Should've Gone Home

4.7K 254 134
                                    

-Pra ti je shoqja e dhomes se Anxheles?
Ishin ulur ne tryeze te hanin dhe Lidiona ndodhej qellimisht perballe Roseles.

-Po.

-Si sillet ime bije?

-Maj zonje, munem me te than se vajza jote asht shum ma e mir se une. E keni te mrekullshme.

-Prej nga je ti me kete dialekt?

-Nga Shkodra.

-Aha.. shkodrania...
Teksa thonte keto fjale i hodhi nje shikim te birit, i cili dukej sikur po e shmangte me çdo kusht shikimin e mamase se tij.

-Po shkodrane jam.

-Edhe je per arkitekture si im bir?

-Po.

-Eshte dege shume e bukur. A e ke te trasheguar kete gje?
E pyeti Sabjoni.

-Jo zotni. Thjesht e kam pasion.

-Mjaft tani ju te dy, mos e merrni ne pyetje sikur te jete ne hetuesi. Na lini te hame sepse duhet te shkojme ne Tirane prap sonte.
Françesko nderhyri qe te shpetonte Roselen nga sikleti.

-Por per muhabet o bir!

-Nuk ishte muhabet ai, ishte marrje ne pyetje.

-Nga ta dime ne si te sillemi? Ti nuk ke sjelle shtepi asnjehere me perpara ndonje vajze.

-Ou ou... mos te keqkuptohna. Une nuk jam e lidhun me Franin. Ndodhi rastsisht si ishim ne makin tu u kthy shpi bashk prej universitetit kur i kcevi damari ktij me ardh me marr laptopin.

-Na fal zonjushe, por keshtu menduam kur iu shikuam te dyve sebashku.
I ati dukej sikur ishte i turperuar nga mendimi qe kishin krijuar, ndersa Lidiona nuk ishte bindur plotesisht.

-Laptopi aty eshte Françesko, nuk i kishte ndodhur gje edhe po te kishe ardhur ta merrje neser.

-Po pra Fan? Pse nuk erdhe neser sepse sonte mamaja deshi ta merrte qe te shkonte me te tek teta Genta per te shikuar fotot dhe videot me te.
Rrefeu pafajsisht Miri i vogel.

Françesko ndaloi te pertypuren e kafshates dhe shikoi mamane e tij ne sy.
-Pse nuk thua qe paskam ardhur ta marr ne kohe atehere?

Rosela uli koken dhe u perpoq te fshihte te qeshuren.

-Nuk desha ta kontrolloj mor shpirti i mamase, por vetem te shikoja fotot, nuk besoj se ka ndonje te keqe aty?

Syte e Roseles ishin mbushur me lot nga e qeshura qe po perpiqej te ndalonte.
-Genta mos kot asht ajo kojshija?
Pyeti ajo dhe Françesko i pohoi me koke. -Ma ke nji borxh pra.

-Çfare borxhi moj?

-Tapo te tregoj ne makin.
Ajo vetem kaq i tha, pastaj u perqendrua tek pjata e saj.

Tere pjesa tjeter e darkes kaloi ne heshtje dhe kur Françesko deshi te dilte nga dera, e ndaloi Lidiona.
-Me thuaj pak... shkodrania???

-Mama me ler rehat te lutem. Mjaft jam i zemeruar me ty qe ke qene gati t'i tregosh sendet e mia personale asaj llafazanes.

-Po keshtu eshte kur ti nuk me tregon asgje. Pse moj zemra e mamase, duke pasur tere ato vajza te bukura dhe te mira qe nga Tirana deri ne Sarande, si shkove dhe re ne dashuri me nje shkodrane?

-Çfare marrezie flet mama? Une nuk e dua.

-Ashtu? Po kodin e laptopit qe ke dy vjet qe nuk e nderron pse e bere shkodrania. Pse kur ti nuk ke lejuar asnje njeri deri me tani te preke punimet tua sot ia fal te gjitha asaj? Pse e solle ne shtepi?

Kur Zgjedh ZemraWhere stories live. Discover now