Kishte ndezur muziken ne maksimum saqe komshia po ankoheshin. Ndodhej vetem me pizhamat blu me vale deti dhe meqe e kishte pushim po pastronte apartamentin me themel dhe po kendonte me muziken. Keshtu i beheshin punet me lezetshem.
Françesko e degjoi zhurmen sapo doli nga ashensori dhe shikoi qe tek dera ishin tre persona qe po trokisnin, por nuk kishte shans qe te degjohej.
-Mund te shkoni tani sepse do ta fik une muziken.Nxorri nga xhepi çelesin qe mbante qekur Melisa ishte larguar. Hapi deren dhe e shikoi ate sesi kercente si e terbuar. U afrua tek televizori dhe e fiku. Vetem ne ato momente ajo u kthye ta shikonte.
-Françesko!!! Po isha duke degjuar muzike une.-Po motra, edhe po shqetesoje nje pallat te tere. Une qe mendoja se ishte ajo malokja qe po e bente kere kete marrezi.
-Ça ke me mu mor kulumri!
Doli ajo nga dhoma sapo degjoi se po flitej per te.-E paske gjetur edhe nje emer te ri per mua? Po kuptimin si e ka?
-Gjeje vet.
-Nejse, nuk erdha te debatoj me ty, por t'u kerkoj diçka. Meqe Melisa nuk eshte me dhe ti tashme je zyrtarisht e lidhur me Andin, mund te vini te jetoni me ne sepse shtepia eshte me e madhe dhe ka 2 dhoma.
-Po...
Ishte pergjigjja e menjehershme e Anxheles.-Jo me vjen keq, une nuk munem me jetu me 3 djem.
-Pse kush te bertet i dashuri? Mos harro se je ndare.
-Babi.
-Nuk ma merr mendja. Babai yt e di se ne te peste praktikisht rrime çdo sekond bashke.
-Nuk vij more. Merr motren tane edhe mu me len rahat.
Anxhela u afrua tek Rosela duke i vendosur doren rreth qafes.
-Po una te dua shume ty, si mendon moj zemra qe te te le vetem.-Shko te vllai edhe i dashtuni, hajt ik.
Rosela po bente te indinjuaren pasi u perkedhel nga ledhatimet e saj.-Eja me ne. Pastaj e degjove Françeskon, ne kemi dhomen veç. Pra praktikisht jemi si ketu.
-Ncuq, nuk ma mush menjen. Ne qoft se don me ik, nuk me vjen keq aspak. Ne qoft se don me nejt, rri.
Kur e pa vendosmerine e saj, Anxhela u duk e zhgenjyer.
S'ka gje vella. Do te qendroj edhe une.-Kam prishur kontraten e shtepise qe keni pasur. Pas tre ditesh ne kete shtepi do te vijne tre djem.
-Ça ke ba???
-Fola me pergjegjsin e shtepise dhe prisha kontraten qe i kisha bere Anxheles. Keshtu qe pergjegjsi ka gjetur djem tjere per apartamentin.
-Ah pse ma thua tani, u lodha kot qe ta pastroja tere paraditen sot.
-E shikon Rose, je e detyruar te jetosh me ne.
I tha Françesko me djallezi.-Edhe me lan tre bukurosha si dojn me m'ardh ktu? Jo ta marrsha.
-Çfare do te me marresh? Virgjerine? Ma kane marre qe 14 vjeç per fatin tend te keq.
Rosela filloi te qeshte.
-14 vjeç? Po te paskan kap me zor pse nuk thu?-Epo nuk jam Gjinoja me Fikun une. I kam ditur keto gjera qe 8 vjeç.
-Zoti na rujt, kur kam ken 8 une mendosha se fmit i kan gjet neper kopsht. Kshtu me kan than mu, te kena gjet ne lakna.
-Ve bast qe akoma nuk e di se si behen femijet.
Ajo i dha nje shikim te bezdisur.
-Jo, kam prit ty qe te me mesosh.-Faleminderit por nuk me ngrihet me ty.
-Ti ke nevoj per viagra, se nuk te funksionon ndrysh.
Do te vazhdonin edhe me tej, po te mos ishte Anxhela qe nderhyri.
-Mjaft tani se po e vazhduat me tej e di se si perfundoni.Françesko nuk tha me asgje, pastaj e çoi biseden serish tek tema kryesore.
