-Oh keto vajza!! Çfare po vononi kaq shume. Ikem dhe iu lame vetem po nuk dolet per 5 minuta.
Driloni, Andi dhe Françesko ndodheshin ulur ne kolltuk. Iu kishte mjaftuar vetem 9 minuta secilit qe te beheshin gati, ndersa vajzat kishin 1 ore e 14 minuta te mbyllura ne dhome duke mos ditur te dilnin.
-Shpresoj te jete duke vonuar ajo e jotja.
I tha Andi Françeskos i lodhur nga pritja 40 minuteshe.-Anxhela e ka per zakon te vonoje.
U perpoq te linte fajin tek e motra ai.Teksa e kishin humbur shpresen qe ata te dyja do te dilnin sonte, u hap dera dhe dy vajzat u shfaqen me te bukura se asnjehere. Me fustanet e ngushta qe perqafonin mrekullisht format e tyre te trupit, dhe me makeup-in e vendosur me shume kujdes dhe pa e tepruar. Ondet e Anxheles ishin shtrire plotesisht duke i dhene nji hije shume te bukur, ndersa floket e drejte te Roseles kishin marre nje perdredhje te vogel ne fund.
-Çfare po benit tre ore aty bren.....
Qortimet iu ngecen ne fyt sapo kthyen koken t'i shikonin. Dukeshin si ata femijet qe shkojne per here te pare ne Disneyland. Driloni i shikoi shoket e tij duke qeshur pastaj iu drejtua vajzave.
-Dilema e dites. Cila prej jush vonoi me teper?Françeskoja e qelloi me shpulle pas kokes, ndersa Andi kete here nuk arriti te rezistonte. Paçka se ishte edhe i vellai aty. E kishte te nevojshme ta puthte ate mrekulli qe i kishte dale perpara.
-Ore ju, mjaft hengret buke para te varferve.
Iu bertiti ai teksa po i rezistonte tundimit te bente te njejten gje me Roselen.Çifti i pare dolen krah per krah me njeri tjetrin. Rosela u afrua tek Françesko e buzeqeshur.
-A je gati me humb bastin sonde?-Po ti a je gati te refuzohesh nga çdo djale sonte?
-Tapo e shofim.
-Eja te nisemi pra.
Ai beri krahun ne gjysem hark dhe po priste qe ajo t'ia kapte ate, por Rosela nuk e kishte ndermend, u afrua tek Driloni dhe qendroi krah per krah me te.
-Tash munena me u nis.*******
Ajo u afrua lehtesisht tek banaku, prane nje djali vertet te bukur.
-Mirmrama!-Pershendetje.
Ia ktheu ai ftohte.-Çfare ban nji djale kaq i bukur si ti, vetem sonde?
-Epo, disa femra nuk e meritojne shoqnine time.
-Sa keq. Po une a e meritoj?
Ai e shikoi nga koka tek kembet pastaj buzeqeshi.
-Seriozisht mendon qe nje femer si ti ka shanse me mua?Rosela u thye nga keto fjale. Mashkulli i katert sonte qe e refuzonte ne menyre poshteruese. Mesa dukej tiranasit ishin vertet qenie kot. U nervozua dhe i hodhi pijen plotesisht mbi kemishe, pastaj u largua. Ishte shume e lenduar krenarisht qe te kthehej tek tavolina ku po e prisnin te tjeret, prandaj doli jashte klubit duke u ulur mbi pragun qe ndante lulishten me rrugen e asfaltuar. Po dridhej nga i ftohti sepse kishte harruar xhaketen brenda, sebashku me çante. Mbeshteti berrylat per gjunj dhe vendosi gushen ne duart e saj.
-Pederasta tetan. Tiranas idiota!Françesko e shikoi teksa i derdhi pijen mbi kemishe Florit dhe pastaj u largua. Buzeqeshi djallezisht dhe u afrua tek djali.
-Faleminderit!-S'ka gje, por ma ke borxh nje kemishe. Shiko si ma beri kete.
-Do te te jap dy. Cilat te te pelqejne me shume.
-Ta dish se te refuzoja ate femer ishte gjeja me gay qe kam bere deri me sot.
-E di, por ishte e domosdoshme. Falenderoi edhe 3 çunat e tjere.
I shtrengoi doren ne shenje vllazerore dhe pastaj u afrua serish tek tavolina. Mori ne dore xhaketen dhe çanten e saj, pastaj u nis ta kerkonte.
-Po patet mundesi mos ejani fare sonte tek apartamenti.-A e sheh Anxhela? Sapo na dha lejen te shkojme ne hotel.
