mua? Une jam i pandreqshem.
-Te gjithe jane te ndreqshem Françesko. Por siç duket nuk jam une vajza qe mund te te ndreq ty.
Fliste me lot ne sy, por ishte e qete. Ishte e qete sepse e kishte pritur kete çast me kohe. E kishte imagjinuar heren e pare kur ai i mori çelesat nga çanta duke vrapuar pas Roseles. E kishte imagjinuar serish te nesermen kur i kishte shikuar ata te dy teksa dilnin nga makina si shoke kete here. Dhe qe nga ai moment kishte kaluar çdo sekond me ethet e ndarjes.Tani qe ndarja erdhi, ndihej e lenduar thellesisht, por njekohesisht e çliruar nga nje lidhje qe po zvarritej. Françesko e donte Roselen, kjo dallohej nga xhelozia qe shfaqte per te, por vete ai nuk e kishte kuptuar akoma.
-Ne rregull Françesko. Le te ndahemi. Besoj se ne kete rast duhet te falenderoj Roselen qe na e prishi momentin tone.-Edhe une jam i lumtur qe ti mund t'ia dhurosh heren tende te pare nje personi qe te dashuron me shpirt.
-Kam deshiruar qe ai person te ishe ti.
-Me vjen keq!
-S'ka gje. Do te me kaloje. Ne fund te fundit per dashurite e medha nuk ekziston fundi i lumtur. Kete gje dua te mendoj edhe une, se u deshem aq shume sa nuk arritem te preknim fundin e lumtur.
Ajo largoi duart nga prekja e tij dhe u largua duke qare. -Mirupafshim Françesko, te uroj te gjitha te mirat.Shkoi tek apartamenti dhe paketoi gjerat e saj. Sapo u be gati te dilte, u takua me Anxhelen qe e shikoi e habitur.
-Po ti ku po shkon?-Nuk mund te qendroj më me ju. U ndava nga Françesko. Nuk do te qendroj ketu dhe te shikoj teksa Rosela me Françeskon vazhdojne historine e tyre te dashurise.
-Me vjen keq.
Arriti te thonte Anxhela.-Nuk dua njeri qe t'i vije keq per mua. Une kam dashur vetem qe te me duan. Por per nje arsye ose nje tjeter te gjithe tregoheshit te ftohte me mua. Qe diten e pare Rosela u soll sikur nuk ekzistoj ndersa ti e mbeshtete. Vetem Françesko arriti te me shikonte te me krijonte iluzionin se me do. Tani qe edhe ai u nda me mua nuk kam pse vazhdoj te rri aty ku nuk me duan. Kam bere gabim qe jam ngaterruar me vellain tend. Diçka me ka thene gjithmone qe nuk do te funksiononte. Qe momentin e pare kur shikova ate teksa mbante te mberthyer per kolltuk Roselen, qe atehere e kuptova se ky ishte nje fillim dashurie, por si nje idiote e iluzionuar arrita te genjej veten duke hyre ne mesin e tyre.
-Ku do te shkosh?
-Tek shtepia e prinderve te mi. Duhej ta kisha degjuar mamane time me kohe, te pakten do te evitoja nje lendim.
-Paç fat.
-Faleminderit. Edhe e di se kam qene e keqja ne perrallen tuaj, por dijeni se edhe ju te dyja ishin personazhet negative ne historine time. Ama nuk iu mbaj meri, sepse ne fund te fundit ishte personazhi kryesor qe me largoi nga jeta e tij. Lamtumire Anxhela. Ma pershendet edhe Roselen. Per te miren e Françeskos uroj qe edhe ajo te bjere ne dashuri me te. Per te miren e te dyve ne fakt se nuk do te gjeje djale me te mire se ai. Jane si kripa dhe sheqeri. Te ndryshem ne shije, por qe nuk arrin t'i dallosh.
Ajo u largua e zhgenjyer dhe e lenduar nga e gjithe kjo histori. Por nuk e dinte akoma se per te fati kishte rezervuar diçka me te bukur, nje histori te re dashurie shume me te bukur, shume me te rrezikshme, shume me aventuriere se kjo qe kishte me Françeskon. Nuk e dinte akoma se kjo vuajtje qe ndjente tani do ta udhezonte te perplasej me nje person qe çdokush e do si nje mik, por ama armiqte dridheshin perpara tij. Nese nje mashkull e la per nje tjeter, do te vinte nje dite kur nje tjeter do t'i linte te gjitha per te. Edhe ajo do te arrinte te gjente dashurine e jetes se saj, dashurine per te cilen kishte menduar se e kishte me Françeskon. Sepse fundi i nje historie te dhimbshme nganjehere perputhet me fillimin e nje tjetre me fund te lumtur.
YOU ARE READING
Kur Zgjedh Zemra
RomanceAjo nga Veriu Ai nga Jugu Ajo ishte e llastuar. Ai i matur. Por asnjeri prej tyre nuk e linin te qete njeri tjetrin. Asnjeri nuk thonte po, por asnjeri nuk thonte jo. A/N: Per te shkruar kete liber kam marre pak ndihme nga nje shkodrane ketu ne watt...