Jet Black Heart.

4.8K 256 122
                                    

U zgjua ne mengjes dhe u ndje e keputur. Nuk e kuptonte perse... pastaj pak nga pak kujtimet e nates se kaluar iu kthyen ne koke.

-Oh dreq! Pse i thash une atij se puth keq. Kuku ça tapo me gjen tash.

Ndjeu deren tek hapej dhe menjehere mbuloi koken me jorgan qe te fshihej. Hapat qe iu afruan nuk ishin te Anxheles.
-Zot... me nimo!

Jorgani iu hoq nga koka dhe u tremb per nje moment, pastaj kur pa se ishte Driloni, padashje u ndje e zhgenjyer.
-He moj si ndihesh sot, sepse une jam i keputur. Nuk pi me cigare qe m'i jep kush. Kemi lene nam mbreme.

-Edhe une njejte si ti. Futa edhe vedin ne telashe.

-Ç'paskan qene ata te dy! Eja ngrihu te hame sepse mbase na kalon.

Ecen krah per krah duke mbajtur njeri tjetrin dhe sapo shkuan tek tavolina, u ndeshen me skenen e nje dite me pare.
-Maj Krista ta marrsha. A nuk paske ik shpi ti mram?

Ajo i buzeqeshi djallezisht, pastaj u afrua dhe puthi Françeskon.
-Mos po tallesh gje? Pas asaj nate qe kam kaluar mbreme, as nuk e çoj ndermend te leviz me nga ketu.

-Po ne nji shtrat tek nuk e kuptoj si fleni ju te dy.

-Po ja ashtu, njeri mbi tjetrin.
Ia ktheu ajo.

-Ia merrkeni frymen njeri tjetrit naten pse nuk thu?

-Pse ta kam marre ty frymen ate nate qe te mora virgjerine?
I tha Françesko papritur.

Rosela u ndje e ofenduar qe ai ia perplaste ne fytyre ate fakt sa here i dilte mundesia. Lere te gjitha po ai dukej sikur as nuk e kishte problem fare kete gje, sikur eshte gjeja me normale ne bote.

Mori lengun e pjeshkes qe sapo ia kishte mbushur Anxhela dhe ia hodhi te gjithen fytyres.
-Psikopat dreqit!

Te tjeret leshuan ovacione dhe te qeshura, por Françesko çuditerisht dukej i qete. U ngrit nga karrigia dhe u drejtua per tek dhoma e saj.

-Ça don ne dhomen teme?? Hej idiot...
Ajo e ndoqi prapa dhe e pa se si ai hapi raftin e saj te rrobave dhe mori nje bluze.

-Mos... mos se du me e vesh sot ne shkoll!

-Aq me mire pra.
Menjehere e perdori bluzen si peshqir duke fshire lengun e shperndare kudo neper fytyre, kraharor dhe floke. Pasi kreu pune ia hodhi asaj per turinj. -Ti e ke me shume qejf te ngaterrohesh me mua.

-Ashtu?? Po ti si me ul ne mnyren ma te keqe te mundshme. Me ke marr virgjerin... urra arritje e madhe, kot nuk e ven lajmrim ne gazet se nuk meti njeri pa e marr vesh.

-Mos me tundo sepse edhe ate gje e bej.

-Jam seriozisht idiote. Hala nuk e besoj se si kam fjet me ty. Njeri i shpifun.

-Serish ke filluar me ofendimet ti? Vazhdo, vazhdo se mua nuk me bejne me pershtypje.
Zbertheu kemishen dhe e hoqi duke treguar trupin e tij te etshem. Ate trup qe ajo e kishte prekur me buzet e saj dy here dhe kur e shikonte ashtu, serish i lindte nje deshire te kalonte gishterinjte nga ata muskujt qe dukeshin sikur po i mburreshin asaj. Sikur po i thonin 'shiko çfare ke humbur'. Edhe njehere tjeter ajo tundi koken nga ato mendime te padeshiruara dhe riktheu shikimin e vrazhde.
-Dhomen tende e ke aty, mos fillo te zhveshesh ketu.

