Ishte mbremja e Vitit te Ri. Pas pushimeve te kaluara secili me familjet e tyre, tani ndodheshin te mbledhur te gjithe tek apartamenti i gocave.
Melisa me Françeskon po qendronin duke u puthur tere kohen.
-Zemer sa me kishte marre malli per ty!!-Edhe mua per ty!
Pas ketyre fjaleve edhe nje puthje tjeter.Andi me Anxhelen vetem shikoheshin here pas here. Ata te dy i kishin kaluar pushimet sebashku meqenese ishin te dy nga Vlora. Gjeli i detit ndodhej akoma ne furre duke u pjekur ndersa Driloni me Roselen qendronin koke me koke duke studiuar nje skeme shtepie me te cilen ajo kishte 8 ore qe merrej, por nuk po ia gjente zgjidhjen.
-Rosela, ti pyet njehere Françeskon se edhe ai i ka kaluar keto mesime, me siguri e mban mend zgjidhjen e kesaj skeme.
I tha Driloni me te vogel.-Po ta dinte nuk kishte nejt tu u puth me Melisen, por kishte ardh me m'tregu mu zgjidhjen. Tash me len te perqendrohem se ta nxjerra ty tan inatin edhe lodhjen.
-Rosa, ai gjeli i detit sikur po digjet nuk po piqet.
U degjua zeri i tij acarues.Ajo leshoi vizoren per tavoline duke e perplasur fort dhe u ngrit te shikonte gatimin. Edhe Melisa u ngrit per pak te shkonte ne banjo dhe vendin e saj e zuri Anxhela.
- O Fan!! Dukesh shume i lumtur.-Si te mos jem. Jam ritakuar me Melisen.
-Me Melisen ke folur tere kohes ne skype, po nuk dukeshe aq i lumtur. Mos kot ke arsye tjeter dhe nuk e kupton as vete?
-Çfare arsyeje tjeter mund te kem?
E pyeti ai i habitur.-Jo ore kot thashe edhe une.
Ai nuk ua vuri re fjaleve te Anxheles dhe mori plan-projektin e Roseles ne dore. E studioi per rreth 5 minuta, pastaj e vuri ne vend serish.
-Thuaji asaj budallaçkes se trari i djathte ka permase 2 mm me te shkurter se duhet, ja pse nuk i dalin llogaritjet.
Ajo shikoi vellain e saj serish e habitur.
-Pse nuk ia thua vete?-Sepse pertoj.
-Ahhhh te raft pika!!
Rosela bertiti qe nga kuzhina, nderkohe qe te gjithe shkuan me vrap te shikonin çfare ndodhi. Ajo iu kthye me buzeqeshje.
-Djega pak gishtin e vogel.Te gjithe shfryen.
-Idiote, menduam se çfare i ndodhi gjelit te detit.
Ia ktheu Françesko me tallje.-Ishalla te met ne fyt gjeli pra!!
-Keta mallkimet e tua i kam si bekime mos u shqeteso aspak ti.
Ajo kaloi permes te gjitheve duke u ulur edhe njehere para detyres se saj te pazgjidhur.
-Bibanin jau gatuva. Edhe ishalla Frani bahet fiks njashtu?-Si e quajte gjelin e detit ti?
-E ke parasysh kur nji njeri nuk ka asnji pik tru?? Epo na i thojm, bibe femnes edhe biban mashkullit. Po kshtu qujm edhe gjelin e detit, biban. Iu baft mir tash!
-Mos kot me urove te mos kem asnje pike tru??
-E kape von, i iku bukuria batutes. Ehhh nuk kam faj une se jeni ifije te vonum nga trut ju jugort.
-Prandaj se jemi te vonuar nga trute une arrita te zgjidh per 5 minuta ushtrimin qe ti ke 8 ore duke u marre me te.
-Ça??? Tan kyt koh me ke lan me u lodh kot?? E ke dit zgjidhjen edhe nuk ma tregove??
-Me pelqeu teksa ti vuaje.
Edhe nje pellembe e papritur iu perplas ne fytyre. Pastaj Rosela, mori projektin duke u mbyllur ne dhome. -Do ta zgjidhi vete, edhe nqoft se me duhet me nejt tan naten çut. Ma par marr 4sh sesa me met ne doren tane.Asnje trokitje ne dere, asnje mesazh ne celular, asnje thirrje nga ana e Anxheles nuk e bene Roselen te tundej nga vendimi i marre. Ne veshe kishte vene kufje dhe ua kishte ngritur volumin ne maksimum qe te mos degjonte teksa Anxhela i perseriste zgjidhjen.
