-He si fjete?
-Un nuk e kam problem. Fle top gjithmone. Po ti?
-Do te me duhet pak kohe sa te mesohem nga nderrimi i krevateve.
-Mire.
Dolen sebashku nga dhoma dhe pershendeten djemte. Andi i drejtoi Anxheles filxhanin e kafese, ndersa Françesko i pergatiti nje Roseles.
-Faleminers, nuk e pi kafen.-Cili alien nuk e pi?
-Cili alien flen me 'kushrinat' e veta?
-Keq qe nuk e ke provuar ti me ato 'kusherinjte' e tu. Te pakten do te ishe me pak idhnake.
Ajo u zgjat qe ta godiste por ai u largua.
-Mjaft tani ju lutem. Perpiquni te injoroni njeri tjetrin dhe mos u ngaterroni çdo moment.
Iu tha Anxhela e lodhur.-Un po iku shkoll. Diten e mir tanve.
-Rose e shemtuar, prit se do te vij edhe une. Shkojme bashke me makine.
-Ja nuk du. Eci per qejf temin un.
-Si te duash.
Françesko nuk u ngut qe te nisej. Mori kohen e tij, si perfundim me makine nuk vononte as 5 minuta po te arrinte te shmangte trafikun e renduar te kryeqytetit.
*****
-Fran.. Fran prit pak.
Ajo e thirri nga prapa sapo ai po linte universitetin.-Çfare do Rose?
-Kjo po e vret krenarin teme po... a munesh me m'nimu?
Ai qeshi lehtesisht por nuk beri asnje koment ironik pasi dukej sikur Rosela me fjalen me te vogel do te hiqte dore nga kerkesa.
-Per çfare jam i dobishem?-Kam nevoje me m'nimu me nji projekt. Me duhet me e dorzu mas 4 oresh edhe nuk kam koh me e ba vetem.
-Po deri tani ku ke qene?
-Nuk e kam dit se e kam.
-Mire, eja te shkojme shtepi.
-Jo, duhet me shku ne librari.
-Per çfare?
-Per me marr nji liber.
Kishin kaluar dy ore dhe nuk kishin shkuar as ne gjysem te projektit. Kapi koken me grushta duke ulur koken mbi tryeze.
-Isha idiote me menu se munena me ba per 4 or nji projekt si don 1 jav me u pergadit.Françesko u mendua per pak çaste, pastaj nxorri celularin dhe telefonoi dike.
-Mama!! Tek dhoma ime eshte laptopi i vjeter i imi. A mund te ma besh nje nder?-Per çfare te duhet?
-Ndize nje çike dhe çoje tek dokumentet e mia/viti i pare/projektet/shkurt.
-Prit njehere se e ke me kod.
Ai shfryu. E kishte harruar se laptopi i tij kishte kod. Dhe gjeja me e veshtire qe ai kishte, ishte t'ia tregonte mamase ate kod. Kjo donte te thoshte se derisa ai te kthehej ne Vlore, mamaja e tij kureshtare do te kontrollonte çdo gje dhe do gjente gjera jo te bukura aty. Vendosi te hiqte dore, por kur shikoi fytyren e deshperuar te Roses mori fryme thelle.
-Mama... po ta tregova kodin... a me premton se nuk do ta prekesh me dore asnjehere me laptopin tim. Qe do ta lesh menjane kureshtjen tende dhe nuk do t'i besh nje check up duke zbuluar gjera qe nuk kam qejf.-Pse mor bir, kur te kam kontrolluar une ty gje?
-Mos ke qejf te ta kujtoj vitin e dyte te gjimnazit?
-Mire, me trego kodin tani.
-Bej be koken e Anxheles dhe Mirit!
-Çfare???
-Bej be koken e atyre te dyve sepse perndryshe nuk te besoj.
-Mire, te premtoj per koken e Mirit dhe Anes qe nuk e prek me.
-Passwordi eshte 'arkitektura492'.
Priti ne linje sa degjonte mamane e tij teksa shkruante passwordin.
-Fani?? Eshte kod i gabuar. Nuk eshte i sakte.-E pamundur, ashtu e kam qe 2 vite, shkruaje edhe njehere se do ta kesh vene gabim.
-E provova tre here bir, nuk hyn.
E kishte fshire nga kujtesa, por sapo syte i shkuan edhe njehere tek Rosela u kujtua. Kur kishte qene ne Vlore per pushimet e festave e kishte nderruar kodin. Kishte qene paska i dehur ate nate. U ngrit ne kembe dhe u distancua pak me tej qe te mos e degjonte ajo.
