Elastic Heart

5.3K 263 200
                                    

Kishte mbi nje gjysem ore qe ishte zgjuar por nuk levizte aspak nga krevati. Nuk kishte pse ne fakt, kur arsyeja e lumturise se tij flinte e qete nen perqafim. Trupat e tyre akoma te lakuriqte puqeshin ne menyre perfekte me njeri tjetrin.

Mbante syte ne drejtim te saj dhe studionte çdo tipar te bukur dhe te bute qe kishte. Ato tipare delikate te cilat mundohej t'i mbulonte me ate masken e saj prej vajze te eger. Por ama mbreme dhe sot po humbiste ne krahet e tij. E mbante shtrenguar sikur po kerkonte mbrojtje nga ata. Nje mbrojtje qe ai do t'ia dhuronte per tere jeten tani e tutje. Deshi ta ngrinte me te puthura, ne menyren me te embel te mundshme, por vendosi ta linte te flinte. Te kalonte edhe pak ne gjume dhimbjen e paevitueshme qe do te ndjente sot gjithe diten.

Pak nga pak ndjeu sesi asaj po i hapeshin syte, dhe kur me ne fund bluja e syve te saj, u ndesh me kafen e syve te tij kerceu si e çmendur nga krevati. Jo, nuk kerceu, tentoi por u rrezua ne toke.
-Ahhh!!

Ashtu pa u ngritur terhoqi mbulesen nga krevati i Anxheles dhe mbeshtolli rreth vetes. U ngrit ne kembe dhe filloi te distancohej nga Françesko.
-Kuku per mu ça kam ba!! Jam e marr! Idiote. Por edhe ti e ke fajin ama.
Iu kthye atij duke i bertitur.

-Qetesohu Rosela. Nuk eshte gje!

E shikoi sesi ajo ndiente dhimbje, por sikur t'ia bente vetes per inat levizte sa andej kendej qe t'i shtonte ato. Mbase e mendonte si nje denim te asaj çfare kishte bere. U ngrit ne kembe dhe tentoi t'i afrohej kur ajo ia dha edhe nje te bertiture tjeter duke mbuluar syte.
-Ça ban mor!! Veshu shpejt, mos me del ashtu para.

-Mbreme nuk e kishe aspak bezdi te me shikoje keshtu.

Ashtu e mbeshtjellur me mbulese hapi deren e dhomes duke dale ne sallon. Françesko veshi vetem xhinsat pastaj shkoi te fliste me te. E shikoi per pak teksa ajo vazhdonte akoma te qortonte veten.
-Te lumt Rosela, ke lan nam. Jo po tash edhe nji zile te mungon edhe shko me dal me bagti tjera me kullot. Idiote... Si e bane at gja si? Si? Si maj te plaçin syt.

-Mjaft e bere kaq te madhe. Jemi te dy te rritur dhe te ndergjegjshem te asaj qe ishim duke bere, nuk ke pse e tragjizon kaq shume.
Mesa duket kishte dale nje problem qe nuk e priti ai. Rosela akoma nuk donte te kishte te bente me te, edhe pse i kishte dhuruar virgjerine.

-Mos me e ba te madhe?? Kam fjet me nji djal, si nuk asht as i dashuri, as i fejumi, as burri. Mos te mjaftojn tana kta je edhe vlonjat.

Dashur padashur atij i shpetoi nje e qeshur.
-Jam vlonjat jo alien.

Ajo u kthye ta shikonte me dy sy gjykues, sikur kerkonte te lironte peshen e fajit qe po mbante ne supe.
-Po ti??? Pse nuk ndale?? He???? Ça dreqin me bane mram si nuk mujta me te than jo... Mos me ke drogu???

-E ku ta kisha futur drogen sipas teje? Ne kastravec?

-Nuk perjashtoi anji munsi.

E rrethoi me krah duke e afruar prane vetes ne kerkim te nje puthjeje.
-Mjaft tani. Droga e vetme qe te kam dhene kane qene puthjet e mia, prekjet e mia....

-A e shef... he e disha une se m'ke ba diça ti. Mos je shtrigan???

-Persa i perket krevatit ke te drejte. Arrij vertet te bej magji, apo nuk kam dhe nje shkop magjik qe....

-Boll!
Ajo e shtyu nga vetja dhe gati gati sa nuk i ra mbulesa, por arriti ta kapte ne kohe. Pastaj vazhdoi serish te ankohej. -Po tash, kush me merr mu eeee? Çfar burrit me pranon mu?

