-Dhoma ka pak pluhur se nuk eshte perdorur fare. Paçi fat!
Driloni iu buzeqeshi dhe pastaj doli sepse siç kishte thene ai po shkonte ne nje takim.Sapo vendosen valixhet mbi krevat, Anxheles i ra zilja e celularit.
-Zemer, jam tek apartamenti yt... epo tani i yni duhet te themi.Pasi foli disa sekonda me te shikoi Roselen me sy lutes.
-Andi me kerkoi te dal me te... a mund...-Ik maj shtrig se t'i palosi une teshat.
-Shume shume shume faleminderit, je shume e mire.
-Po tash jam e mir se deri itash po me thoje se jam perverse edhe e poshtun.
-Epo perversiteti nuk eshte gje e keqe, por une e kam te ndaluar.
Ajo i dha nje buzeqeshje ne ajer dhe u zhduk nga syte kembet.Rosela vetem buzeqeshi dhe filloi te nxirrte rrobat nga valixhet. Sapo kishte kryer me te Anxheles, hapi raftin e saj, kur papritur nga kapaku nje diçka e zeze kerceu duke u ulur ne gjoksin e saj.
-Aaaa kukuuuu, vdekaaaaa.... ndihmmmm... kukuuuuu!!Rosela bertiste por trupi i ishte bllokuar plotesisht. Ajo i kishte tmerr insektet, perfshire ketu edhe fluturat e bukura dhe te pafajshme.
Po merrte fryme me veshtiresi dhe po dridhej e gjitha. Françesko i vetmi ne shtepi i degjoi thirrjet e saj dhe u nis me vrap.
-Çfare ka?-Me...me.. kam nji merimang....
Ajo dukej me te vertete e tmerruar.-Ku???
Ajo uli syte vetem t'i tregonte se ku e kishte dhe kur e pa merimangen i mbylli edhe njehere e tmerruar.
-Ma hek, ma hek, ma hek, ma hek.......Françesko dalloi mezi merimangen e vogel perverse qe ndodhej mbi pjesen e zbuluar te gjoksit te saj.
-Çfare te te heq?
Kjo pyetje u be me nje kuptim te dyshishte.-Zoten.... heke se e kam tmerr.
-Mire, mire... qetesohu.
Ai u afrua dhe u mat dy here para se te tentonte te kapte merimangen nga gjoksi i saj. Sapo ai afroi gishtat, merimanga levizi duke u futur me thelle.-Aaa te raft pika... te thash me ma hek jo me ma fut ma mren!
Tmerri i Roseles po e bente ate te fliste pa arritur te kuptonte se Françesko i merrte fjalet e saj ndryshe dhe vetem qeshte.
-Fran... te raft pika hekeeeee.Ajo praktikisht kishte filluar te qante nga frika.
-Mjaft levize sepse perndryshe do te te pickoje.Ne çast ajo u ngri ne vend. Po merrte fryme me veshtiresi dhe vetem dridhej.
-Heke t'lutem.-Ngriji krahet lart, sepse duhet te heqesh bluzen si fillim.
Ajo beri siç i tha ai. Kishte mbetur ne duart e tij. Dhe mendja e poshter e Françeskos po e shijonte ne maksimum. Futi duart poshte bluzes se saj, dhe dalengadale teksa ia ngrinte lart i prekte edhe trupin. Rosela ishte shume e tmerruar per te kuptuar se çfare po bente ai. Pasi bluza pershkoi koken e saj, Françesko e flaku tutje duke e shikuar ne sy. Merimanga kishte rreshqitur nga trupi i saj dhe ra ne toke. Vetem atehere ajo arriti te merrte fryme lirshem.
Nuk e shkeputen kontaktin sy me sy, derisa u hap dera e dhomes dhe Andi me Anxhelen hyne brenda.
-Po ju te dy çfare po beni?Vetem atehere u permenden dhe Françesko uli koken duke shikuar merimangen. U perkul dhe duke buzeqeshur e mori ne dore.
-Kjo vogelushja e vogel ketu po shijonte gjoksin e Roses. Ndersa kjo psikopatja bertiste me sa fuqi kishte.-Ahaaaa dhe ne qe po mendonim se po e perdhunoje.
