Françesko qendronte si te ishte mbi gjemba dhe kur degjoi deren te hapej shfryu i lehtesuar. Ajo ishte kthyer heret, pra donte te thonte se takimi i saj nuk kishte ecur mire.
-Erdhe me ne fund!Ajo i hodhi vetem nje shikim e lodhur.
-Naten e mir!Sapo hodhi hapin e pare, ai e kapi nga dora.
-Çfare ke ne bluze?
Nje njolle e kuqe qe dukej sikur ishte njolle vere, ndodhej mbi bluzen e saj te verdhe.-Asisen, ma hodhi kamarieria.
-Sa keq po me vjen per ty!
-Mu aspak ne fakt. Naten e mir.
Sapo deshi te largohej per ne dhome, u degjuan te bertitura qe po afroheshin drejt deres. Andi me Anxhelen po ngaterroheshin.
-Zemer mjaft mos bej keshtu se nuk ishte faji im.-Ah ashtu! Ajo te puthi para syve te mi.
-Por... me zuri pa pergatitur, mos e bej kaq te madhe.
-Ti puthesh me ish te dashuren tende para syve te mi, edhe jam une ajo qe nuk duhet ta bej te madhe?? Mire te shohim te jesh ti ne situaten time.
Anxhela kaloi permes Françeskos dhe Roseles duke shkuar tek Driloni. Djali i gjore as nuk diti se çfare po ndodhte deri kur ajo e puthi per rreth 5 sekonda.
-Anxhela!!!!
Bertiten pernjeheri te zemeruar Andi me Françeskon.-He tani, si te duket ty kjo?
-Ti e bere qellimisht.
-Po a e kishim te puthnim te tjere para syve te njeri tjetrit.
-Ashtu?
Andi i verbuar nga inati u be gati te shkonte tek Rosela. Françesko e kuptoi menjehere çfare kishte ndermend te bente ai keshtu qe doli para Roseles.
-Wow avash ti njehere, çfare kujton se po ben?-Me fal por kjo motra jote te acaron nervash kot. Julisa e çmendur erdhi dhe me puthi papritur ndersa kjo ma le fajin mua.
-Ti e le te te puthte!
Bertiti sa mundi Anxhela.-Moj si nuk e kupton me kapi me zor.
-Oh i gjori ti, mos kot edhe te perdhunoi!
-Po ti qe me puth shokun qellimisht?
-E bera nga inati.
-Mjaft te dy se na shpuat daullet e veshit!
Bertiti Françesko. I kapi te dy nga krahet dhe i futi ne dhomen e gjumit te vajzave. Ketu bertisni njeri tjetrit deri ne mengjese.U mbylli deren me çeles pastaj shkoi edhe njehere tek Rosela dhe Driloni.
-Mor i marr, e ku me fjet une sonde??-Ne krevatin e Andit.
-Huh!! Me fjet ne dhom me dy djem???
-Fli ne kolltuk atehere.
-Po mor, edhe me merdhit tan naten.
Ajo dukej e acaruar teksa hapi deren e dhomes se djemve. Pas saj shkuan edhe ata te dy. Françesko u afrua tek dollapi i tij dhe nxorri nga aty nje bluze te ngrohte pambuku duke ia drejtuar asaj.
-Merre vishe sepse nuk mund te flesh me bluze te lagur.Ajo zgjati doren dhe mori bluzen, pastaj u hodhi nje shikim te dyve.
-Ça me shikoni ashtu? A po delni jasht derisa te veshem?-Pse te dalim ne qe jemi dy, dil ti.
-Delni thash. Edhe me nxjerre prej dhoms teme edhe po me urdhnon.
Ata shikuan njeri tjetrin ne sy por nuk folen asgje. Dolen nga dhoma dhe priten derisa ajo iu tha se mund te hynin. Driloni veshi pizhamat e tij ne banjo qe te mos e bente Roselen te ndihej keq, pastaj u fut ne krevat.
Te kunderten beri Françesko, i cili e shfrytezoi kete rast qe te tregonte trupin e tij te mireformuar. Nderkohe qe hiqte bluzen si ato filmat me slow motion, te gjithe muskujt e tij u tendosen duke nxjerre ne pah nje pamje vertet terheqese.
