Merr fryme!!! Tani nxirre... Merr serish fryme... serish nxirre. Si ndihesh tani?
-Sikur jam gati me vjedh! Sikur po me merren mendt.
-Moj, se mos ke mbetur shtatezene kete here seriozisht?
-Aiii Anxhela, boll, ça flet. Jam nervoze!
-Nuk do ta beja çudi zemer sepse ju te dy mbite nje pallat te tere sebashku. Andi ankohet se nuk po na lini rradhe.
-Jo maj, po nuk e la une me e ba ma at gabim at surratin e vllait si ke. Lene tash kyt muhabet po me thuj si dukem??
-Shume e bukur, te kam rregulluar une prandaj.
-Faleminers shum. Ika une tash se asht tu me prit taksia si ai ka nis per me m'marr.
-Hej ndal nje sekond, a nuk mendon se je e veshur holle vetem ne ate bluze??
-Jo, kshtu me tha ai budalla me u vesh. Kushedi ça ka planifiku!
Anxhela rrudhi vetullat ne menyre mosbesuese por nuk i tha asgje.
-Mir zemer, befshi qejf.-Tapo e shofim ça i ka shkrep ne kry atij sonde.
Rosela e mbante veten. Akoma bente te painteresuaren, por edhe pse jetonin ne nje shtepi, edhe pse kishin bere gjithe gjerat qe nje çift ben, serish kishte kaq emocione. Praktikisht ky ishte takimi i tyre i pare. Zbriti poshte duke perseritur ate qe i mesoi Anxhela. Merr fryme thelle pastaj nxirre.
U afrua tek taksia.
-Ju jeni znjsh. Rosela?-Po, un jam. Po Françesko?
-Ai po te pret tek vendi. Me dergoi te te marr.... por...
-Ça kam?
Ajo ktheu shikimin nga vetja dhe pa mos kishte ndonje gje keq.-Mendoj se je veshur shume holle zonjushe.
-Jo. Kshtu me tha ai pak ma par ne telefon. Edhe une u habita.
-Ne rregull, eja te nisemi mos behemi vone.
Taksia u nis dhe brenda pak minutave ndodheshin ne vendin e percaktuar. Shoferi doli jashte dhe hapi deren. Rosela nuk doli, por dukej shume e nervozuar.
-Mos ka lujt mensh ai??? Jam ne mes te malit te Dajtit edhe me ka than me u vesh kshtu??-Prandaj u habita edhe une zonjushe. Shko tani dhe mos e ler te prese me gjate.
Ajo doli nga makina krenare, por ajri i ftohte qe depertoi nga ajo bluze e beri te strukej ne krahet e saj. Eci me hapa te shpejte, derisa mberriti afer lokalit. Jashte, po e priste Françesko i buzeqeshur, por sapo e pa te veshur ashtu buzeqeshja iu ngri ne fytyre.
-Rosela??? Si je veshur kaq holle???
-Huh?? Une holl? Ti mor idiot me the me u vesh kshtu!
-Une?? Po si te thashe une moj? Te porosita veçanarisht qe te vishje nje xhup.
-Po kujt dreqin i thu xhup ti?? Se une xhup i thom ksaj si kam veshun.
-Xhup?? Kjo nuk eshte xhup por bluze!
-A je i marr aaaa. Po xhup e bluz jan e njejta gja.
Ai e kuptoi çfare kishte ndodhur dhe filloi te buzeqeshte, pastaj e mori ne perqafim sepse ajo po dridhej.
-Shemtaraqja ime. Po ne xhup i themi nje veshjeje pak a shume si xhaketa.-Idiot, po na xhup iu thojm ktyne ktu si kam une veshun. Hajde him mren tash se marova.
-Emmm... po rezervimin e kam ba jasht.
-As mos te te shkojn ne mendje se rri une jasht ne kyt te ftoft.
-Beje nje prove. Pastaj brenda nuk kemi ku rrime. Eshte plot.
YOU ARE READING
Kur Zgjedh Zemra
RomanceAjo nga Veriu Ai nga Jugu Ajo ishte e llastuar. Ai i matur. Por asnjeri prej tyre nuk e linin te qete njeri tjetrin. Asnjeri nuk thonte po, por asnjeri nuk thonte jo. A/N: Per te shkruar kete liber kam marre pak ndihme nga nje shkodrane ketu ne watt...