-Çfare ka vjehrrushi qe nuk ha?
Rosela ngriti koken dhe shikoi babain e saj qe po qendronte plot nerva me mishin perpara. Ndodheshin tek shtepia e Françeskos si nje kthim vizite, ose thjesht sa per te kaluar nje darke te thjeshte. Buzeqeshi lehte, pastaj i foli Françeskos ne vesh.
-Nuk han se asht prek ne krenari. I keni vu perpara bishtin e qingjit.-Por... mikut ne kemi tradite qe t'i japin bishtin ne shenje respekti.
-Na ne shenj respekti i japim krytin.
-Auuu, po i them tani mamase qe t'ia nderrojne.
-Jo, jo mos se ater bahet ma shum me nerva. Lene se tapo i kalon.
Tere darken, Altini nuk preku as edhe nje cope ushqim. Te gjithe e pyeten se çfare kishte, por thjesht u tha se nuk kishte uri. Kur erdhi momenti qe te iknin, Lidiona i doli perpara.
-Rosela do te qendroje tek ne sonte.-E ça me ba Rosela ktu?
-Ua!! Po eshte ne shtepine e saj ketu. Do behet nusja jone.
-Bab, une po rri.
-Nuk ke ça ban mor bab, po ma mir hajde shpi, edhe masnesrit ater shkon ne Tiran.
-Mos u shqeteso vjehrrush, nuk e le une te fleje ne kolltuk nese ky eshte halli yt. E marr ne dhomen time.
Altini i hodhi nje shikim i nevrikosur dhendrit te tij te ardhshem. Mori gruan per krahu dhe pa thene asnje fjale u nis per ne makine. Andej nga gjysma e rruges ndaloi dhe bleu nje hamburger.
-Po tash ma mir te haje mishin e qingjit, apo kyt si po han?
E pyeti gruaja.-Me len iher, mos me fol se jam me nerva boll. Po ku ka pa bota me i nxjerr mikut bishtin per me hanger? Me dit se kisha vdek per buk nuk e haja.
-Po kshtu e kan traditen ata.
-Po pra... ah maj Rosela maj Rosela ça na bane me lidh miqsi ne fund te bots.
-Hajt tash boll u ankove se dhandrri asht metaman shum i mir vdeksha per te.
-Po maj gru po. Me ty sjellet mir ai, po a e ke pa si sjellet me mu?
-Se mos sjellesh ti ma mir me te. Shum mir ta ban. Mos harro se e torturove tan naten ne divan at nat edhe pse kishim bosh dhomen 4 me 4.
-Mir tash e mora vesh, un jam i keqi. Boll!
Ajo ngriti doren dhe e ledhatoi ne floke me nje buzeqeshje.
-Heret a von, vajza do te martohej. Ti nuk e ke hallin se asht vlonjat, ke hallin vetem se ajo don diken sa ty... noshta edhe ma shum.-Oooo avash ti iher. Une jam mashkulli si ajo ka me dasht gjithmon ma shum.
-Mir, mir. Hajde te ikum shpi tash se jam lodh boll kta dit.
*****
Roseles i doli gjumi nga disa te puthura ne qafe.
-Gjumashe, ngrihu.-Pse?
-Epo nuk do te rrish tere diten ne krevat. Duhet bere mengjesi, duhet fshire shtepia, i duhen bere kafete mamase dhe babit tim.
Françesko po tallej me te, nderkohe qe asaj nuk i kishte dale gjumi akoma mire. Mori jastekun nen koke dhe me te e goditi.
-Psikopat, qepe edhe me len me fjet. Nuk me ke lan rahat deri ne 2 te nates mram.-Eja tani, ngrihu se je nusja e shtepise. Duhet te fillosh te sillesh si e tille.
Filloi ai te qeshte.-Françesk... po nuk u zhduke per dy sekonda tapo te vras.
-Nje... dy. Une jam akoma ketu zemra. Eja tani ngrihu.
-Ahhhhh
Ajo i kerceu ne qafe dhe filloi ta godiste.-Mamaaaaa ka filluar te me rrahi nusja qe tani.
-Idiot...
Dera u hap dhe brenda hyri Lidiona.
-Uleni pak zerin se kane ardhur gjitonet te pine kafene e fejeses.-Cilet gjitone?
-Genta me Brikenen.
Kaq tha Lidiona, pastaj doli nga dhoma-Une po ngrihem tani. Ti po te duash fli serish. Kur te vendosesh te dalesh nga dhoma me thuaj se do te dalim xhiro neper Vlore.
-Ku po shkon ti?
