Treat you better

4.2K 264 156
                                    

Ra zilja e deres dhe Rosela perplasi telekomanden e irrituar. U ngrit dhe shikoi nga syri magjik.
-Per kyt dreqin u çova une?

U ul edhe njehere ne kolltuk dhe beri te painteresuaren. Dera vazhdoi te binte pa pushim derisa Melisa doli nga dhoma.
-Pse nuk e hap deren?

-Se asht ai i dashtuni jot si nuk du me e pa me sy. Hapja ti deren.

Melisa u skuq.
-Une nuk kam te dashur.

-Jo pra, kapjet perdoret edhe shetitjet deri ne 8 te darkes ça i quni ju, shoqni vllaznore??

Melisa vetem buzeqeshi e lumtur dhe shkoi te hapte deren. Keto ditet e fundit ishin afruar shume me njeri tjetrin. Kishin shkembyer puthje te papritura, madje disa here Françesko kishte ardhur ta merrte tek shkolla duke bere te gjitha vajzat e tjera xheloze.
-Mirdita!
-Pershendetje bukuroshe!
-Eja hyr brenda.
-Erdha te te marr qe te dalim.
-Uh... prit nje sekond sa te behem gati dhe erdha.

Françesko tundi koken ne shenje aprovimi, pastaj e shikoi teksa ajo shkonte e lumtur ne dhome. Nderkohe qe priste u afrua tek kolltuku ku budallaqja akoma po shikonte SpongeBobin.
-Rose, te sugjeroi te shikosh rosakun e shemtuar, ai eshte fiks per ty.

-Edhe une te sygjeroi te shikosh pak ma shum porno se u korite krejt me kyt sjelljen tane prej pederastit.

Ai vuri dy duart e tij ne qafen e saj, pastaj u ul t'i peshperiste ne vesh.
-Mbaj gojen vajze, se nuk e ke idene sa qejf kam ta shtrengoj kete qafen tende derisa te mos kesh asnje pike fryme me.

Ajo filloi te qeshte si e çmendur.
-Qysh itash po imagjinoj lajmet: 'E vrare nga goja e saj e madhe.'
-Moj, mos kot perdor droge?
-Ah... mos. Ma zbulove sekretin... e kam fillu me doza te rana tash. Kam msu edhe Anxhelen.
Ajo buzeqeshi djallezore, ndersa Françesko largoi duart i terbuar. Sapo pa Melisen e rregulluar bukur, buzeqeshi duke e harruar fare Roselen.

-A je gati?
-Po.

Ai hodhi shikimin ne te gjithe shtepine duke kerkuar per dike.
-Po Anxhela ku eshte.

-Nuk e di. E mori dikush ne telefon qepare dhe doli menjehere.
-Po ke takon ajo ne Tirane qe nuk njeh asnjeri?
Françesko mori rolin e vellait xheloz menjehere.

-Kurv dreqit.
Murmuriti nen ze Rosela. E kishte marre inat shume Melisen. Kjo ose ishte shume budallaçke dhe nuk dinte rruge tjeter veçse te thonte te verteten, ose ishte shume e zgjuar dhe e bente kete gje vetem per ligesi. Beri nje buzeqeshje ne fytyre dhe u kthye te mbulonte Anxhelen me nje genjeshter qe i erdhi aty per aty.

-Ka fillu universitetin tash dy jav zotni Fran. Ka xan shoqni te re. Kshtu si mos na e çaj kryt fort edhe ma mir fillo me menu si ke me i propozu Melises se le nam.

-Eja te ikim Melisa sa nuk m'i ka ngritur nervat dhe po me prish diten fare.
-Ia kaloshi mire bukuroshat e mi...
Iu beri ajo me dore dhe pastaj u shtri ne kolltuk. Mori celularin ne dore dhe e vuri tek buzet.
-Ku je Hektor, pse nuk merr ne telefon. Te betohem se po nuk more ti, nuk te telefonoj une e para. Kam krenari une. Masanej ishte faji jot si u ngatrrume.

Hapi telefonin dhe mori Anxhelen.
-Yt vlla pyti per ty edhe i thash se ke dal me disa shok edhe shoqe te universitetit. Ishtu thuji edhe ti po te pyti.

-Faleminderit zemer qe shqetesohesh per mua.

-Un?? Pff! Nuk u shqetsova per ty maj po per vedi. Ba me u kuptu se kam rrejt me prishet reputacioni prej nji vajzes te urt edhe te mir.
Te dyja filluan te qeshnin me te madhe, pastaj pasi u qetesuan Rosela e pershendeti. -Ik tash mos ma çaj kryt. Edhe te fala Andit.