Dhe ketu Françesko ia plasi nje te qeshure.
-He moj maloke! Mendoja se te kishte civilizuar ndopak Tirana.

-Kush po flet. Ti! Jam e sigurt se ti nuk e kishe marr grun si ka fjet me nji tjeter.

-Ne fakt ke te drejte. Para disa kohesh keshtu mendoja... por...

-Me more ne qaf mor psikopat. E disha une... isha e sigurt se m'i kishe hedh syt per kyt gja. Ça dreqin shikove te une iher. Un as e bukur nuk jam. Edhe e shemtume edhe kurv, bukur meta beqare per tan jeten.

Akoma vazhdonte te qeshte me idiotesirat e saj, derisa ajo e gjuajti me jastek. -Boll qeshe kurvar.

-Ouu nga pederast u shnderrova ne kurvar brenda nates. E bukur kjo!
Ai u afrua dhe i vendosi doren rreth qafes. -He moj Rose e Shemtuar se po nuk te mori kush, u pa puna, do te me mbesesh mua ne dore.

Edhe ajo me ne fund leshoi nje buzeqeshje te pakontrolluar.
-Pah, s'ka shanse!

-Pse çfare kam une qe nuk ka shanse!

-Une me i çu babit shpi vlonjat?? Prite kur te nxjerrin jasht me çifte.

-Çfare ka babai yt kunder vlonjateve?

-Asisen... po si une edhe ai iu ka inad. Ne mnyren si flitni. Bile a din ça thot. Me ardh alamet djalit dy metra edhe vetem kur e nigjon tu te than 'baba' si pederast i shtirur asht turp e marre e faqja e zez. Larg jugorve...

-Pse nuk thua se e paskam pak pune me ate babain tend une.
Tha ai me vete, pastaj u kthye nga Rosela. -Ne nuk i themi asnjehere vjehrrit 'baba'. Kush ia ka thene kete marrezi?

-Askush, e dina vet, ju kshtu i thoni tanve, jo njeres motra, jo tjetrit vella, jo tjetrit xhaxha...

-Jane menyre miresjelljeje. Por mama as baba nuk i themi askujt perveç prinderve tane.

-Ehuuu ku e ke hallin ti e ku e kam une.

-Eja tani, po çfare halli eshte ai.

Ajo u ul ne kolltuk dhe vendosi dy duart ne balle. Deshi nuk deshi filloi serish te qeshte.
-Imagjino pak momentin kur te me thojn si e ke hum virgjrin. Edhe une t'iu pergjigjem. 'Po ja, e humba ne nji bast.'

Filluan te dy te qeshnin nga ai budallallek, pastaj u afrua tek ajo.
-Me mire shko ne krevat dhe rri gjithe diten aty sot sepse je shume keq. E dalloj se mezi qendron.

-Ti mos me prek ma.

-Vetem sa te te çoj ne dhome.
I tha ai teksa e merrte ne krahe.

-Kjo gja nuk ka me nodh asnjiher ma... ça jam tu than edhe une... du me ik prej ksaj shpijet... nuk rrihet ma ktu.

-Nuk ke ku shkon Rosela. Tek apartamenti i vjeter ke tre djem aty, nuk ke ku fle nese per nje moment mendove te shkoje tek Riku.

-Dikun tjeter, ktu nuk rri ma.

Ai e shtriu ne krevatin e Anxheles dhe e mbuloi.
-Ne te dy jemi te rritur, dhe me maturine e te rriturve do te sillemi. Ne kaluam naten bashke. Dhe pastaj? Pune e madhe! Nuk je e para me te cilen fle, dhe me te gjitha kam marredhenie te mira.

-Nuk jam un e para per ty, po per mu ishe ti i pari.

-Mendoje si pjese te mesimeve qe te kam dhene derime tani. Duhet te kesh eksperience edhe ne krevat qe te kesh sukses me djem.

-Po une nuk du me vazhdu profesion prostitutet per me m'u dasht eksperienca.

Ai vetem i buzeqeshi, pastaj mori te dilte nga dhoma.
-Françesk prit!

-Çfare?

-Mire... une nuk po iku... po ti m'premto se kjo gja nuk ka me u permen, sikur nuk ka ndodh kurr... edhe s'ke me tentu ma asnjiher nji gja te till.

Ai shfryu.
-Si te duash ti. Te premtoj se nuk te prek me ne qofte se nuk do ti....

Kur Zgjedh ZemraWhere stories live. Discover now