-Zhvishem kur te dua, ku te dua, dhe me ke te dua.
I tha ai teksa i afrohej hap pas hapi.

Rosela kaloi peshtymen me veshtiresi edhe kete here, dhe u be gati te fliste kur e nderpreu Krista.
-Sa hot e kam kete te dashur!

I lidhi duart per qafen e tij duke i dhene nje te shtyre Roseles, pastaj e hodhi mbi krevatin e Anxheles duke i dhene puthje te panumerta neper kraharor.
-Jasht prej ksaj dhome shpejt!

-Jemi ne krevatin e Anxheles, ti nuk ke te drejte te na thuash asgje.
I tha Krista pa e ngritur koken.

-Anxhela! Keta te dy po bajn gjana te shpifuna ne shtratin tan.
Bertiti ajo me shpresen qe shoqja do ta ndihmonte. Por nuk ndodhi ashtu. Anxhela si e painteresuar ia ktheu.
-Françesko, i dua çarçafet e lare pastaj!

Kur e kuptoi se nuk po gjente mbeshtetje askund, ajo u afrua duke e kapur per flokesh Kristen.
-Auuu mos u çmende???

-Te thash mos ne dhomen teme po ti nuk nigjon me fjale.
Ashtu per flokesh e nxorri ate nga dhoma ndersa Françesko e shikonte duke qeshur. Ja, erdhi edhe dita kur ajo te ngaterrohej me nje femer per te.

Pasi kreu pune me Kristen, i erdhi rralla edhe atij.
-Po ti ça qesh si skuth! Shpejt jasht edhe ti! Shpejt te thash!

U afrua tek ai duke u perpjekur ta kapte nga parakrahu, por ishte Françesko ai qe e terhoqi duke e rrezuar mbi veten e tij.
-Me nderpreve çastin tim. Tani do ta perfundosh ti.

-As e çmenun!

-Dy heret e tjera ishe shume ne gjendje te mire mendore... ai momenti kur bertisje nga kenaqesia...

-Idiot, psikopat!
Perpelitej qe te shpetonte nga krahet e tij por nuk arriti. -Seriozisht si jam idiote! Jam marr me nji njeri kot. Mos me prek, me lsho.

-Une puthja keq? Kaq shpejt e harrove si shkrihesh ne buzet e mia? Ke deshire te ta kujtoj?

Ajo zgjati krahet dhe e kapi nga floket.
-Moj... mjaft!

-Mu nuk me prek asnjiher ma me ata buzt e tuja te shpifuna.

Pas kesaj u ngrit e acaruar dhe doli nga dhoma. Françesko vetem e shikoi i mrekulluar.
-Budallaçka e vogel, as te fshehe xhelozine nuk di.

U hodh edhe njehere rendshem ne krevat. Ishte shume afer. Ajo do te dorezohej dhe do te pranonte se ndjente per te. Ne fund te fundit i ishte dorezuar dy here. Vetem shpresonte qe te mos kishte qene e gjitha vetem merite e aftesise se tij ne krevat, shpresonte te kishte qene edhe pak dashuri nga ana e saj. U ngrit dhe doli edhe njehere aty ku e prisnin te tjeret.
-Ku shkoi budallaçka?

-Tek Riku!

-Ah ajo vajze e poshter, a iu thashe qe te mos e lini te shkonte me aty?

-Ta ndaloje ti pra... ishte bere si bishe kur doli nga dhoma.

-Françesko.... me ka shkulur te gjitha floket. E mora nje trajtim falas une per fajin tend.

Ai qeshi me ankesat e Kristes
-S'ka gje, une u argetova teksa e shikoja sesi ajo behej xheloze.

-Je rast i pashprese. Po iki une dhe mos ma nxirr me perpara ate se kushedi çfare me ben here tjeter.

Ajo mori çanten dha sapo hapi deren u kujtua per diçka.
-Uh, edhe gjyshja ime me tha qe te vish ta vizitosh ndonje dite.

-Do vij patjeter, mos e ki marak ate gje......

Kur Zgjedh ZemraWhere stories live. Discover now