-Pashim Zemra. Puççç!

Hodhi telefonin mbi tavoline e merzitur, pastaj si nje e padurueshme qe eshte e mori serish dhe hyri ne facebook te kontrollote per Hektorin. Asnje gjurme e tij ne asnje rrjet social qe mbreme kur ishin ngaterruar. Hyri ne whatsapp dhe shikoi se kishte qene aktiv para 35 minutash dhe asaj nuk i kishte shkruar.
-Te lumte Hektor, tapo e shofim kush shkrun i pari. Tan diten sot du me nejt online, deri ne 4 te nadjes. Edhe tapo e shofim cili po dorzohet perpara. Une apo ti?

Perplasi edhe njehere celularin ne tavoline dhe u shtri te flinte. Universiteti shume kerkues e kishte lene pa gjume keto kohe dhe kishte nevoje te flinte. Si nje gjumashe e tmerrshme nuk vonoi te flinte menjehere dhe i doli gjumi vetem kur degjoi deren teksa po hapej.
-A erdhe Anxhela?

-Po zemra ketu jam.

-Shum mir. Me hanger nuk ke asisen se fjeta edhe nuk kam gatu.

-Nuk ka gje, hengra darke me Andin.

-aa shyqyr pra.

-Po Melisa, serish me ate psikopatin tim?

-Tan diten. Se mos kan pun tjeter ata te dy.

-Ah edhe Françeskoja, nuk dinte te zgjidhte femer tjeter.

-Per mu e din tan e e kam inad, po ti ça ke me te?

-Me duket shume e djallezuar Ela, ajo sesi me buzeqesh sa here une flas ne telefon me Andin.

-Pthikopate komplet. Po mos na e prish humorin me te. Ma mir me trego si ia kalove me Andin.

Ajo buzeqeshi e lumtur dhe beri nje rrotullim 360°
-Supeeeer. Ai eshte i mrekulleshem. E dua... e dua ate njeri.

-Ti sikur doje me u martu me nji verior.

-Jo moj motra. Kur kam gjithe ate azgan kujt i bie ndermend per njerez tjere.

-Maj idiote, ça ke ba sot?

Ajo buzeqeshi e turperuar dhe u ul ne perqafimin e Roseles.
-Ishte shume i mire me mua. Momenti me i mrekullueshem per mua.

-Mos me thuj!! Ke ba seks me te??

-Jo. Kam bere dashuri.

-Pse a nuk asht e njejta gja?

-Per mua jo. Isha ne qiellin e shtate.

-Epo mir, si te thush ti.

-Si ishte hera jote e pare me Hektorin?

-S'kam ba gja me te hala.

-Seriozisht?? Dy vite sebashku dhe nuk ke fjetur me te? Po me duket vetja budallaqe tani qe une e bera me dy jave lidhje.

-Po nuk ka gja maj yll. Ju keni pas edhe sa vjet tjera si jeni dasht ne fshehtsi.

-Po.
-N'qoft se ti je e lumtun, as mos e meno ma kyt gja.

Anxhela e perqafoi edhe me shume Roselen duke e shtrenguar pas vetes.
-Sa me fat qe jam se me ke takuar ti per shoqe dhome.

-Sa me fat jam edhe une si ke at vlla idiot.
Ia ktheu me ironi ajo.

Teksa qendronin ashtu te perqafuara, Melisa hyri brenda dhe i puthi te dyja e lumtur. Pastaj iu dha edhe nje kuti me pizza.
-Po ty ça te gjeti?

-Tani une dhe Françesko jemi zyrtarisht te lidhur.

-Aha, te lumte.
Iu pergjigj Anxhela jo e lumtur, ndersa Rosela po buzeqeshte nderkohe qe hante pizzen.

-Maj nuk kishte ken keq sikur t'u lidhshit ju te dy gati perdit. Jo per gja po kta pizzat shijojn shum. Apo nuk isha qysh ne nadje pa hanger...

-Te befte mire. Ishte pizza qe bleme per te festuar lidhjen por meqe ishim shume te emocionuar te dy nuk e hengrem, keshtu qe mendova t'ua sillja juve.

-Ke ba shum mir. Je shum e mir Melisa, edhe Zoti te rujt me at te dashtun si ke.

-Une po iki te fle tani. Naten e mire.

Sapo ajo u largua, Anxhela duhej te bente nje koment te fundit.
-Ky vellai im behet çdo here edhe me idiot....

Kur Zgjedh ZemraWhere stories live. Discover now