I ain't your mama

4.4K 254 117
                                    

-Jeni ba ma zi se Melisa me Franin ju te dy..

-Na ler moj, ne vuajme per njeri tjetrin sepse nuk mund te jemi sebashku shpesh.

-Po, edhe duhet me duru une pllaq plluqet tuja tan kohen.

Andi me Anxhelen po putheshin te lumtur. E kishin marre mesimin heren e pare, keshtu qe sot ndodheshin ne apartamentin e djemve sebashku me Roselen per çdo te papritur.

Nganjehere ajo i pyeste per ndonje stil ne krevat dhe ata te dy i kishin gjetur zgjidhjen perfekte. I kishin ndezur nje video porno. Nderkohe qe ajo shikonte e shtremberuar ata skenat e tmerrshme, Andi me Anxhelen gati gati po i benin ne realitet.

-Ça dreqin.... pasha Zoten per 10000 vjet nuk i baj kta gjana..

-Do t'i besh po hë..

-Sa e shpifun...

Ata te dy nuk ia varnin por vazhdonin ne qejfin e tyre. Deri kur degjuan hapa ne korridor. Rosela u ngrit me te shpejte dhe dalloi pertej syrit magjik, Françeskon tek afrohej.

-Aaaa ju te dy si me iu njek fati i keq gjithmon.. asht Frani!!

-Çfare? Pse kaq heret? Ai eshte ne palester ne kete kohe.

-Nuk di gja un, po Anxhela duket qartazi çfar ka ken tu ba. Me ata flokt e zhubrosun me makeup-in e perhapun ne ftyr. Shkoni mshefuni ne banjo se po e gjej nji mnyre ta shperqendroj nderkohe si ju ikni.

-Jo moj.. heret e vone do ta marri vesh... me mire te flasim tani me te.
Andi kembengulte ne idene e te treguarit, por Anxhela e terhoqi ne banjo. -Preferoj vone... ose kurre, jo tani.

Nderkohe qe Françesko po hapte deren, Roselen e kishte kapur paniku.
-Menoju... menoju Rosel... si me vepru.
Ne koken e saj erdhi nje ide idiote. -Uffff Zot me fal per ça jam tu ba itash, po asht per te miren e perbashkt.

Hoqi lidhesen nga floket, zbertheu kopsat e kemishes derisa tregoi pa turp gjoksin e saj dhe u mbeshtet per dere.
-Mirdita bukurosh.

Françesko sapo kishte dale nga palestra dhe kuterbohej era djerse. E shikoi i habitur Roselen sikur t'i thonin se njebrirshat ekzistojne.
-E paske thithur me doza te renda sot me duket Rose.
Ia ktheu ai pa emocion. Deshi te largohej kur dora e saj e pozicionuar rendshem ne kraharor e ndaloi. -Ku po shkon?

-Ku te duket ty se po shkoj. Ne banjo te lahem.

Kjo fjali e tmerroi edhe me shume. Rosela i vendosi duart rreth qafes duke e kthyer me kurriz nga banjoja.
-Nuk ke pse.... mu m'pelqen kjo aroma mashkullore. Me nez...

Vetevetiu Françeskos i shpetoi nje e qeshur.
-Ja pse kuterbonte ere ai Hektori yt. Me lesho tani te shkoj te lahem.

E ndodhur ne nje situate qe nuk dinte çfare te bente, Rosela vendosi buzet e saj mbi te tijat duke e puthur. Po bente nje marrezi, por duhej. Françeskos i erdhi si nje e papritur, por nderkohe qe shijonte puthjet e saj, e humbi arsyen. E mbeshteti per mur dhe vazhdoi ta puthte si i çmendur. Pastaj uli buzet ne qafen e saj. Duart e saj i mbanin koken e mberthyer per lekure... dukej sikur po i pelqente aq shume saqe nuk e linte te shkeputej.

Por po ta dinte ai te verteten nuk do te rrinte asnje sekond me duke e puthur. Ajo ia mbante koken mberthyer per qafe qe te mos rrezikonte te shikonte Andin me Anxhelen teksa po ecnin ngadale per te dale nga shtepia. Leshonte nganjehere renkime qe te mos degjoheshin hapat e tyre.
Ahhh Françesko... po ashtu... je i mrekullueshem..

Andi kishte vene doren ne goje duke ndalur te qeshuren. Teksa hapi deren qe te dilnin, Anxhela ndaloi. Po shikonte te vellain qe puthte me aq pasion Roselen saqe kishte harruar se i duhej te ikte. Ishte dora e Andit ajo qe e terhoqi me vete derisa u larguan.

Sapo dera u mbyll dhe ata te dy ishin jashte rrezikut, Rosela e largoi Françeskon nga vetja.
-Boll tash.

I dehur nga menyra sesi trupi i tij kerkonte Roselen ne ato momente, ai nuk deshi te ndalonte. Sulmoi edhe njehere buzet e saj por ajo e shtyu tutje.
-Boll more te thash. U knaqa... ose ma mir nuk u knaqa perata s'du ma.

Ne keto momente Rosela po tregohej shume e keqe, por nuk kishte çfare bente tjeter. Françesko u acarua, e mbajti mberthyer pas muri duke e shikuar ne sy.
-Çfare loje po luan?

-Asht nji loj si kena lujt dikur... po nuk po me kujtohet emri..

-Mjaft Rose, pse e bere gjithe kete?

-Po çaja kopalla me ty.

-Çfare??? Çfare jane kopallat?

Ajo filloi te qeshte me te madhe.
-Po u tallsha me ty mor krykertoll.

Syte e Françeskos u erresuan edhe me shume. Nuk do te lejonte qe asnje femer ta trajtonte ashtu, keshtu qe u afrua prane fytyres se saj gati per ta puthur edhe njehere, por nuk e puthi.
-Do ta shohim kush tallet me kë. Shume shpejt..

-A iku une tash??

Ai e leshoi rendshem duke shkuar ne banjo. Rosela shfryu e lehtesuar.
-Uffff pshtova. Per mend si ka ai nuk kishte nalu idioti.
Hapi deren e apartamentit dhe u largua.

Nderkohe Andi me Anxhelen ishin ulur ne nje stol. Ai vazhdonte te qeshte ndersa ajo qendronte serioze.
-Mjaft Andi se u kepute.

-Ajo shkodrania eshte e papare.

-Françesko eshte i dashuruar pas saj.
Tha ajo e merzitur. Ne ato momente iu largua buzeqeshja edhe atij nga fytyra.

-Jo moj, ai do Melisen. Vetem per ate rri duke folur tere kohen.

-Mendon se do Melisen, sepse ajo eshte fiks tipi i femres qe gjithmone ka pelqyer por Rosela i eshte injektuar ne gjak. Nuk e kupton as vete por ajo vajze po e luan nga mendte e kokes.

-Atehere ti pse je e merzitur? Me mire Melisa qe e urrejme apo Rosela qe e duam.

-Mos e shiko ne kete prespektive Andi. Rosela eshte e lidhur dhe dashuron marrezisht Hektorin. Ajo nuk e do aspak vellain tim. Keshtu qe ne keto rrethana do te ishte me mire Melisa se ajo.

-Po sikur ta ndajme Roselen nga i dashuri?

Anxhela e goditi ate sa mundi.
-Ore a je i çmendur ti? Po sikur ne te dy te ndahemi vetem sepse dikush eshte i dashuruar me mua?

Ne moment Andi e shtrengoi pas vetes duke e puthur.
-Me fal, ishte ide idiote...

Kur Zgjedh ZemraWhere stories live. Discover now