-He mor?? Prap ti ktu ne Shkoder?
-Zoti Sarreqi, a mund t'u ftoj per nje kafe tani ne orarin e pushimit?
-Jo.
-Pse??
-Se nuk jam i marr une. E di pse ke ardh. Apo mos duhet me te kujtu fjalt si me ke than para disa javsh?
-Shyqyr qe ta merr mendja te pakten, nuk po lodhem fare t'u tregoj.
Altini mbeshteti berrylat mbi tavolinen e tij te punes dhe e shikoi me ngulitje djaloshin krenar perpara tij.
-Bane ça bane e arrite at si deshte!-Po e arrita, tani detyra jote si baba eshte qe te me drejtosh doren dhe te na urosh jete te lumtur.
-Jo.
-Jo??? Si jo? Çfare do te thuash me jo njehere?
-Nuk ta jap vajzen teme.
-Serish ti me kete avaz?
-Nuk ta jap vajzen. Ti ban ça te dush.
Françesko u fut ne mendime dhe beri sikur po analizonte fjalet e tij... por ne te vertete thjesht po i kalonte ne koke nje mendim djallezor. Mbeshteti pellembet e duarve mbi tavoline dhe u afrua prane fytyres se Altinit sikur po i thonte nje sekret.
-Degjo zoteri. Me jane dashur 4 muaj qe te kuptoj se e dua dhe vetem 2 muaj qe ta bej per vete. Tani nuk e di nese e kupton kaq thjeshte apo deshiron te ta shpjegoj me molle, por une ketu jam vetem per aprovimin tend. Nuk eshte ne doren tende te ma japesh apo jo vajzen tende... sepse per fatin tend te keq... e kam marre ate tashme... duke ma falur veten e saj me plot qejf... e kupton ku e kam fjalen apo jo?-Ti qen bir qenit!
Altini u nervozua nga fjalet e tij dhe tentoi ta kapte nga jaka, por Françesko iu largua ne kohe dhe eci plot moskokeçarje deri tek dera. Aty ndaloi dhe u kthye t'i thonte edhe diçka te fundit.
-Nga fundi i javes tjeter behu gati sepse do te vij sebashku me babain tim qe ti sapo quajte qen dhe do te shpallim fejesen. Perpiqu te evitosh ndonje atak ne zemer deri atehere sepse gjynah te na prishet dita. Ka dy rruge, ose do te ma japesh Roselen sipas traditave, ose do ta grabis ate.. kjo e dyta eshte pak me e lehte ne fakt sepse ajo praktikisht po jeton me mua. E kalofsh diten sa me bukur vjehrrush.-Nuk ka baba kyt her?
-Ncuq, nuk u solle aq mire sa te te them baba.
Me nje vetekenaqesi te madhe, Françesko mbylli deren duke e lene Altinin te derrmuar.
-Ah maj budallica e babit. Po ta mori menjen vlonjati??Menjehere nxorri telefonin edhe e thirri. Me padurim tundte kemben derisa ajo e hapi.
-Babi???-He?? Me paske nis vlonjatin prap???
-Emm... si shkovi?
-Hah edhe pyt, jo vetem vlonjat po edhe menjemadh me hunden perpjet. Ku shkove edhe e gjete maj te past babi??
-Nuk kerkova shum per te ne fakt. Itu afer e pata.
-Ah dreq o pun!!! Ja ja ja. Si ma bane kyt gja?? Kuku!! Si je tu me fut mren ne shpi vlonjatin?
-Praktikisht vetem sa per fejes jam tu ta fut mren... nuk asht se don me ardh kollovar te shpia jon.
-Tallu ti tallu se ke rast. Po si me e nigju tash une at tu me thirr 'baba baba baba' nuk e kam pjell une me m'than ashtu......
Rosela e qendroi per mbi nje ore duke degjuar ankesat e babait te saj dhe vetem rrotullonte syte.
-Babi, tash po fillon kompania telefonike me u anku se e zgjatme shum. Mos u merzit se nuk e la une Franin me te thirr baba, edhe si perfunim mos harro me m'i tregu nans se jam tu u feju.-Hah kuku... vazhdo ti vazhdo. Kot si te çova ne Tiran, ishe ma mir ktu ne Shkoder, te pakten nuk ishe njoft me asnje vlonjat.
