Love you now

4.8K 251 169
                                    

-Sa e bukur qe je Krista.

-E di! Ke ndonje gje tjeter qe do te me thuash?

-Dua te te puth.

-Çfare pret pra?

Ai buzeqeshi dhe filloi ta puthte duke mos i interesuar kush ishte rreth tyre.

-Seriozisht??? Jeni tu ma shpif.
Kerceu dhe tha Rosela. Ata te dy as qe ia vune re, por vazhduan te haheshin me njeri tjetrin. Ajo shfryu nga inati dhe hyri ne dhome duke perplasur deren. -Anxhela, ai vllai jot idiot ka harru se ne kyt shpi jetojn edhe tjer. Si dreqin meti tu u puth tan diten me at.... femen.

-Jane te dashuruar, çfare t'u themi?

-Aman, ken rren ai. E ban apostafat se kujton se po me ban mu xheloze. Para 4 ditsh me tha se me don mu.

-Te lutem Rosela. Po ku di vellai im te dashuroje. Ai u thote te dua te gjitha femrave me te cilat fle. Sot do njeren, neser i del tjetra perpara dhe harron ku i ka mendte e kokes. Keshtu ka qene gjithmone.

Rosela u duk sikur u prek nga fjalet e saj.
-Ke te drejt. Ai te dua e thot si me ken tu than nadja e mir. Ishalla me Kristen e ka seriozisht.

-Duke pasur parasysh se nuk i ka shkeputur kontaktet me te qe 2 vite, besoj se po.

-Une po iku shkoll. Mirupashim.
Hapi deren e dhomes, i shikoi edhe njehere ata te dy teksa vazhdonin te putheshin dhe nuk mundi ta linte me kaq. Shkoi ne kuzhine dhe mbushi nje gote me uje te ftohte. Sapo deshi te dilte ua hodhi permbi koke. Te dy u larguan duke leshuar nga nje britme.

-Moj mos je çmendur ti?

-Boll me kto skena te shpifuna. Gjeni vend tjeter. Shko ne dhome ma mir.

-Edhe aty do te shkojme pas pak.

Rosela u be gati ta godiste me gote, por shtrengoi dhembet dhe e mbajti veten. Doli jashte dhe po ecte me inat. Pas pak u mbeshtet per parmaket e shkallave duke marre fryme thelle.
-Qetsou maj idiote. Nuk ke arsye me ba kshtu. Thuj shyqyr si te harrovi edhe ka marr nji loder tjeter ne dor. Thuj shyqyr si nuk te puth ma me aq pasion edhe aq bukur sa vetem ai din.....

As mendimet nuk po i bindeshin me. Sapo e kuptoi çfare po nxirrte nga goja tundi koken dhe filloi serish.
-Vlonjat i marr maj asht. Edhe ti ma e marr si bahesh me nerva prej tij. Ufffffffff idiote ku shkove edhe fjete me te. Rosela, je vajz shkodrane... mos ban kshtu.

Ajo veshi nje buzeqeshje fallco pastaj shkoi ne shkolle. Perqendrimi tek shpjegimi dhe tek mesimet ia hoqen nga mendja ata mendime idiote. Pastaj pas mesimit shkoi tek Riku.
-He maj bibuqe, ça don ktu ti?

-A nuk ban me nejt me ty aaaa?

-Per Zoten me tan qejf, po jam tu dal me Arjeten itash.

-Aha, shko shko, edhe m'i thuj asaj te dashures tane se ajo njolla e venes si me ka ba at nat hala nuk asht hek. Ka me m'ble tjeter xhup tash.

-Maj shtrig, po te blej une edhe 5 tjera. Mjafton se ajo njoll na lidhi bashk.

-Hahahaha idiot shko tash mos e len me prit se po me shan ater. Une po rri me kta shokt tu.

-Pse nuk shkon te apartamenti jot ma mir?

-Ça tash as me nejt ktu nuk don me m'lan?

-Jo maj rri, po e kisha fjalen meqe nuk jam une.

-Ik ti ik se un po e baj nji dor letra me ta, masanej po iku.

Riku nuk i tha asgje me, veçse e puthi pastaj u ul poshte. Ne ecje e siper i lindi nje marrezi. Menjehere telefonoi Françeskon.
-Rosela nejti me shokt e mi... po une nuk jam aty... noshta te intereson ky informacion.

Kur Zgjedh ZemraWhere stories live. Discover now