Mercy

4.6K 267 252
                                    

Françesko u kthye ne shtepi duke perplasur deren i lumtur. Kete gje e vune re menjehere shoket e tij qe filluan ta ngacmonin.
-He mer plak, a e zbute ate egersiren ore?

-Ate?? Akoma jo. Por sot dola dy here i fituar. Edhe e lidha ate per krevati duke ia mbyllur gojen, edhe arrita te flas me ate shoqen e dhomes te Anxheles.

-Çfare the? I ke hedhur syte shoqes se dhomes te motres tende?
Andi u duk i habitur.

-Po ore. Apo nuk eshte e bukur. Do te jete qejf. E kishte emrin... Melisa.

-Po egersira si quhej?
E pyeti Driloni.

-Ah ajo? Kush pyeti  per te njehere. Vetem ta shikoje si perpelitej ne krevat si peshku pa uje, me vinte te qeshja me te madhe.

-Sa i keq qe je o Zot! Me dy shoqet e dhomes te motres tende... njeren e zure armike tjetren dashnore. Mire e ke nisur ti. Po pse mor kokeqepe, me vitpariste do te merresh ti?

-Ata jane te lezetshme se jan gjake i ri. Keto te tjerat i ka rrahur jeta e Tiranes, jane te merzitshme.

-A çfare je ti nje kurvar i tmerrshem...
Shfryu Andi por nuk tha asgje me teper. I vinte inat kur nderkohe qe Françesko kishte dhe mund te bente per vete çdo lloj femre, motren e tij e kishte te ndaluar per te gjithe.

Qekur e kishte njohur, atij nuk i ishte shqitur Anxhela nga mendja, por per respekt te tij nuk kishte tentuar asgje me te. Ndersa sot qe po e degjonte te fliste keshtu per vajzat e tjera i lindte nje deshire per te mos e respektuar me.

Françesko dukej i lumtur me çfare kishte arritur, prandaj u ngrit ne kembe dhe shkoi ne dhomen e tij. Mbi krevat gjeti bluzen e saj. Sapo e pa iu ngriten serish nervat. E mori ne dore dhe e flaku brenda ne dollap qe te mos e shikonte me. Nuk e kishte hedhur ne plehra siç i tha asaj, pasi mund t'i duhej ne te ardhmen.

U shtri ne krevat dhe vuri duart pas kokes. Nje buzeqeshje i lindi vetevetiu sapo kujtoi ate.
-Melisa.... Melisa. Se shpejti do te behesh e imja. Je fiks tipi i femres qe me pelqen mua.

****

Ne shtepine e vajzave kishte rene tsunami.
-Anxhela.... tapo e vras at trapin si ke per vlla... te betohem.... jo... jo nuk du me e vra, ne fillim du me e rrjep te gjall... masanej tapo i fus ne goj organin e tij gjenital.... masanej ne fun... tapo i zhguli zemren prej venit.
Rosela fliste me aq pasion duke shfyre nervat tek jasteku i saj. Anxhela nuk fliste por vetem e degjonte me vemendje duke buzeqeshur. Ndersa Melisa mbante nje qendrim prej te hutuare sikur kishte humbur ne enderrime.

-Po edhe ju keni faj.
U kthye ajo t'u bertiste dy shoqeve te dhomes.

-Po ne çfare te beme moj cupe?

-Ti... ti ke faj si ke nji vlla aq pederast, nersa kjo tjetra... shife me dy fjal e ka ba me fluturu. Si guxut edhe me lat te lidhun per 2 or. A e dini se une mezi rri 2 minuta ne nji vend, lene ma 2 or.... a e mort vesh 2 or...
Ajo fliste duke rritur intonacionin e zerit.

-Po tani, ky vella me ka rene per pjese. Nuk kam çfare te bej.

Rosela u duk sikur ra ne heshtje, pastaj u ngrit duke u afruar tek Anxhela. E shikoi Melisen qe akoma po buzeqeshte me vete.
-Ti vajza pa tru, del prej dhomet.

-Uh?? Çfare??

-Del maj te thash.

-Pse?

-Del mos me acaro nervash. Shko na ban me hanger se marova.

Melisa shfryu nga inati por nuk foli. U ngrit nga krevati dhe doli duke perplasur kembet. Sapo mbeten vetem, Rosela filloi te fliste.
-Po ti me Andin, qysh kur jeni te lidhun?

