****Pas 5 vitesh****
-Nxitoni se u bame von.
Rosela ndodhej ne makine dhe po priste dy meshkujt e jetes se saj qe te dilnin nga shtepia. Po vononin dhe nje Zot e di çfare kishin ne plan te benin. Zgjati doren tek timoni i makines dhe i ra borise tre here rrjesht. Priti, priti dhe serish priti. As boria e makines, as e thirrura e saj nuk po i benin qe te dilnin. Shfryu e lodhur. Nxorri telefonin dhe thirri numrin e shtepise pasi po pertonte te dilte nga makina.
-Ju te dy?? Edhe sa koh iu duhet. Tapo humbi celebrimin.-Ja shtrige se tani dolem.
Mbylli telefonaten dhe menjehere pa sesi dera e shtepise u hap. Te kapur dore per dore, te veshur bukur dhe me floke te rregulluara bukur me xhel dolen ata te dy. Babë e bir. Dy meshkujt qe kishin mbushur jeten e saj plot lumturi. I shikonte teksa afroheshin drejt saj dhe i gjithe nervozizmi i krijuar u zhduk menjehere. Françesko futi Ergin ne sediljen e pasme dhe i vuri rripin e sigurimit, per te cilin gjithmone do te ankohej vogelushi.
-Ufff pse duhet me e vu kyt rryp, a thu se po bajm aksident.-Qepe aty se i ke ngjare koke e kembe mamase tende ti. Edhe per te folur flet si ajo.
-A thu se nuk te pelqen si flas une.
Ia ktheu ajo me buzeqeshje.-Po, sidomos kur flet ne shtrat.
Ky koment i vogel ngacmues nuk mund te kalonte pa nje te goditur nga Rosela.
-Nis makinen ma mir, se t'u fol kshtu marrinash para djalit na e ke ba pervers si vedin.Françesko buzeqeshi dhe ndezi makinen duke u nisur.
-Ai eshte shpirti i babait, te pakten ne kete aspekt me ka ngjare mua. Apo jo yll!
Iu drejtua ai teksa e shikonte nga pasqyra.-Bab, a jam ba i bukur?
-Po kot nuk vonuam me shume se mamaja qe te rregullohemi. Duhet te dukemi te bukur qe te na kene te gjithe zili aty tek diplomimi.
-Une jam ba i bukur per grun teme.
Goditi 4-vjeçari duke i lene te dy te habitur.-Po ti mor qe hala ban pipin ne shtrat, ku ke gru ti?
-Mam!!! Une nuk e baj pipin ne shtrat.
U skuq ai i teri. -Kam edhe gru. Ajo vet me ka pranu.-Ndonje tjeter qe lag krevatin si ti me siguri.
Vazhdoi ta ngacmonte i ati.-Jooooo
Ergi ishte bere gati te qante. -Une kam gru Alesian.Dhe ketu eshte ku Françesko frenoi ne çast. Po te mos kishte pasur rripin, me siguri vogelushi do te kishte fluturuar jashte xhamit ne ato momente. Per raste si keto ia vinin gjithmone ate. Te dy, burre dhe grua nisen te qeshin me te madhe.
-Zemra e mamit, po dadon ke per gru ti??-Ajo me don.
Kryqezoi duart ai i indinjuar.-Po, por don edhe Drilonin ajo.
-Mu me don ma shum!
Protestoi serish.Françesko shikoi Roselen pastaj nisi serish makinen.
-Mund te them se Driloni ka nje kundershtar te forte. Eshte biri i babait ky.-Boll mor fole, ne vend si me i bertit per ça menon qysh tash, na i jep edhe kurajo.
-Po mir te keqen babai, kur u martuat ju qe ta quash grua?
-Nuk jena martu!
-Atehere pra, nuk mund t'i thuash grua.
Ai rrudhi buzet duke e nxjerre pak me jashte ate te poshtmen ne shenje merzie.
-Du me u martu me te.-Te duhet te presesh edhe 14 vjet derisa te arrish moshen madhore.
YOU ARE READING
Kur Zgjedh Zemra
RomanceAjo nga Veriu Ai nga Jugu Ajo ishte e llastuar. Ai i matur. Por asnjeri prej tyre nuk e linin te qete njeri tjetrin. Asnjeri nuk thonte po, por asnjeri nuk thonte jo. A/N: Per te shkruar kete liber kam marre pak ndihme nga nje shkodrane ketu ne watt...