Rude

4.9K 247 100
                                    

-Françesko ku dreqin je. Kam tere paraditen qe te telefonoj.

-Tani sa mberrita ne Shkoder Anxhela.

-Ne Shkoder??? Mos je çmendur gje? Çfare do aty? Roselen e ke ne Tirane mor i gjori im qe nuk ke mend.

-Po e di une per Roselen, por zonjusha e vogel me tha para nje jave se vjehrrushi im nuk na i paska ne qejf vlonjatet.

-Edhe ti si psikopat qe je, çfare ke ndermend te besh?

-Ta takoj, kaq! Duhet ta mbaj mire me te, ne fund te fundit do t'i marr vajzen apo jo?

-E bere fakt te kryer ti kete gje. Po Roselen e ke pyetur ndopak çfare mendon??

-Epo, nuk kam pse. Ajo tashme eshte e imja. Mendon ti se pasi e kam provuar ate do t'ia le ndonje personi tjeter. Jo jo, o Anxhel. Ajo eshte e imja edhe pike. Pashim tani se jam para zyres se tij te punes.

Parkoi makinen dhe doli jashte. Kishte shume vetebesim, nuk ishte nga ata djemte qe emocionohen ose frikesohen kur takohen me babate e vajzave. Hapi deren prej xhami dhe hyri brenda.
-Mirdita zoteri!

Ai ngriti koken nga shkresat e shumta, pastaj hoqi syzet.
-Mor djal, mos kot je ti ai si rrin ne shpi me Roselen?

-Ah, po.

-Ça don ktu? Ka noj problem vajza jeme? E bezdis kush? Ka fillu drogen? Ka met shtatzan? Po ç'ne vajza jeme as me fjet me ken nuk ka fjet hala?

Françesko e shikoi çuditshem. Dhe pastaj ishte ky qe gjykonte vlonjatet.

-Tani e kuptoj ku e ka marre Rosela aftesine te ktheje çdo situate ne tragjedi. Jo zoteri, ajo eshte.... jo shtatezene, ta siguroj kete gje. Çdo gje me vajzen tuaj eshte ne rregull.

-Uhhh shyqyr!
Ai u ul edhe njehere ne karrige i lehtesuar. -Po ater, ça don ktu ti?

-Une... epo kisha nji pun me nji djal ktu ne Shkoder edhe me tha ta takoja te flamujt, por une mezi gjej Shkodren si qytet.

-I ke te posta.

-Po ta perseris... une mezi di ku eshte Shkodra, lere pastaj posta apo flamujt. Dhe meqe ti je personi i vetem qe njoh dhe qe arrita te gjej.. epo erdha tek ti.

-Prit edhe nji gjys oret sa te marr pushimin e dreks edhe po shkojm te piazza me hanger nojsen edhe presim at shokun tan.

-Shume faleminderit zoteri.

Ai u ul ne karrige dhe e priti teksa ai kryente pune. Bisedonin per gjera sado te vogla dhe detaje te parendesishme sa per te thyer heshtjen, ndersa Françesko po jepte maksimumin e tij qe t'i linte nje pershtypje te mire. Madje e beri edhe te qeshte disa here. Duke marre parasysh se Shkodra eshte vendi i humorit, mendoi se ishte nje arritje qe ai qeshte me batutat e tij.

Keshtu kur mberriten tek restoranti porositen per te ngrene, faturen kembenguli qe ta paguante ai, por babai i Roseles i tha se ne Shkoder paguante ai. Ne Tirane pastaj do ta diskutonin ate gje.

-Po ai shoku jot ku bahet si nuk erdhi?

-Lere ate kokeqepe sepse me ka genjyer. Me ka bere te vij deri ne Shkoder per nje loje te tijen.

-Te iku rruga kot pra pse nuk thu?

-Jo, mua nuk me duket kot. Te pakten fitova nje dreke falas.

-Po veçse per 10 mije lek drek harxhove 20 mije lek naft.

-E kam makinen me benzine s'ka gje.

I ati i saj filloi te qeshte.
-Kenke i lezetshem ti dreq.

-Eh, faleminderit per komplimentin. Po ajo Rosela ku e ka marre tere ate urrejtje qe ka per vlonjatet.

-Uh!! Kushedi.