U tall Andi, por nuk i shpetoi nje te share qe ia keputi Françesko.Kur doli tek dera e klubit hodhi syte rreth e rreth qe ta kerkonte. Mezi arriti te dallonte fustanin e saj te kuq ne nje cep ne erresire. Buzeqeshi dhe filloi t'i afrohej me ngadalesi. Ajo po dridhej nga i ftohti. Me delikatese, ai i hodhi xhaketen e saj mbi supe. Ajo as qe e ngriti koken ta shikonte. Françesko u ul prane saj.
-Aq shume u lendove?-Une e huma bastin, ti fitove. Jam kot, nuk di me flirtu aspak me djem.
-Po nuk ka gje, nese ke qejf te mesoj une.
-Ti?
-Po une, per tre jave do te te mesoj çdo sekret profesional. Pas tre javesh do te vijme serish ne po te njejtin klub dhe sebashku do te behemi mbreterit e nates.
-Cili shenjt te ka prek ty. Deri dje me thoshe Rose e shemtume.
-Serish Rosa e Shemtuar je, por nje projekt qe marr persiper. Per inat te çdo djali qe te refuzoi sonte. Si mendon? Je gati te kthehesh per te marre hak?
Ajo ngriti koken dhe shikoi fytyren e tij qe dukej e qete dhe e sinqerte. Por as qe e dinte e gjora qe pas atij qellimi, fshihej nje me i fshehte, nje deshire qe ajo te pranoje, sepse pasi te pranonte dhe prapa do te behej pjese e lojes se tij. Nje loje qe shpresonte ta fitonte me nje çmim. Te merrte si trofe zemren e saj.
-Vetem per inad te tiranasve. Per inad te çdo djali qelbsin... pranoj.
Ne fytyren e Françeskos u shfaq nje buzeqeshje perverse. Afroi koken duke mberthyer fytyren e saj me duart e tij. Pa asnje paralejmerim ai e puthi. E puthi, por kete here perdori te gjithe talentin e tij. Ishte ky momenti qe kishte pritur gjithe naten, qe nga momenti kur e kishte pare teksa dilte nga dhoma.
-Mmmm... ça dreqin je tu ba?
I tha gati gati pa fryme, sapo u shkeput nga puthja.-Mesimi numer nje. Te dish te puthesh mire.
-Deshta me msu me flirtu, jo me msu si bahet seks.
-Do te te mesoj ne çdo aspekt. Por gjithmone duhet te dish, kontakti i pare qe ke me nje djale eshte puthja. Gjysmen e suksesit e arrin aty. Po nuk dite te puthesh, je e deshtuar. Mashkulli nuk eshte me i interesuar per ty.
Ajo filloi te qeshte.
-Ia ke fut kot.-Besoj se e kam aq eksperience sa per te mos ia futur kot.
-Epo mir ti si ke eksperienc, une si puthi?
-Tmerrsisht keq!
Por nuk do t'i refuzonte buzet e saj per tere diten. Po e genjente Roselen ne menyren me te keqe te mundshme.-Ik se ti rren. Hektori me ka than se jam e mrekullushme.
-Prandaj edhe te ka tradhetuar ai Hektori yt.
Menjehere ajo u trishtua. Françesko e shikoi me inad qe akoma mendonte per ate njeri, akoma ndodhej ne mendimet e saj. Do ta shkul çdo pike dashurie qe ke per ate njeri, do te kete vetem nje emer ne zemren tende dhe ai emer do te jem une.
Kete here ishte ajo qe u afrohej buzeve te tij.
-Ateher msus, kur dona me kalu te msimi i dyt?-Menjehere sapo te jesh perfeksionuar ne mesimin e pare. Eja te shkojme ne shtepi tani sepse te ka hyre e dridhura deri ne palc.
Sapo deshi te ngrihej, ajo nuk e lejoi duke u pozicionuar mes kembeve te tij. I dha nje puthje tjeter atij duke i kafshuar buzen e poshtme ne menyre ngacmimi, pastaj u ngrit ne kembe.
-He, a kam fillu me msu nojfije?-Jo akoma. Mendon se meson me dy puthje ti??...
YOU ARE READING
Kur Zgjedh Zemra
RomanceAjo nga Veriu Ai nga Jugu Ajo ishte e llastuar. Ai i matur. Por asnjeri prej tyre nuk e linin te qete njeri tjetrin. Asnjeri nuk thonte po, por asnjeri nuk thonte jo. A/N: Per te shkruar kete liber kam marre pak ndihme nga nje shkodrane ketu ne watt...