A kishte skene me te bukur sesa te shikoje nje çift teksa qeshnin tere kohen dhe mbanin duart e bashkuara, pastaj kur i jepnin puthje te papritura njeri tjetrit?? Per Roselen kjo skene nuk kishte qene asnjehere e bukur. Ne Shkoder çiftet maksimumi mbaheshin per dore ose djali i vendoste krahun rreth qafes vajzes, por ama skenat e tepruara ne rruge nuk i shikoje aq shpesh. Keshtu kishte qene edhe me Hektorin. Dilnin per kafe, shetisnin neper pedonale, ai e vizitonte tek shkolla, por nuk kishin nevoje te benin skena neper rruge qe te vertetonin se duheshin.
Kishte tere rrugen qe po ecte pas Françeskos dhe Melises. Skenat e tyre ne rruge ta shpifnin. Rosela po shpresonte qe te ndanin mendjen njehere e mire dhe te nderronin drejtim rruge, por mesa duket e kishin ndare mendjen te ktheheshin ne apartament.
Sapo mberriten para pallatit, Rosela instiktivisht ngriti koken lart te shikonte dritaren e apartamentit dhe ne te dallohej Andi qe po puthej me nje vajze.
-A te shkojme nga apartamenti im?
E pyeti Françesko Melisen i cili dukej sikur nuk e kishte vene re, por ama njeriu i keq si Melisa nuk do te rrinte e qete.-Zemer!! A nuk eshte Andi ai ne dhomen tone?
Ai ngriti koken lart dhe e gjithe ngjyra ne fytyre iu largua. Edhe njehere tjeter, Rosela e shau me sa pati ne koke, por e shau me ze te lehte qe te mos e vinin re pranine e saj.
-Te betohem qe e vras Andin po pati gje me motren time..
Ishe pergjigjja e mbushur me mllef e Françeskos teksa me padurim shtypte butonin e ashensorit. Apartamenti ishte ne katin e katert.Rosela si e terbuar mori shkallat dhe ecte si e çmendur. Ne çdo kat qe ngjiste shtypte butonin e ashensorit qe ta vononte ngjitjen e Françeskos.
Per te kursyer kohen e saj, teksa vraponte neper shkallat e rraskapitshme, po kontrollonte neper çante per çelesin.
-Zot i Madh, mos e len ate shtrigen te fitojn kyt her. Te betohem se tapo bahem vajz ma e mir, vetem nimoji Andin me Anxhelen.Sapo gjeti çelesin, ne tre shkallet e fundit para deres se shtepise u rrezua dhe perplasi ballin.
-Auuuuu.... Andi borxhi jot sa vjen e thellohet, tapo te kerkoj noj makin Lamborghini se u pa puna.U ngrit ne kembe sepse nuk kishte kohe te ankonte dhimbjet, hapi deren dhe per fat hyri brenda fiks ne kohen kur po hapej dera e ashensorit. Andi me Anxhelen nuk kishin kohe te visheshin keshtu qe ajo gjeti zgjidhjen me idiote te mundshme. Mblodhi rrobat e Anxheles dhe i tha te shkonte te vishej ne banjo, nderkohe qe per vete filloi te hiqte xhupin dhe recipetat.
-Andi ktheje krytin ne anen tjeter ose per Zoten tapo t'i nxjerri syt po shikove.Menjehere u fut nen çarçaf dhe te jepte pershtypjen qe ishte totalisht lakuriq. U afrua tek Andi dhe beri sikur po putheshin. Sapo Françesko hapi deren e dhomes te dy kercyen sikur ishin zene mat.
-Ça dreqin keni ju te dy? Pse vini orar pa orar?Zemerimi ne syte e Françeskos nuk u shua kur pa se Andi nuk ishte me te motren, por pa kuptuar u shtua edhe me shume. Te shikonte shokun e ngushte me Rosen e çmendur, e beri te ndihej me te xhindosur, por nuk mund te reagonte. Mori fryme thelle dhe shtrengoi grushtet.
-Çfare po beni ju te dy?Rosela i buzeqeshi.
-Si te duket ty veç? Ky po me dhuron pak sperme. Ke nevoje me ta tregu proçesin??Andi filloi te qeshte me te madhe. Edhe kete here Françesko shtrengoi dhembet.
