I fundit qe u ngrit nga krevati ishte Françesko.
-Mirmengjesi.-Eja te ulu te hash.
Ai u ul ne tavoline, dhe Anxhela i sherbeu pasi atij nuk i kishte dale akoma gjumi mire.
-Sapo na tregoi Rosela. Paske shpetuar mire mbreme ti.-Lere mos ma kujto Andi. Fale Zotit qe mberrita ne kohe.
-Po une si perfunova ne shtrat mram?
-Me kembet e tua.
Ia ktheu menjehere ai duke mos lejuar te motren te fliste.-Nuk maj men asisen pra.
-Ishe gjysem fjetur, nuk ke si mban mend.
-Nejse... Anxhela kam qejf me dal me ble sot, a po vjen me mu?
-Po zemra sigurisht, pastaj po nuk erdha une me ty ti nuk di çfare te blesh.
Pasi vajzat dolen nga shtepia, Andi shikoi me buzeqeshje Françeskon.
-Çfare???-Ti u ke çuar prinderve Roselen tek shtepia??
-Çfare flet ore?!
-Asgje. A i pelqeu mama Lidiones?
-Qekur ke filluar ta therrasesh mama, mamane time ti?
-Ka ca kohe, qekur mori vesh se jam lidhur me Anxhelen, u duk e lumtur dhe me kerkoi ta therras mama. Po Rosela si iu duk?
-Duke marre parasysh faktin qe nuk filloi te fliste me ironi, besoj se nuk ishte aq keq.
-Shyqyr, pasi pershtypja e pare ka shume rendesi.
-Çfare flet ou? Pse duhet qe Rosela te jape pershtypje te mire para prinderve te mi?
-Kot ore... une dhe Driloni po shkojme ne palester. Do te vish ti?
-Jo sot, dua te bej nje dush dhe te pushoj. U ngrit nga tavolina dhe shkoi hyri ne banjo, pasi u la doli dhe mberriti tek dollapi i tij. Duke kerkuar mes rrobave, padashur tek ora e tij u ngaterrua diçka. E mori ne dore dhe e shikoi me ngulm bluzen e zeze te Roseles. E veshtroi per pak teksa pa dashur iu kujtua momenti i njohjes me te. Buzeqeshi me vete kur kujtoi sa kishin kaluar dhe si ishin sot. E afroi afer fytyres. Asnjehere nuk e kishte kuptuar pse njerezit neper filma u merrnin arome rrobave, por edhe ai e beri instiktivisht.
Kishte kaluar shume kohe e mbyllur ne dollap, por akoma nuhatej nje arome e lehte parfumi. Nga ata parfumat e mire qe nuk u largohej era edhe pasi laheshin.
Me syte e mbyllur i erdhi shija e buzeve te saj mbremjen e kaluar dhe ate dite kur e kishte puthur ajo qellimisht. Kuptoi nje ndjenje qe kishte kohe qe e mohonte, ai ishte i dashuruar. Te gjithe e kishin vene re, Anxhela, Andi, Driloni, mamaja, madje edhe babai, por serish e kishte mohuar. Ishte i fundit qe kuptonte per ndjenjat e tij. Ai kishte qene i dashuruar me Rosen e tij qe nga momenti i pare kur e kishte perplasur per kolltuk duke i hipur siper. Ishte dashuruar me çdo acarim qe ajo i bente, me çdo shikim vrases qe ajo i dergonte dhe me çdo shaka qe ajo bente. Adhuronte moskokeçarjen e saj, dhe ishte dashuruar pikerisht me tipin e vajzes qe mendonte se urrente.
Tani e dinte shume mire pse e kishte ndaluar ate dite qe ajo te mos bente gje me Hektorin. Tani e dinte edhe pse e kishte marre kaq lehte lidhjen e Andit me Anxhelen. Thelle thelle i ishte falenderues atij qe nuk kishte asnje marredhenie me Roselen. Sepse e dinte edhe çfare kishte ndjere ne momentin kur i kishte gjetur ne krevat sebashku, xhelozi.
Disa here e kishte vene cigaren ne buzet e tij qekur e kishte njohur ate. Ishte ajo qe e kishte bere te dyshonte tek vetja. Ishte i dashuruar me Roselen dhe tani nuk mund ta mohonte me. Per te mos marre parasysh fare faktin e passwordit te laptopit qe ia kishte vene pa qellim.
-Rosela Sarreqi! Çfare me ke bere vajze? Pse ty? Pse pikerisht nje veriore? Pse kur kam gjithe jeten qe i urrej verioret? Me ate te foluren e tyre... me ato menyrat e tyre....