-Po pra, sepse ju nuk me dukeni sikur i urreni. Pershembull me mua po silleni shume mire. Si do t'u dukej sikur Rosela te me zgjidhte per burre.

-Asnjiher!
Tha ai me nje fryme.

-Çfare?

-Ja.. e kisha fjalen, nuk iu zgjedh vajza jeme asnjiher se ti e the vet, i ka inad paksa jugort, asisen personale me ty.

-Do te thuash se Rosela e ka problem, ti jo?

-Un jo.
Iu pergjigj ai lehtesisht sepse mendonte qe ishte e pamundur qe vajza e tij te merrte nje vlonjat. Keshtu ai ia linte vetem asaj fajin.

-Ashtu??
Françesko u ngrit ne kembe disi i nervozuar qe nuk kishte arritur te merrte aprovimin e tij. I zgjati doren dhe ia shtrengoi te tijen duke e pershendetur. -Do te shikohemi serish pas disa javesh baba!

-Baba???
E pyeti ai i habitur, por tashme Françesko i kishte kthyer kurrizin dhe nuk i ktheu me pergjigje.
-Keq vjehrrush. Mesa duket do te kem edhe me ty probleme. Sikur te mos mjaftonte kokefortesia e Roseles na dole edhe ti tani!

******

Sapo kishte dale nga mesimi dhe u ul per pak tek nje stol sa te fliste me babain e saj.
-Per her te funit po ta thom... nuk kam asisen me Franin... po ça dreqin di vet pse te ka than flasim mas disa javsh edhe te ka thirr bab? Asht i marr, e kam kuptu me koh kyt gja. Mos e ke nigju ti gabim? Aman babi, sa dola prej msimit e kam menjen lamsh mos ma ban ma zi ti. Pashim, te du shum edhe mos u merzit se nuk te bij ne shpi vlonjat, tapo e marr anej ka dukagjini per me te ba qejfin krejt.

Mbylli telefonin dhe shfryu nga inati.
-Pika te raft ma mir idiot. Ça ke dasht ne Shkoder?

-Mirdita bukuroshe!
Ajo ngriti koken lart dhe arriti te shquante fytyren e nje djali qe po perpiqej te flirtonte me te.

-Ah kur me ranen per hise tan te marr. Sikur i terheku me magnet une. Ça te kam ba mor Zot!
Fliste me vete nderkohe qe kishte marre çanten dhe po largohej. Djali e kapi nga krahu lehtesisht.

-Pse po iken? Ti nuk me ke njohur akoma, mos me quaj te marre direkt.

-Mesa maj men une, ti je ai djali te klubi si me tha se nuk jam ne naltsin tane, kshtu si mirupafshim.

Ai kruajti koken.
-Epo... e thashe ate gje sepse keshtu me kishin udhezuar ate nate, por ti.... ti je e mrekullueshme.

-Kush te kishte udhzu edhe perça?

-Nuk ka rendesi. Tani me thuaj pak si e ke emrin.

Rosela ishte nervozuar.
-Ma mir fol, se pasha krytin e babs i thom nji kushrinit me te var mes Tirans me kry posht edhe lakuriq.

Ai ia leshoi krahun menjehere.
-Ou, ti vertet qenke e çmendur.

-Fol mor se te rrjepa te gjall!

-Françesko na tha te te refuzonim sepse donte te fitonte nje bast ate nate.

Ajo beri nje fytyre te acaruar.
-Hah po sigurisht ai, gjithmon e gjen nji mnyr te ulet me fitu bastet.

U nis per ne shtepi dhe dukej sikur i kishin dale kembet e reja. Aq e nervozuar ishte saqe edhe kur po perpiqej te hapte deren, nuk i funksiononte çelesi. Ishte Anxhela ajo qe ia hapi.
-Rosela a je mire?

-Ku asht ai palla si ke per vlla?

-Emmm ne dhomen e tij por me duket se eshte duke fjet....

Ia la fjalen pergjysme dhe u nis si vetetime. Nuk pershendeti as Andin dhe Drilonin qe po e shikonin habitur qe nga kolltuku.
-Ve bast 500 leke se kete here grindjen e fiton Rosela.
Tha Driloni.

-Une 1000 se e fiton Françesko.
Ia ktheu Andi teksa i shtrengonte doren.

Kur Zgjedh ZemraWhere stories live. Discover now