I hate you, I love you

5K 251 134
                                    

-Psikopat!

-Mjaft me ofendove.

-Jo po te puthi mas asaj si ke ba.

-Qepe dhe mos leviz se po ia veshtireson punen gjinekologes.

Doktoresha kishte mbi nje çerek ore qe po kontrollonte Roselen dhe po degjonte ngaterresat e atyre te dyve. Kur kreu pune, ngriti koken dhe u buzeqeshi.
-Nuk ka asgje per t'u shqetesuar. Nuk dallova asgje. Nuk je shtatezene.

-Uhh shyqyr!
U ngrit nga ku ishte shtrire dhe deshi te sqarohej deri ne fund. -Po te vjellat si kam pas?

-Thjesht i ka stimuluar truri yt nga frika e shtatezanise.

-Ne rregull eja te ikim tani.

Nuk i la kohe as qe te rregullohej mire kur e terhoqi nga dora duke e nxjerre jashte spitalit.

-Tash munem me shku shkoll e qet. Kuku nuk e din sa dit ferrit kam kalu ita dit tu menu se jam shtatzan.

-Po e di se kam qene une personi qe i ka ngrene te sharat tua.
Ia ktheu ai i merzitur.

-Kryvi tash. Rendsi ka si nuk kena asnji fmi ne qarkullim.

Hodhi disa hapa larg tij e qeshur nga lajmi i mire qe i kishte dhene gjinekologia, kur degjoi zerin e tij pas kurrizi qe vinte gjysem i mbytur.
-Une isha i iluzionuar me idene e atij femije.

-Ça?
U kthye ta shikonte e habitur.

-Ne fillim u frikesova edhe une. Ama çdo dite e me teper ideja se ti ishe shtatezene me bente te emocionohesha.

-Nqoft se don fmi shko mor e thuji nonji prostituts se ta jep me tan qejf.

Ai tundi koken duke bere nje buzeqeshje te vaket.
-Ti nuk e kupton apo nuk do ta kuptosh?

-Ça me kuptu? Se te duket se te ka ik koha?

-Jo Rosela. Nuk do ta kuptosh. Une nuk dua nje femije ne kete moshe, por qe femija im te kishte ty per mama me bente shume te lumtur.

Ajo e kuptoi se çfare rrjedhe kishte marre biseda, keshtu qe kaloi peshtymen me veshtiresi.
-Pse!! Te duket se jam tip si munet me i msu gja fmive? Ça kam une te mir per me u ba nane njiher?

-Zemren time ke.

-Ça?
Pyeti ajo e frikesuar teksa ai i afrohej pak nga pak.

-Une te dua Rosela. Edhe me vjen keq qe me jane dashur 4 muaj kohe te kuptoj qe jam dashuruar me ty qe ne diten e pare.

-Po... na te dy jena ngatrru bashk tan kohen. Si me ke.... dasht qysh diten e par.

-Provokoja ngaterresa sepse keshtu ishte e vetmja menyre qe ne te dy te flisnim. E kishte zgjedhur zemra para mendjes personin e duhur.

Sapo Françesko deshi te prekte faqen e saj, ajo u shmang duke mos e lejuar.
-Me vjen keq Françesko.... une nuk ndjej asisen per ty. Une du Hektorin. Gjithmon kam dasht ate, edhe gjithmon kam me e dasht.

Keto fjale shenjestruan keq drejt zemres se tij.
-Edhe pas tradhetise qe te ka bere? Do ta falje nese ai do te kembengulte.

-Besoj se po.
Rosela e kishte menduar seriozisht rikthimin me te qe nga momenti kur kishte fjetur per here te pare me Françeskon sepse mendonte se ishin barazuar me tradheti. Edhe pse ishin te ndare, serish asaj iu duk sikur kishte tradhetuar zemren.

-Atehere nuk kam çfare te te them tjeter. Shpresoj te jesh e lumtur me te, shpresoj qe mos te te tradhetoje me dhe shpresoj qe te te pranoje tani qe ta ka futur tjetri.
Fjalet e tij ishin me shume nje çlirim inati nga dhimbja qe ajo sapo i kishte shkaktuar.

Kur Zgjedh ZemraWhere stories live. Discover now