Ajo u skuq menjehere.
-Jo, nuk jemi... ai eshte shoku i ngushte i Françeskos qe ne shkolle te mesme. Eshte thjesht nje fiksim asgje me shume.

-Po pra. Ai ishte ba gati me pastru tavolinen edhe me te shtri aty ne mes te tanve, ti thu asht vetem fiksim.

-Rosela, po t'i kishe shikuar ti ish te dashurat e tij do te kuptoje se une nuk kam asnje shprese.

-E pse? Vet e the, jan ishe tana. Per momentin nuk ka. Nji arsye duhet ta ket edhe ai.

-Seriozisht flet??

-Po per Zoten. Edhe ti lidhesh me djalin si don... edhe une marr hakmarrjen teme me vllain tan.
Ajo buzeqeshi djallezisht, teksa Anxhela u ngrit nga krevati qe te largohej. -Ec maj ma se po tallesha. Po te dosha me i tregu gja vllait tan i kisha than qysh atje te apartamenti i tyne. Po une vetem po perpjekem me te ba nji te mir ty.

-Nuk e di, ti me dukesh tip impulsiv edhe mund te flasesh.

-Munem me ken tip impulsiv, po jo idiote. Ti menoje, une nuk te thom asisen. Megjithse kujdes. Melises nuk kam qejf me ia tregu.

-Pse e ke kaq inat?

-Ti nuk ishe ktu ne fillim, nuk e shikove sesi u sjell ajo me nanen e saj. Kur nuk sillet mir me prindt e vet, ne nuk na ka asisen Anxhela. Si fillim nuk e kuptova pse tu pas shpin ne Tiran, vjen e rrin ne apartament. Edhe une kam ba 30 minuta perdit me shku shkoll kur kam ken ne te mesmen, po nuk i kam lan prind per me shku ne apartament. Masanej, nanen e vet praktikisht e perzuni prej apartamentit. Ajo nuk asht tipi i vajzes si me pelqen, perata po te thom.

-Zoti na ruajte nga ty vajze. I shikon gjerat me kaq detaje sa me frikeson.

-Eh.. epo jo shum njerz e kan pas fatin me m'njoft si duhet. Me shofin prej lerg edhe iu dukem shum siperfaqsore.

-Sa e ke pas mesataren e shkolls te mesme ti??

-8.8 bashk me provime. Po ti?

-9.8.

-Mos ia fut kot!!!! Me rri lerg se zgjuarsia asht smunje ngjitse.

-Po as ti nuk e paske keq mesataren moj!

-Une?? Epo jam rrah tan jeten tane me msusa se e kisha pas edhe ma mir. Po ata zyshat psikopate ma ulshin noten ne sjellje. Me nxjerrshin prej klaset, me veshin 4 kot. Edhe ishtu...

-Qenke nje e çmendur e lezetshme ti. Po pse i ke bere kaq dem vetes?

-Po ça me kushtovi mu. Degen si deshta e fitova ne Tiran edhe nuk mujten me m'ba asisen. Per ça e ke vazhdu ti?

-Mjeksi. Po ti?

-Une? Arkitekte.

-Mos u tall!!! Po edhe vellai im per arkitekture eshte. Eshte ne vitin e fundit te masterit.

-Kot e paska fitu at deg. Nuk me duket se ka dor piktorit ai.

-E ke gabim. Pikturon mrekullueshem. E ka talenti nga babai, edhe ai eshte arkitekt.

-Me plasi mu!

-Çfare te plasi? Apendisiti?

-Hahaha jo maj e marr, asht shprehje per me than se nuk me intereson hiç.

-Ah mire. Pra... persa i perket Andit... vertet mendon se duhet ta provoj me te??

-Ti e din. Zgjedhja asht e jotja, por une menoj se duhet me ba ça te ban ty te lumtun. Masanej, at Andin e kisha marr per vedi po per fat te keq jam e lidhun.

-Ti?? E lidhur?

-Po, qe ne vit te dyte te gjimnazit.

-A eshte i bukur?

-Si shpirt!!!
Ajo puliti qepallat e lumtur teksa perqafonte fort jastekun.

-Epo... ti e lidhur. Melisa e hengri livadhin me vellain tim... edhe une nuk do te mbes prapa.

-Ky asht shpirti i skuadres.
Ata perplasen pellembet te lumtura me njera tjetren.

Kur Zgjedh ZemraWhere stories live. Discover now