Kid in love

4.4K 253 122
                                    

-Françesk ndrrova menje, nuk vij me ty!

Ishin pikerisht tek dera e shtepise se atyre dhe sapo u bene gati t'i binin ziles, ajo shkeputi doren nga e tija dhe u largua.

-Budallaqe, eja tani. Mos bej si femije. Ne do te fejohemi edhe sikur te kemi te gjithe Shqiperine kunder.
Ai e terhoqi nga beli duke puthitur trupin e tij me te sajin dhe i buzeqeshi. -Pastaj ti nuk i ke njohur akoma gjysherit e mi. Do ta shikosh sa do te te pelqejne. Me kane pike te dobet dhe poashtu do te te duan edhe ty.

-Ufff, po u veshtirsunen punt aty mren, te betohem se iku.

-E ku mendon te shkosh ne mes te nates ti ne Vlore?

-Dal e tres. Aty nuk rri. Mos meno se nuk e di une sa me sy te keq i kan veriort.

-Poashtu edhe juve jugoret. Mjaft tani. Me ler t'i bie kesaj zileje te gjore sepse po presin ata.

Rosela shfryu edhe njehere si per te liruar gjithe ate stres qe kishte mbledhur, pastaj priti sa te hapej dera. Ajo nuk vonoi te hapej, sikur te kishin qene duke i pritur prapa saj, pasi me zilen e pare, u shfaq perballe nje burre i moshuar.

-Qypi i babait, erdhe ti?
Ai perqafoi Françeskon fort, pastaj i hodhi Roseles nje shikim djallezor qe e analizoi nga koka tek kembet. -Po kjo zonjusha me ty?

-Emm... une jam shoqja...
I zgjati ajo doren pa e ditur se çfare te thonte.

-Je shoqja apo....

-Nusja baba eshte. Ajo per te cilen te kam folur e ke parasysh? Foton qe te kam nisur.

-Po mor shoku i babait, po aty tek fotoja nuk tregoheshin keto bukuroshet ketu.
Ai beri me shenje per nga gjoksi i Roseles.

-Avash ti njehere se e kam sjelle te njihemi, jo te ma gjuash ti.

-Pse ke frike se do te ta marr?

-Te padis tek nëna pastaj po rri urte.

-Nena jote eshte plakur mor bir, per cfare me duhet.

-O nenaa, eja se ky babai nuk po rri rehat sonte.

Menjehere tek dera u shfaq e buzeqeshur nje plake e mbajtur. Mund te dallohej fare mire se kishte disa tipare te bukura qe as mosha nuk i zhdukte. Françesko i kishte ngjare asaj paksa. Ajo u afrua dhe ne vend qe te puthte nipin te parin, puthi Roselen.
-U t'u befte nena kurban ty, po çfare eshte kjo bukuri qe na ke sjelle per darke mor te keqen? Ejani hyni brenda se ngelet ne dere.

Kur pa ngurimin e Roseles, Françesko i kapi doren dhe e terhoqi brenda.
-Po ata dy zoterinjte e mi, nuk kane ardhur akoma?
Pyeti ai sapo hyri brenda, duke iu referuar prinderve.

-Po tani, kishte pak pune Sabjoni dhe njoftuan se do te vine me vone. Per mendimin tim eshte ajo Lidiona qe po perpiqet te behet e bukur qe t'ia kaloje nuses tende, por kjo qenka si yll, kot qe po mundohet.

-Nena, po flet per mamane time a e di?

-E di mor te keqen e di. Une nuk thashe ndonje gje. A jeni te uritur? Çfare keni qejf te hani? Byrek apo tave krapi?

-Tave krapi???
Pyeten te dy pernjeheresh te habitur.

-Po meqe nusen e kemi nga Shkodra, thame t'ia bejme qejfin nje dite me nje gatim nga ana e saj. Kam shetitur gjithe Vloren per ta gjetur nje te shkrete krap. Po me krap se krapi, ishte ai krapi qe ma shiti krapin.

Rosela filloi te qeshte me lojerat e gjyshit te Françeskos.
-Emmm.. faleminers per mundimin si keni ba per mu, po seriozisht si nuk ishte nevoja.
Pastaj u afrua tek veshi i Françeskos. -E urrej taven e peshkut. As me zor nuk kan mujt me m'ba me e hanger prindt e mi.