-Hajt bab, pash Zoten se i provova edhe Shkodrant edhe e pava sa te mir jan. Me Hektorin kam nejt dy vjet edhe me ka tradhtu.
-Po, tash shkove e perfunove ne fund te Shqipnis.
-Bab... tshk.. ashtu tu u prish linja.... tshk... te du shuuuuuum.... tshk.... pashim... pashim pashim... tshk.
Mbylli telefonin dhe u shtri rendeshem ne kolltuk.
-Uh qyqja. Ishalla po e zbut nana ifije se kush e duron tash at kur te shkoj ne Shkoder.
Nga poshte degjovi sesi Françesko ndaloi makinen dhe e priti derisa u ngjit lart. -More idiot. Ti shkove me marr aprovimin apo me ma ba babin me lujt ma shum mensh?-U mundova moj. E ftova si njeri te pinim kafe, por çfare t'i bej atij. Nuk ta jap vajzen me tha... pastaj une e shkela ca... i tregova...
-Ça i ke tregu?
E pyeti ajo e frikesuar.-Epo diçka fare normale mes nje djali dhe nje vajze.
Rosela vendosi doren mbi balle.
-Kuku per ty?? Ça i ke than mor!!! Kuku po pse nuk thu se kjo ça me bani ne telefon paska ken pak... si te shkon ne menje me i kallxu.-Se ne kete menyre ai nuk ka asnje rrugezgjidhje, vetem te te japi miratimin.
-Po mor, e ke menu shum mir... vetem psikopat ke harru se te bertitunat tapo i ha une. Te lumt.
Françesko iu afrua ngadale duke e ledhatuar ne faqe me kurrizin e dores.
-Eja tani... harroje babain tend per pak. As nje puthje nuk ma dhe kur u ktheva.-S'ka puthje, jam ne kulm nervash me ty.
Ai e rrethoi belin e saj me krah duke i dhene nje te shkundur.
-Nuk mbarojne puthjet per mua... jepi me puth tani.E mbeshteti per mur dhe filloi ta puthte duke i ngacmuar buzen e poshtme me dhembe. Ia kishte mesuar pikat e saj te dobeta dhe loja me buzen e poshtme ishte njera nder to. Si perfundim ajo nuk mundi te rezistonte me dhe ia ktheu puthjen duke kaluar duart rreth qafes se tij.
-E di çfare po mendoja une??-Ça?
-Gjyshi im, eshte nje finok i vertete. Kur te vijme te te kerkojme doren me siguri ai do t'ia mbushe mendjen babait tend.
-Ashtu??? E ku asht ky gjyshi jot si nuk e kam taku hala.
-Kisha frike te ta prezantoja se mos bie ne dashuri me te pastaj dhe me harroje fare mua.
Rosela qeshi, pastaj i hodhi nje veprim provokues teksa perdridhte nje fije te shkurter floku nga koka e Françeskos rreth gishtit te saj.
-Epo... ktu nuk te premtoj asisen. Nuk i dihet... noshta me pelqen ma shum ai. Kur don me ma prezantu??-Diten kur te t'prezantoj si te fejuaren time para familjes.
-Mos ia fut kot
Rosela u zbeh e tera ne fytyre. -Prap me u taku une me nanen e baben tan?? Ku kam ftyr me iu dal para??-Mamaja ime si vezhguese e mire qe eshte e ka kuptuar qe ate nate qe me pelqen, poashtu edhe babai. Pastaj mos mendo se nuk i informon kjo spiunia e vogel qe kemi ne shtepi. Pra.. do te jete vetem takim formal sepse ata e dine qe jemi te lidhur.
Rosela perqendroi shikimin mbi tavoline teksa humbiste ne mendime. Pastaj u kthye ta shikonte edhe njehere Françeskon -E kam te domosdoshme me i than mama mamit tan???
YOU ARE READING
Kur Zgjedh Zemra
RomanceAjo nga Veriu Ai nga Jugu Ajo ishte e llastuar. Ai i matur. Por asnjeri prej tyre nuk e linin te qete njeri tjetrin. Asnjeri nuk thonte po, por asnjeri nuk thonte jo. A/N: Per te shkruar kete liber kam marre pak ndihme nga nje shkodrane ketu ne watt...