E gjeti ate duke skuqur speca. Dallohej nga aroma qe ishte perhapur neper te gjithe apartament. Çfare e beri ate te qeshte nuk ishte se ajo po gatuante, por sepse veshur mbante kemishen e tij te bardhe e cila i rrinte e gjere dhe e gjate. Sa e sa vajza ia kishin marre bluzat ashtu. I vishnin pasi benin sex dhe nuk ia kthenin me. Imagjinoi edhe ate kur te vinte dita qe embelsisht te ngrihej nga krahet e tij pasi ai t'ia kishte matur çdo puls dhe t'ia kishte shijuar çdo pjese te trupit te saj delikat. Imagjinonte sikur duart e saj te zgjateshin per te marre bluzen per ta veshur dhe pastaj t'i jepte edhe nje puthje tjeter para se te largohej te bente mengjesin e tyre.
Nga ato mendime e shkeputi zeri i saj ne dukje djallezor.
-Oh erdhe ti? Ta mora pak borxh kyt kmishen. Shpresoj te mos e kesh problem se po fergoj speca..... ups edhe nji tjeter njolle vaji.... me fal, noshta e lan lavatriçja...... ups edhe nji tjeter... sa keq....Françesko kishte kryqezuar duart dhe ishte mbeshtetur per frigorifer. Mbante nje shprehje serioze ne fytyre vetem qe t'i dukej asaj se po fitonte. Por ajo as qe ia kishte idene se Françesko do t'ia kishte falur te gjjtha kemishat, vetem e vetem sikur njeren prej tyre ta hiqte nga trupi i saj.
Kjo ide e momentit e tundoi shume. Iu afrua dalengadale derisa e mbertheu ne cepin ku takoheshin furra me banakun. Me njeren dore e kapi fort duke mos e lejuar te levizte, ndersa me tjetren preku kopsen e pare te kemishes qe ndodhej afer qafes se saj.
-E di? Kjo eshte kemisha ime e preferuar... dhe nuk rri aspak bukur ne trupin tend, keshtu qe ups... iku njera kopse... ups edhe tjetra.Ai veproi ashtu derisa ia kishte zberthyer te gjitha dhe para tij tani ekspozohej trupi i saj i lakuriqte. E shikoi me sy qe po vlonin pastaj i dha nje buzeqeshje asaj. Rosela gati sa nuk po e vriste me sy.
-Merre kmishen edhe me lsho tash mu.-Te te tregoj nje sekret?
-S'du. Ik, a e more kmishen tane tash? Mu largo! Anxhela!!! Hajde fol me vllain tan.
Françesko afroi buzet tek veshi i saj dhe nderkohe qe fliste gishti i tij tregues po pershkonte ngadale nje vije qe fillonte nga xhinsat e saj, pastaj vazhdonte udhetimin per lart.
-Asnje femer me perpara nuk i ka veshur kemishat e mia pa bere seks ne fillim.-Un jam e veçant besoj. Tash heke at dor prej mejet ose perndryshe t'i kputa gishtat.
-Pse? Po te gudulis, apo po te çon ne ekstaze prekja ime?
-A e ke seriozisht ti?
Ajo u perpoq te lirohej por njera dore e tij kishte mjaftuar qe t'ia bllokonte te dyja duart, teksa tjetra shetiste e lire ne trupin e saj. Por ama kulmi arriti kur ai tentoi ta fuste ate poshte reçipetave te saj. Ne ato momente ajo mblodhi forcat dhe shkeputi njeren dore duke kapur pirunin qe ndodhej ne tigan. Pa menduar fare ia nguli atij ne dore.
-Ahhhh e çmendur! Me dogje.-Tapo ta nguli ne sy kyt her po ik m'u zhduk tash.
Ai e la menjane per nje moment dhimbjen e dores dhe i kapi pirunin nga dora duke e hedhur ne toke. Pastaj e ngriti Roselen mbi sup duke e terhequr drejt banjos. Kur kaloi para Andit, Anxheles dhe Drilonit e shikuan te habitur.
-Andi a kemi krem per djegie ne?
-Jo!
-Kam une ne sirtarin e dyte tek dhoma. Ai me kapak te kuq.. prit se po ta sjell.
-Jo jo Anxhela, mos... nuk ke nevoje, ti shko shiko specat sepse po digjen dhe mbetem pa darke pastaj. Me kremin merremi une dhe Rosa.