-Mesa duket do te te duhet ta hash ketu sepse gjynah babai dhe nena. Te shkretet jane munduar aq shume sa nusja nuk iu ha as gatimin tani.
Ia ktheu ai me te tallur. E kishte pare sa keq ndihej Rosela, por i pelqente ta bente te ndihej me ne faj.

-T'urrej!

Ai beri serish buzeqeshjen e ardhurueshme, pastaj iu drejtua gjysherve te tij. -Do te fillojme te hame pasi te vine edhe mamaja me babain.

U rehatuan secili ne kolltuk derisa te vinin prinderit e Françeskos, dhe filluan te benin bisede sa per te kaluar kohen.
-Po he njehere kolopuça te dashuruar. Na tregoni si u njohet apo si u dashuruat. Si ma genjeve kete budallain tim?

-Baba, per t'i rene shkurt kemi nje problem te vogel dhe te parendesishem, por qe me duhesh ti ta ndreqesh, se vetem tek ti kam besim.

-Mos do te behemi me ndonje sternipçe, he??? Gjithe ky azgan ketu as qe nuk do ta vija ne dyshim ne fakt.
Luajti ai vetullat serish me shikim djallezor.

Rosela u skuq ne fytyre dhe u perpoq te fshihej edhe me shume pas Françeskos.
-Jo baba, kemi kohe. Te marrim miratimin e babait te saj njehere... se nuk para shkoj mire me te.

-Pse mor çfare i ke bere?

-Jam ngaterruar dy here me te.

-Uh mos e çaj koken. Vij une qe nga Vlora deri ne Shkoder dhe nuk ia leshoje deren derisa te na e japin nusen tone te bukur.

-Po te keqen nena, po ku te gjejme nuse me te bukur dhe me te mire. Kesaj as zeri i gojes nuk iu degjoka.

Françesko u kthye ta shikonte Roselen i buzeqeshur.
-Prisni prisni se nuk i ka nxjerre akoma briret se pastaj do ta degjosh zerin e saj ti.

-Me shume se mamaja jote nuk besoj te bertasi gjithsesi.
Shfryu ajo.

Dhe ketu dallohej xhelozia mes nuses dhe vjehrres. Ato ishin armike sepse luftonin per dashurine e te njejtit mashkull. Prandaj edhe gjyshja e donte kaq shume Roselen. Si fillim sepse ishte vajza qe nipi i saj i dashur kishte zgjedhur dhe dukej i lumtur, pastaj sepse ajo ishte nga Shkodra, dhe kjo gje bente Lidionen te luante mendesh. Ishte pak a shume si nje hakmarrje nga ana e saj.

-Une njehere jam mese i lumtur qe na e gjete vete. Se kush do te shkonte ne Shkoder te pyeste per sojin tuaj!
Ia ktheu gjyshi i tij, pastaj ktheu vemendjen nga Rosela. -Po ti moj vellai i babait, si te duket nipçja jone?

-Emmm, vellai i babait??
Perseriti ajo e hutuar.

-Lere moj te keqen nena, se i kane rene trute ne qafe ketij me kohe, medemek po ben lojera. Hiç mos i kthe pergjigje.

-Po te thote se je e shemtuar. A e sheh? Kot nuk te kam thene une se je shemtarraqe ti.
I tha Françesko duke i dhene nje puthje ne faqe. Por Rosela ia ktheu me nje grusht ne krah.

-A te keqen nena, a po e godet edhe njehere kur te kemi Lidonen ketu?? Te te shohi edhe ajo edhe te kenaqem une kur t'i ngele kafshata ne fyt.

-Nenaa!!!
Ngriti zerin edhe njehere tjeter Françesko.

-He ore se po tallesha. Nuk e kam aq inat sepse me ka falur dy nipa dhe nje mbese si rreze dielli. Po bej lojera edhe une nganjehere.

-Kaq e eger eshte edhe ne krevat?

-Babaaaa!!
Keta te dy po e çmendnin ate. I donte shume por kur perpiqeshin te ishin disi liberale harronin sa ne siklet i vinin.

-He he he, po beja lojera. Por seriozisht si eshte ne krevat?

-Mendon se do te ta tregoj ty une??

-Perderisa po i con unazen ne gisht e kam diku idene si mund te jete.
I qeshi ai.

Rosela u afrua edhe njehere tek veshi i Françeskos qe te fliste me te lehte.
-Tash po e shof une kush ti paska msu tana te zezat si din ti!! E paske gjyshin ma qejfli se vedin...

Kur Zgjedh ZemraWhere stories live. Discover now