-Huh??
I pyeti ai i habitur.-Epo te bertiturat e saj... ma hek.. mos ma fut ma mren...
Andi po e imitonte ndersa Rosela e skuqur nga turpi e gjuajti me jastek.
-Jasht prej dhomet!!Françesko me Andin dolen ndersa Anxhela u afrua tek valixhja e saj.
-I paske vendosur te gjitha rrobat e mia ne vend??-Po.
-Eja te te ndihmoj me te tuat tani.
Ndersa ata te dyja sistemonin rrobat dhe pastronin dhomen nga pluhuri dhe ndonje insekt tjeter i mundshem, djemte kishin shtruar tryezen.
-Do te vini per te ngrene tani apo me mire mbani diete se jeni shendoshur shume.
U tall Andi me ta.-Erdhme, erdhme se po iu mesin ne fyt ju vetem.
Sapo ishin ulur qe te katert ne tryeze, erdhi edhe Driloni qe u ul u lumtur te hante me ta.
-He mor si te shkoi takimi?-Super. E keputa qe ne takim te pare!
-Kush na qenka ajo idiote qe t'i hedh syte ty?
I tha Andi.-Ha ha.. ne fakt e njoh qe te vogel ate vajzen sepse eshte vajza e kumbares se babait.
Dhe ne kete fjali Roseles i shkoi ushqimi keq duke e bere te kollitej. Françesko i dorezoi goten e ujit dhe kur me ne fund u qetesua u kthye te shikonte plot gjykim Drilonin.
-Vajzen e kumars te babit??? A je i çmenun ti?-Pse ç'te keqe ka?
E pyeten qe te katert pernjeheresh.-Mos ia futni kot tash. Po si guxoni me ia hedh syt njiher. A e dini se asht e ndalume me u ba krushq me kumaren?
-E ndaluar? Kush e tha?
-Traditat. Fmijt e kumars duhet me i konsideru si kushrinjt e tu. Se kur dy njerz lidhin kumari e konsiderojn njeri tjetrin vllazni.
-Po edhe kujt ia thua. Françeskoja i ka marre me rradhe te gjitha. Madje kur shikonte ndonje vajze te bukur i thonte babait te lidhte kumbari me ta.
I rrefeu Anxhela.-Mu m'iku oreksi tash. Iu baft mir!
Ajo u largua duke shkuar ne dhome. Qe te katert e shikuan çuditshem.
-E ka seriozisht ajo?-A more vesh tani vellaçko se paktikisht ke fjetur me kusherirat e tua.
-Boll moj Anxhela mos ma shpif.
-Keshtu i duket asaj. Me kete sy e sheh kete gje.
-Vertet e marrin verioret kaq seriozisht kete punen e kumbarise?
-Mesa duket po.
Driloni nxorri celularin dhe shkroi nje mesazh. Mori fund vajza e kumbares. Te dua shume por vetem si nje kusherire.
-Shyqyr Zoti qe nuk me more kumbar te vellait tuaj te vogel.
Shfryu Andi duke i bere te gjithe te qeshin.-Aman leri keto budallalleqe. Tradita idiote. Kot nuk i them une asaj maloke sepse ashtu eshte. A e imagjinon dot? Keshtu i takon qe une te kem te ndaluar gjysmen e vajzave te Vlores sepse kemi te shperndare kumbari ne te gjithe vendin.
-Thuaja asaj kete.
Françesko u ngrit ne kembe.
-Ku po shkon.-Po ja, po shkoj te pallohem nje çike me nje kusherire.
Ia ktheu ai duke qeshur.
YOU ARE READING
Kur Zgjedh Zemra
RomanceAjo nga Veriu Ai nga Jugu Ajo ishte e llastuar. Ai i matur. Por asnjeri prej tyre nuk e linin te qete njeri tjetrin. Asnjeri nuk thonte po, por asnjeri nuk thonte jo. A/N: Per te shkruar kete liber kam marre pak ndihme nga nje shkodrane ketu ne watt...