Vendosi bluzen mbi krevat edhe njehere dhe u vesh me çfare i kapi dora. U duk sikur eci me te shpejte derisa mberriti tek palestra ku ishin djemte.
-Pra... ju kishit te drejte... e kuptova kur gjeta bluzen... kam rene ne dashuri me te.-Ke rene ne dashuri me bluzen mer jaho?
E ngacmoi Driloni.-Jo me ty mer jaho.
Ia ktheu ai ironikisht.-Po mire kur t'u deshen 4 muaj te kuptosh se ke rene ne dashuri, sa do te te duhen ty ta besh per vete?
Andi mbante shtangat ne dore dhe po fliste paska me veshtiresi sepse energjite i kishte perqendruar ne stervitje.-Mos kot po ve ne dyshim aftesite e mia per te bere per vete nje vajze?
-Po nuk e ke dosido kete vajze, e kupton se ke te besh me Roselen.
Ai shtremberoi fytyren.
-Ke te drejte ne fakt do ta kem pak te veshtire... eshte kokeforte ajo, e dashuruar me nje idiot dhe me ka puthur dy here pa i bere pershtypje puthjet e mia.... besoj se do te me duhen dy muaj!Andi filloi te qeshte me mosbesim.
-Dy muaj? Mos po tallesh gje? Kur u puthet heren e dyte?-Mbreme, kur desha te hiqja qafe Hektorin.
-Bukur. Dy here je puthur me te dhe te dyja heret per arsye qe nuk kane aspak lidhje me dashurine. Nuk ka shanse ta besh per vete per dy muaj.
-Gjithsesi nuk do te dorezohem. Ketu do ta kem edhe per 3 vite te pakten. Ne nje shtepi... gjithçka mund te ndodhe apo jo?
*****
Vajzat mberriten ne shtepi perpara djemve dhe leshuan qeset e shoppingut mbi krevat.
-Ku do t'i perdorim fustanet qe i kemi blere?-Pse maj kaq shpejt e harrove se dona me dal me ngacmu djem nji nat?
-Akoma ti me ate ide?
-Po nuk ka shance pa e ba nji nat qejf na.
-Mire mire. Kush ta prish ty. A po shkon nje moment te shikosh a kane ardhur akoma ata te tre.
-Ehhh mir..
Doli nga dhoma e tyre dhe u drejtua per ne dhomen e djemve. -Drilo, Ando, Frano, a keni ardh hala.....Sapo hapi deren u perball me bluzen e tij. U afrua me kujdes dhe e mori ne dore.
-Qelbsina e dreqit. Bluza jeme e preferume ka ken tu vujt tan kta koh lerg mejet.-Rosela nga humbe??
-Shikoje Anxhela. Ai psikopati si ke per vlla ma ka majt peng tan kta koh bluzen. Bluza jeme... sa me kishte marr malli!!!! Tapo e pagun ai.
-Ça ke ndermen t'i besh??
-E kam nji ide fantastike.
Buzeqeshi ajo plot djallezi.Kur u kthyen djemte Anxhela shkoi dhe puthi Andin ne faqe.
-Vella kam nje lajm te keq per ty. Rosela gjeti bluzen e saj te preferuar.-E kisha lene mbi krevat.
Buzeqeshi ai lehte.-Tani ka vendosur te hakmerret.
-Jam ne pritje te hakmarrjes se saj. Besoj se do te me shijoje.
-A je mire?
E pyeti ajo e hutuar nga fjalet e tij.-Jo nuk eshte mire zemer, ka kuptuar se ka rene ne dashuri.
I tha Andi ne vesh.-Me ne fund. Çfare ke ndermend te besh tani?
-Çfare eshte gjeja e vetme qe vellai yt e ben perfekt?
-Ummm te jete i mire ne arkitekture?
I beri ajo te padituren.-Dhe i mire me femrat.
Françesko i luajti syrin dhe pastaj u nis per ne kuzhine qe te shikonte ate. Por kete here me qellime te reja. Me qellim qe ta bente per vete rosen e shemtuar.
YOU ARE READING
Kur Zgjedh Zemra
RomanceAjo nga Veriu Ai nga Jugu Ajo ishte e llastuar. Ai i matur. Por asnjeri prej tyre nuk e linin te qete njeri tjetrin. Asnjeri nuk thonte po, por asnjeri nuk thonte jo. A/N: Per te shkruar kete liber kam marre pak ndihme nga nje shkodrane ketu ne watt...