-Provoje pak 'shkodrania'.Arriti ta dallonte qe nga telefoni sesi mamaja e tij u habit nga passwordi, por nuk foli aspak.
-Hyra bir tek projektet e shkurtit, çfare kishe nevoje?-Per momentin nuk e di cili eshte ai qe me duhet, por a mund te m'i dergosh ne email te katert qe jane aty?
-Ne rregull........ prit pak........ t'i dergova.
-Mire mama, faleminderit. Tani mbaje fjalen edhe fike ate. Mos e prek me derisa te vij une t'ia nderroj passwordin.
-Per ke te duhen projektet e vitit te pare?
-Mirupafshim zemra ime. Te dua shume.
Ai mbylli telefonin dhe u ul serish tek tavolina.
-Kam bere edhe une dikur nje projekt te ngjashem. Mjafton te nderrojme pak detaje, daten, temen, emrin e mesuesit dhe e ke gati per nje gjysem ore.E rrembyer nga çlirimi dhe lumturia, ajo iu hodh ne qafe duke e perqafuar. Françesko nuk i tha asgje vetem sa e mbajti ne krahet e tij derisa ajo u largua vete.
-M'ke pshtu. Per Zoten asht projekt shum i rendsishem ky.-Edhe mua me ka ndihmuar babai ne kete projekt, sepse siç dihet... nuk i kam pasur mendte ne vete ne vit te pare.
-Mire, mire, eja tani se duhet ta perpunojme, pastaj duhet te pergatitesh per prezantim.
Rosela shikoi projektin sapo e hapi ai ne emailin e tij. Ne moment mbuloi syte me dore...
-Kur me e msu une kyt?????-Per nje ore te duhet.
Zhvendosi duart mbi koke duke shkulur floket.
-Dreqin!! Heka dor, hajde me shkojm ne shpi tash.Sapo u ngrit nga karrigia, Françesko e kapi nga kyci duke e bere te kthehej edhe njehere.
-Une i tregova mamase kodin e laptopit dhe ta dish ti se jam e sigurt qe ajo e gjen nje menyre per ta kontrolluar te gjithin pa e thyer betimin qe me ka bere. Tani ti do te ulesh ketu dhe do ta mesosh, nuk dua me llafe dhe ankesa. Te mendoja me kembengulese.Ajo e shikoi per pak, pastaj i beri nje qeshje ironike.
-Me ça e ke te mbushun at laptop, me video porno?-Videot porno jane shqetesimi im me i vogel.
-Çfar gjanash tjera ka ma shqetsuse.
-Vazhdo meso.
-M'trego mor.
-Jo.
-Hajt, mos ma prish qejfin.
-Kamm.. video dhe mesazhe qe me kane derguar shume vajza. Dhe pjesen derrmuese te tyre i njeh mamaja. Per te mos harruar faktin se gjysma e tyre jane me emer te mire ne Vlore, ndersa tjerat jane fejuar dhe martuar. Pupu fundi i botes po e kontrolloi me ate komshijen grindavece qe ka edhe vajzen e saj aty me te tjerat.
Rosela e shikoi edhe per pak me seriozitet, pastaj nje e qeshur e pakontrollueshme i doli qe nga stomaku.
-Mos qesh.
-Mir... nuk qeshi... po prap ideja...
Vuri doren ne goje per te ndaluar gazin qe e kishte kapur ne ato momente. Dukej sikur kishte pire droge dhe qeshte pa kontroll.-Jam nje idiot qe te tregoj gje ty Rose e shemtuar.
-M'fal... nuk qeshi ma. Hajde me nimo me msu tash se me erdhi deshira per me msu. Te pakten te sherbejn per diçka tan ai turp si kan me marr vajzat e Vlones. Imagjino pak me e marr vesh burri i nonjeres edhe me ardh me te rrah.
-Rose a ka gje qe ta mbyll ate goje ty apo ta mbyll ndryshe?
-Si pershemull??
Ai e kapi per krahu gati gati duke e vene ne preherin e tij. Ia rrethoi krahun rreth kokes dhe ne fund ia mbylli gojen me dore. Ajo u perpoq qe te lirohej por nuk mundi.
-Tani qe ti nuk mund te flasesh me, do te mesosh. Jepi tani, fillo te lexosh...
YOU ARE READING
Kur Zgjedh Zemra
RomanceAjo nga Veriu Ai nga Jugu Ajo ishte e llastuar. Ai i matur. Por asnjeri prej tyre nuk e linin te qete njeri tjetrin. Asnjeri nuk thonte po, por asnjeri nuk thonte jo. A/N: Per te shkruar kete liber kam marre pak ndihme nga nje shkodrane ketu ne watt...