-Te lumte vellaçko. A je i kenaqur qe e le pa ngrene sonte? Edhe naten e Vitit te Ri nuk rri dot pa e ngacmuar. Çfare fiton xhanem??
-Ajo me ofendon mua sa nuk i ze me goja dhe si perfundim dal i keqi une ketu??! Sa qejf!!
Ia ktheu ai ironikisht.Pasi hengren gjelin, u ulen neper kolltuqe secili duke shikuar programacionin e festes dhe po prisnin te vinte 12ta qe te dilnin jashte te ndiznin fishekzjarret.
Anxhela veshtronte Françeskon tere kohen. Ai mbante koken mbeshtetur per Melisen dhe po ndiqte pa interes dhe pa entuziazem televizorin. Madje edhe puthjet ishin mbaruar.
Ajo nxorri telefonin dhe i shkroi mesazh atij.
Po tani qe ke Melisen prane, ku te iku humori qe kishe pak me pare?Sapo lexoi mesazhin ai ngriti koken drejt se motres.
Nuk e di perse e ke fjalen, as ku do te dalesh me kete gje, por jepi fund tani.Anxhela shfryu e dorezuar. Dukej sikur ajo kishte kuptuar per te vellain diçka qe as ai vete nuk e dinte akoma. Nuk e ngacmoi me teper, sepse heret e vone edhe ai do ta kuptonte. I vinte keq ne fakt per te vellain sepse e dinte se Rosela ishte e dashuruar marrezisht me te dashurin e saj ne Shkoder dhe dukej sikur kishin nje lidhje shume te bukur.
Me te arritur dymbedhjeta, secili doli jashte. Andi ne moment rremuje i dha nje puthje te shpejte Anxheles per mbaresi dhe fat, ndersa Françesko me Melisen ngelen duke u puthur mbi 10 minuta.
Papritur atij i shkuan syte tek dritarja e hapur e dhomes se gjumit te vajzave. Ajo edhe pse e zemeruar, serish kishte dale te shijonte fishekzjarret. Dukej sikur e lumturonin ata, sepse po buzeqeshte.
Por edhe kete here Françesko nuk e la te qete. Ndezi pese kapsolla njeheresh dhe i gjuajti lart qe te hynin ne dhomen e saj. Tre u kthyen serish ne toke ndersa dy hyne brenda duke i plasur asaj tek kembet.
U dallua qe iu rrenqeth i gjithe trupi nga ata te kersitura, por serish nuk e dha veten. I tha nje shikim vrases atij pastaj hyri brenda.
Françesko qeshi me vete djallezisht dhe perqafoi nga prapa Melisen duke shijuar edhe fishekzjarret e fundit qe po pelcisnin ne qiellin e mbushur paksa me re.
Nuk e diti cfare ndodhi, por vetem ndjeu nje te ftohte t'i pershkonte tere trupin. Melisa u largua duke bertitur. Ngriti koken lart dhe pa Roselen me nje kove uji.
-Gzuar Vitin e Ri edhe ty Pederast!-Ajo vajze eshte e çmendur, seriozisht!
Shfryu Melisa teksa strukej ne krahet e saj sepse uji akull e kishte goditur edhe ate jo vetem Françeskon.-Po moj ajo ia ka fajin vellait tim qe as te shikonte fishekzjarret persembari nuk e la. Çfare t'u desh ty xhanem qe t'i gjuaje kapsolla ne dhome?? Hee??
-Po per te lozur e kisha moj !
-Edhe ajo per te lozur e kishte ore vlla. Ne qofte se nuk arrin te durosh lojen, mos e luaj fare. Shko tani e nderrohu me mire para se te ftohtesh....
YOU ARE READING
Kur Zgjedh Zemra
RomanceAjo nga Veriu Ai nga Jugu Ajo ishte e llastuar. Ai i matur. Por asnjeri prej tyre nuk e linin te qete njeri tjetrin. Asnjeri nuk thonte po, por asnjeri nuk thonte jo. A/N: Per te shkruar kete liber kam marre pak ndihme nga nje shkodrane ketu ne watt...