-T'u jap doren gjitoneve.
-Mir!
Rosela uli koken ne jastek dhe mbylli syte serish kur diçka iu vertit ne koke. Menjehere hapi syte si nje e çmendur.
-Genta asht komshia llafazane, ndersa Brikena ajo vajza e te brendshmeve leopard tek videoja.Nje xhelozi e brendshme i buroi papritur. U ngrit nga krevati, shkoi ne banjo dhe u rregullua shpejt e shpejt qe te dukej e bukur. Me hapa te ngadalte dhe me nje buzeqeshje ne fytyre mberriti ne sallon.
-Nadja e mire!
U afrua dhe iu zgjati doren dy vizitoreve, pastaj u ul afer Françeskos duke nderthurur gishtat me te, gje qe nuk e kishte bere asnjehere me perpara.-Kjo eshte nusja moj Lidiona?
-Po kjo eshte Rosela.
-Ruaje Zot qenka shume e bukur. Duken shume bukur si çift. U trashegofshin.
-Faleminderit.
Françesko shtrengonte fort doren e Roseles dhe buzeqeshte me vete.
-E di se me pelqen shume kur behesh xheloze.-Une xheloze per at leopardin??? Pah!! Me vjen me qesh kur e shikoj, sepse me kujtohet videoja.
-Nuk do te kishte qene keq sikur te fillonit te rriheshit tani. Briki eshte bere gati, shikoje si t'i ka ngulur syte.
-Ouuu na ia thu emrin me shkurtim ti kshtu eeeee.
-E sheh qe je xheloze?
-Nuk jam.
-Je.
-Nuk jam thash edhe qepe se ater po i thom Gentes per ty edhe vajzen e saj.
-Mire nuk je. U kenaqe tani?
-Ncuq. Kam nji deshir me rrah 'Brikin'.
Françesko filloi te qeshte dhe e kafshoi lehtesisht ne vesh.
-Eja te ikim.-Ku?
-Xhiro neper qytet pra.
Pasi kerkuan leje nga te tjeret, u larguan dore per dore. Ecnin ne kembe sepse kishin qejf vete ashtu. Françeskon e njihnin dhe e pershendesnin shume njerez. Ndalej dhe fliste pak me ta, u prezantonte Roselen si te fejuaren e tij, pastaj vazhdonin rrugen te qete.
-Nuk do t'u zgjase.... Ata nuk kane si merren vesh.... Ajo eshte si idiote... Nuk shkojne fare bashke...
Keshtu flisnin te gjithe dhe deshironin te ndodhte. Prisnin me padurim lajmin kur te thuhej qe ata te dy jane ndare. Nje lajm qe nuk do te vinte asnjehere sepse Françesko me Roselen ishin dy njerez sa te kundert aq edhe te njejte.-E shikon sa vajzave u eshte thyer zemra? Secila prej tyre deshiron te jete ne vendin tend. A e shikon sa me fat je?
-Une me fat? Apo ti? Nuk ke ku gjen ma te mir se une kerko ku te dush.
-Po me te mire se une a ke ku gjen?
-Nuk e di, Hektori hala nuk me ka zevendesu mu, nersa ty Melisa te ka harru krejt. Çfar super djalit ka gjet.
-Mburravece.
Ai e ndaloi dhe ashtu ne mes te rruges i dha nje puthje. E shikuan te gjithe, dhe aty ishte ku çdo femer humbi plotesisht shpresat. Françesko ishte i dashuruar, nuk kishte aspak dyshim. Dhe djalin me te deshiruar te Vlores e kishte marre nje shkodrane. Dy njerez qe vinin nga tradita, dialekte, vende dhe mentalitete te ndryshme rane ne dashuri. Si dy magnete qe terhiqen nga te kundertat e njeri tjetrit ata te dy nuk mund t'i ndanin me. Sepse Rosa e tij e shemtuar tashme ishte shnderruar ne nje mjellme shume te bukur. Ishte gjithçka qe ai nuk kishte deshiruar asnjehere tek nje vajze, por serish ajo kishte gjithçka qe duhej qe ai te ishte i lumtur per tere jeten.
YOU ARE READING
Kur Zgjedh Zemra
RomanceAjo nga Veriu Ai nga Jugu Ajo ishte e llastuar. Ai i matur. Por asnjeri prej tyre nuk e linin te qete njeri tjetrin. Asnjeri nuk thonte po, por asnjeri nuk thonte jo. A/N: Per te shkruar kete liber kam marre pak ndihme nga nje shkodrane ketu ne watt...