-Nuk ke nevoje te paguash qera shtepie sepse e kemi paguar ne fillim.-Don me than se une jetoj pa pagu qera? Pa lek hiç?
-Po.
-Epo... per 70.000 lek ne muj ekstra ne xhepin tem, besoj se munem me e duru surratin tan.
I gezuar qe e detyroi te nderronte mendim, ai u ngrit ne kembe.
-Filloni te beni valixhet gati pra.-Mire zemra e motres, nuk do te vonojme.
Sapo Françesko u largua, Rosela me Anxhelen shkuan ne dhome. Pas nje pause te gjate heshtjeje Anxhela foli.
-A te ka telefonuar me Hektori?Me te degjuar emrin e tij, ajo shfryu e merzitur.
-I kam blloku numrin, por vazhdon me m'telefonu me numra tjer. Tapo detyrohem me ndrru numrin krejt.-Po sikur ai te jete penduar vertet?
-As nuk me intereson aspak. Qysh se jena lidh i kam than se gjaja e vetme si une nuk fali asht tradhtia. Per tre muj ai ka ken i lidhun me tjeter edhe me bante mu te ndershmin.
-Por ti e do akoma ate.
-Mund te jetoj edhe pa te.
-Je me te vertete vajze e forte. Ja me shiko mua per shembull. Nuk e imagjinoj veten pa Andin tashme.
-Nuk ke pse e imagjinon, se atij nuk ja man me ba gja prej Françeskos.
Rosela filloi te qeshte. -I ziu ai. Ça iu desht me i hedh syt motres te shokut?-Po ti? A e ke ndermend t'ia hedhesh syte ndokujt tjeter meqe Hektorin nuk e fal.
-Ncuq. Jam ma mir vetem. Te shijojm jeten kshtu ma mir.
-Ti po ti. Vetem shkolle shtepi qendron.
-Po tash... tapo dalim noj nat bashk edhe te gjujm djem.
-Une jam e lidhur zemra, nuk me lejohet.
-Po hajt se nuk e merr vesh kush. Si kan than, nuk quhet tradhti po nuk e mori vesh.
-Sa bukur i di keto gjera ne teori ti?
Nderkohe qe flisnin kishin hapur valixhet per te vene rrobat. Rosela u afrua tek rafti i saj dhe i shikoi per pak. Pastaj nje shfryrje lodhjeje i doli nga buzet.
-Ai Frani idiot me nxjerri edhe nji pun tash. Hajde palosi tan kta tesha.Kaloi doren permes flokeve, pastaj i mbushi krahet me rroba duke u hedhur ne valixhe.
-Moj korbe!! Çfare po ben??
-Nuk po lodhem me i palos hiç. Ma mir kshtu.
Anxhela filloi te qeshte.
-Nuk e ke keq ti!Filluan ta benin valixhen rremuje nderkohe qe e mbushnin me rroba.
-Ej.. çfar djemsh dojn me ardh te shpija jon? A te krijojm shoqni me ta? Ku i dihet...-As mos te shkoje ne mendje, perverse. Eja tani te ikim.
-Tapo me merr malli per kyt ven.
-Mua aspak.
Ajo nxorri nga valixhja nje kepuce dhe e hodhi poshte krevatit. Anxhela nuk e kuptonte se çfare po bente ajo me kete gje.
-A te ka takuar teper ajo kepuce apo si?-Po la nji pretekst me u kthy mas disa ditsh per me njoft djemt si jan tu ardh.
-Moj... po sa perverse je bere!
-Kshtu kam ken maj zemer, po Hektori me detyrovi me ndrru.
Ia ktheu ajo duke i luajtur syrin. -Hajde tash ikum... ou po ti pse nuk po i len nji pal brek?-Qepe moj e zeze.....
Vazhdonin te ngaterroheshin derisa mbyllen deren per here te fundit me ato çelesa qe duheshin te dorezoheshin tek pergjegjsja tashme.
YOU ARE READING
Kur Zgjedh Zemra
RomanceAjo nga Veriu Ai nga Jugu Ajo ishte e llastuar. Ai i matur. Por asnjeri prej tyre nuk e linin te qete njeri tjetrin. Asnjeri nuk thonte po, por asnjeri nuk thonte jo. A/N: Per te shkruar kete liber kam marre pak ndihme nga nje shkodrane ketu ne watt...