-Idiooooot, Anxhela... mos e nigjoooo hajde me nimoo.... pleeeeease.
Françesko e futi ne dhome dhe mbylli deren, pastaj e leshoi rendshem mbi krevat.
-Ça je tu ba?-Ti me dogje, tani ke per t'u kujdesur per plagen time.
-Nuk jam jot eme si me u kujdes per ty. Ti e meritove at gja.
Ai rremoi ne sirtar derisa e gjeti ate qe deshi. Pastaj ia gjuajti asaj.
-Mos fol me por eja me lyej doren, perndryshe nuk del nga dhoma.-Ke harru diçka. Une flej ktu, nuk e kam problem edhe po nuk dola. Problemi ka me ken te ti... imagjinoje pak Andin edhe Anxhelen ne nji dhom...
Ai e shikoi pa pike emocioni, per t'i lene asaj te kuptonte se nuk kishin ndikuar aspak fjalet qe i tha.
-Anxhela me Andin e kane ngrene pilafin me kohe... per çfare t'i kujdesoj me une ata te dy?-Qe te mos bahesh daje mas 9 mujsh???
-Fale Zotit, te dy e dine se ekzistojne prezervativat, ose Andi ka aq eksperience sa te terhiqet ne kohe.
Kur e pa se nuk po i ecte assesi, Rosela mori kremin plot bezdi dhe iu afrua atij. Kapi egersisht doren e tij dhe i hodhi kremin.
-Pra ti zotni eksperienca, perdor prezervativ apo jo?-Ncuq, nuk perdor sepse di si te ruhem. Ia kam me shume besen vetes sime sesa prezervativit.
-Pse nuk thu se kenke ba baba me kohe ti?
-Jo nuk jam bere, ta jap me firme dhe me vule. Ka vende te tjera mjaft ku une mund ta finalizoj aktin.
Menjehere ajo i dha nje te shtyre.
-Njeri i shpifun!Ai vetem qeshi. I pelqeu menyra sesi ajo u bezdis nga fjalet e tij.
-A di çfare me habit mua me ty?-Nuk du me e dit po ma hap deren tash.
-Si arrite ta besh Hektorin per vete? Ti nuk di as sesi te flirtosh, as se si te jesh sensuale.
Po ta dinte ajo qe edhe Françesko ishte budallallepsur pas saj, do t'i thonte. Po ja kshtu si ta mora menjen edhe ty. Por nuk e dinte akoma keshtu qe dha nje pergjigje tjeter.
-Sepse, une flirtoj dhe tregohem sensuale vetem me ken me intereson. Kapish???-Do ta ve une me bast se ti nuk je e afte qe te flirtosh me asnje djale.
-Po pra.
-Beje prove me mua njehere, kot.
-Nuk du. Po neser ne darke dona me dal ne nji klub natet me Anxhelen. Ne qoft se ke qejf me ta vertetu sa e aft jam me flirtu me nji djal, hajde edhe shiko.
Ai buzeqeshi, por ne te vertete po plaste nga brenda qe nuk e arriti ate qe deshi. Beri çfare beri u detyrua qe te pranonte.
-Ne rregull, aty do te jem dhe do te vertetoj me syte e mi kur secili djale te te refuzoje.-Tapo e shofim. Tash hape kyt der se du me hanger.
Françesko e shikoi edhe njehere pastaj qeshi.
-Ashtu ne recipeta do te hash ti? A nuk e ke ndermend qe te veshesh asgje?Vetem ne ato momente ajo u kujtua se ishte gjysem e zhveshur. Perplasi doren mbi balle dhe me te shpejte veshi bluzen e zeze qe kishte bere te fillonte nje histori dashurie.
-Ti e ke fajin si isha ba gati me dal zhveshun. Te merr menjen si idiot si je edhe te ban me harru.Pasi ajo doli nga dhoma, Françesko foli me vete.
-Mendjen edhe zemren do te t'i marr me patjeter.
YOU ARE READING
Kur Zgjedh Zemra
RomanceAjo nga Veriu Ai nga Jugu Ajo ishte e llastuar. Ai i matur. Por asnjeri prej tyre nuk e linin te qete njeri tjetrin. Asnjeri nuk thonte po, por asnjeri nuk thonte jo. A/N: Per te shkruar kete liber kam marre pak ndihme nga nje shkodrane ketu ne watt...