-Une dhe ti do te flasim ne shtepi per kete gje.-Po, por ik se je tu na pengu punen. Melis zhduku edhe ti me te, e mos na çani ma kryt.
-Edhe pastroje ballin sepse po te del gjak ne vendin e gabuar ty.
Komentoi Françesko para se te dilte nga dhoma.Rosela ngriti doren lart dhe preku ballin, seriozisht kishte filluar t'i dilte gjak nga e rrezuara qe beri me pare.
Andi nuk e kishte ndalur te qeshuren akoma.
-Per koken time ai djale ka nje humor te holle. 'Po te del gjak ne vendin e gabuar.'Rosela e goditi me pellembe ne kraharor.
-Qepe idiot. Tani qesh ti se te pshtova krytin, po heren tjeter hiç nuk kam me te pshtu, mbaje mend.Ai u afrua ta puthte ne faqe ne shenje falenderimi, por hengri edhe nje pellembe tjeter ne fytyre.
-Mos m'u afro mu kur je lakuriq se te la impotent ater.Me nje çarçaf te mbeshtjellur rreth trupit, u ngrit ne kembe. Mori bluzen dhe recipetata e saj duke dale nga dhoma. U afrua tek banjoja dhe trokiti lehte.
-Anxhela, çdo gje asht ne rregull, del tash.Ajo ishte veshur ne banjo nderkohe dhe kur doli dukej e zbehur.
-Per pak.... o Zot veç. Nuk dua ta imagjinoj kerdine qe do te ishte bere po te na kishte gjetur ne ate pozicion ai.-Hajde ma jep mu nji puthje ne faqe edhe jena ne rregull. Kot nuk me ke mu! Masanej e mort msimin mos me ba marrina ne dhomen ton.
Ajo e perqafoi shume Roselen. I kishte dale shoqe shume me e mire sesa i kishte imagjinuar.
-Aaa boll se ma more frymen. Tash fillo me menu hakmarrjen ndaj Melises, se tan faji i asaj kurvs ishte. Ajo foli.-Do ta shikoje ajo. Ferr do t'ia bej jeten.
Andi doli nga dhoma i veshur. I dha nje puthje te forte Anxheles pastaj u largua.
-Te shohim çfare do Françesko qe me tha se do te flasim sapo te shkoj ne shtepi.
Tha ai duke qeshur. -Edhe Rosela.... e ke gjoksin shume te bukur. Me fat Hektori qe ka shansin te beje qejf me te.-Ti bir bushtre.... edhe te thash mos guxo me shiku.
Andi ishte i buzeqeshur dhe kur hapi deren e apartamentit te tij, u perball me fytyren e ngrysur te Françeskos. Melisa u largua me nje buzeqeshje djallezore ne fytyre dhe i la dy djemte te flisnin.
-Per çfare deshe te me flisje vlla.
-Kaq poshte ke rene??
-Poshte? Pse?
-Te flesh me Rosen?? Seriozisht??
-Pse çfare ka ajo? Apo nuk eshte alamet pjesh...
I mbeti ne gjysem fjalia sepse mori nje grusht nga Françesko.
-Po ti o vlla pse u acarove kaq shume se une fle me te?
-Sepse!!!!! Sepse....
Edhe vete nuk e kuptonte pse ishte aq i acaruar. -Sepse ajo eshte e lidhur, e ke degjuar edhe vete. Ti pse e ul veten ne nivelin e saj?-Shqetesohesh per mua apo si?
-Per ty pra? Per ke te shqetesohem tjeter?
-Nuk e di... sikur po filloj t'i besoj edhe une disa fjale te Anxheles.
-Çfare fjalesh??
Ai tundi koken.
-Asgje... nese ti e ke aq problem qe une fle me shkodranen, atehere nuk do ta bej me. Jemi ne rregull?Andi i drejtoi doren si nje shenje paqeje, por ai nuk ia ktheu.
-Jo nuk jemi ne rregull. Si perfundim ti fjete me te.
YOU ARE READING
Kur Zgjedh Zemra
RomanceAjo nga Veriu Ai nga Jugu Ajo ishte e llastuar. Ai i matur. Por asnjeri prej tyre nuk e linin te qete njeri tjetrin. Asnjeri nuk thonte po, por asnjeri nuk thonte jo. A/N: Per te shkruar kete liber kam marre pak ndihme nga nje shkodrane ketu ne watt...