Rosela e pa rastsisht dhe shfryu, pastaj ktheu koken ne anen tjeter duke mbyllur syte. Ai vetem qeshi me ate reagim. Hyri ne krevatin e tij dhe mbajti koken nga ana e saj tere naten. Nuk humbi asnje çast, madje as nuk fjeti. Andej nga mesi i nates, papritur mbulesa e saj u anua gati duke rene ne toke dhe kembet e saj te bukura dolen te zbuluara. Zemra filloi t'i rrihte nga pamja qe po i servirej. Rosela e veshur me bluzen e tij vetem pak centimetra larg. Do te kishte deshiruar ta shikonte ashtu tere naten, por ajo kishte ftohte.
U ngrit dhe e mbuloi butesisht, pastaj nuk i rezistoi nje puthjeje teksa ajo dukej shume e qete. Afroi buzet ne ballin e saj dhe e puthi lehte te mos e zgjonte. Ajo vetem sa leshoi nje psheretime pastaj u kthye ne anen tjeter.
-Rosa ime e shemtuar!*****
I doli gjumi por pertoi te hapte syte. Gjeja e pare qe e goditi ishte parfumi i Andit qe mbante akoma jasteku. Menjehere u kujtua se ku kishte fjetur mbreme. Ktheu koken nga krevatet e tjere dhe i shikoi bosh. Ata te dy nuk ishin per fat.
U ngrit ne kembe dhe veshi xhinsat por nuk e hoqi bluzen e Françeskos. Arsyeja e pare ishte se bluza e saj mbante njollen e mbremshme qe i kishte hedhur kamarieria. Ia kishin arritur qellimit, ajo ishte bere xheloze. Ndersa arsyeja e dyte ishte sepse ajo bluze ishte kaq e bute dhe kaq e ngrohte. Te jepte rehati, pastaj edhe aroma e parfumit te tij nuk ishte e keqe.
Doli nga dhoma dhe i gjeti te katert te ulur ne tavoline duke ngrene mengjes.
-Nadja e mir. U pajtut ju te dy shyqyr!-Nuk kishim si t'i mbanim meri njeri tjetrit per bajram!
I tha Andi i lumtur.-Oh ti edhe Driloni keni festen. Pershumvjet!
-Faleminderit.
-He, ça keni ne plan me ba per fest?
-Do te shkojme ta festojme tek familjet tona dhe kur te kthehemi do t'u sjellim juve te treve embelsira dhe karamele.
Qeshi Driloni.-Sa mir si ju shkoi ne menje.
U ul ne tavoline duke mbushur pjaten e saj.-Te duket shume bukur ne trup bluza e Françeskos.
E ngacmoi Anxhela.-Po e di, apo nuk kenka edhe e nxeht. Me duket se u ba e jemja tash, nuk ia jap ma.
Françesko nuk i tha asgje, vetem buzeqeshi me koken ulur teksa hante. Pasi hengren mengjes, Driloni dhe Andi u ngriten ne kembe dhe moren te nisen per tek familjet e tyre.
Anxhela e mbante ne perqafim Andin.
-Boll aman se tre dit jan ata qyqet. Mos bani sikur nuk keni me u pa per nji vjet.-Anxhela shko edhe ti me Andin!
U degjua zeri i papritur i Françeskos.-Ça?? Jo mos ik Anxhela se nuk kam ça baj vetem me vllain tan ktu un.
-Eja tani se tre dite jane ato te shkretat jo nje vit.
I perseriti Anxhela Roseles.-Mbreme me telefonoi mamaja tha se dhe i ka marre malli per ty. Shfrytezo rastin qe i kemi pushim keta dite dhe shko takoji se po behet muaji qe nuk i ke pare.
Anxhela u gezua.
-Ide fantastike Fani. Eja te ikim zemer.Ajo puthi me te shpejte Roselen, pastaj u largua dore per dore me Andin. Pas tyre iku edhe Driloni.
-Po... une ça me ba me Franin?? Pse nuk e mort edhe at me vedi!
Tha ajo me te vogel teksa i drejtohej deres. Pastaj u kthye duke i dhene Françeskos nje buzeqeshje ironike. -Une po shkoj te Riku. Ti bash qejf vetem.
YOU ARE READING
Kur Zgjedh Zemra
RomanceAjo nga Veriu Ai nga Jugu Ajo ishte e llastuar. Ai i matur. Por asnjeri prej tyre nuk e linin te qete njeri tjetrin. Asnjeri nuk thonte po, por asnjeri nuk thonte jo. A/N: Per te shkruar kete liber kam marre pak ndihme nga nje shkodrane ketu ne watt...