Let me love you

4.3K 266 155
                                    

Sapo ate e zuri gjumi nga rendesa e ilaçeve, Françesko mori nje karrige dhe u ul prane saj duke mbeshtetur koken lehte tek nje hekur i krevatit. Kishte kaluar gjithe diten aty dhe meqe i rendonte pesha e fajit nuk mund te ikte askund pa dale edhe ajo nga spitali.

Ishte ora rreth 6 e gjysme e pasdites kur nje dore e bute e ledhatoi ne floke. Ngriti koken dhe shikoi Melisen e bukur teksa i buzeqeshte me nje kafe dore.
-Je i lodhur. Pse nuk shkon te pushosh pak se qendroj une me te.

-Jo Melisa. Ja erdhe ti, me iku e gjithe lodhja mua. Si je ti?

-Mire, sapo me tha Anxhela çfare ka ndodhur erdha ta shikoj si eshte.

-Epo... e shemtuar. Mendoja se nuk mund te shkonte me e shemtuar se ishte... por qe e paskam pasur gabim.

Melisa beri nje buzeqeshje te adhurueshme pastaj i drejtoi tasin e kafese.
-E bleva per ty.

-Faleminderit Melisa, je shume e mire, por une kam qe mbreme pa ngrene gje, keshtu qe duhet te ha njehere.

-Prandaj po te them se do te rri une me Roselen, ti shko te hash.

-Rosa eshte duke fjetur per momentin, keshtu qe eja te ulemi poshte e te hame bashke. Ve bast se as ti nuk ke ngrene darke.

-Ne fakt jo.
Ajo levizi duart me nervozizem. Françesko e kishte ftuar si padashje ne nje darke te dy sebashku. E kapi nga dora dhe te dy sebashku dolen te buzeqeshur nga spitali.

Sapo ata te dy u larguan, Rosela hapi syte.
-Thyqyr Zotit iken the ishin tu me ba me vjell.

Preku buzet lehtesisht dhe e kuptoi se nuk i ishte permiresuar gjendja aspak. Shfryu e merzitur dhe mes dhimbjesh. Kur ktheu koken ne te djathen e saj, takoi syte e plakes qe ndodhej ne dhome me te.
-Thi je zoje?

-Gjalle vetem. Keta spitalet te bejne me te semure se je.

-Mu me pthtunen jeten sot, nuk kam pthe ankohem. Po ça ke ti thi je shtru?

-Nuk e di... askush nuk me thote asgje, po me duket se me ka ardhur ora.

-Aman mos vdek pa ik une the i kam tmerr kta gjana.
U perpoq te bente humor si gjithmone, por ka disa raste ku nuk duhet. -Em... me fal tingllovi dithi çuditthem.

-Nuk ka gje... po ti? Na qenke alergjike nga arrat?

-Lene moth ma kujto. A e din tha gjanat e thijthme nuk kam mujt me i hanger vetem per faj te arrave. Imagjino torturen teme ne fethtat e fundvitit... bakllava thi te ban me thku goja lang.

Ajo filloi te ankohej sikur vuante nga semundjet me te tmerrshme.

-Ai djali nuk te ka levizur nga koka tere diten sot.

-Po ai atht fajtori thi kam perfunu ktu perata.

-Çfare e ke ate?

-Mith e lakna e ravani.

-Çfare moj?

-Athithen nuk e kam. Vllai i thoqes te dhoms.

-Aha... per nje moment mendova mos ishte i dashuri.

-Uuu prite Zot!! Ai pederathti i dathtuni jem??

-E kuptova moj se nuk eshte kur iku me ate tjetren. Mesa duket jane akoma ne fazen e pelqimit me ate.

-Po pra... jan fikth per njeri tjetrin.

-Po ty kur te kane thene se do te dalesh.

-Nether me duket.

-Te kaluara.

-Faleminerth, edhe ti. Ithalla thnotheth thpejt.

-Hahaha do te 'thnothet thpejt' po nuk ia çave ti koken me budallalliqet tuaja.

Rosela vetem sa rrotulloi syte e bezdisur nga prania e tij.
-Ku e le te dathtunen ti?

-Te dashuren??

-He mo, moth ban thikur nuk e din per ken e kam fjalen.

-Te 'dathtunen' e kam ne shtepine e saj per momentin, ndersa te 'dathtunen' e ardhshme e dergova tek apartamenti sepse nuk do ta lija te torturohej ketu me ty Rose e shemtuar.

-Pederatht, u ba betha jote me ndrru te dathtunat.

-Pse mor bir lidhesh me vajza kur e ke per qellim te ndahesh me ta?
Nderhyri plaka.

-Po tani te rinj jemi neno, do te bejme edhe pak qejf se nuk ka lezet.

-Po kete te gjoren qe percolle tani. Ajo dukej sikur te pelqente seriozisht.

-Ah jo me kete nuk e kam me tallje. Me pelqen edhe mua shume.

-Tapo e thofim kur te kalojn dy muj tha theriozitht e ke me te.

-Nuk kam faj une qe je kaq e shemtuar ti, saqe ke mbetur vetem dhe nuk t'i hedh syte kush.

-Une kam te dathtunin thi te rrah ty me nji dor.

-Ti na paske te dashur. Po pra, i njoh vajzat si puna jote qe mburren me nje te dashur imagjinar. Po kush te merr ty moj Rose.

Rosela vetem mbylli syte pa piken e deshires te debatonte me te per kete fakt, sepse nuk i interesonte t'i vertetonte atij se ka te dashur. Pastaj kishte filluar ta urrente veshtiresine qe kishte ne te folur. I nxorri gjuhen Françeskut, pastaj i ktheu kurrizin. Ai qeshi triumfues, sepse mendoi se e kishte mposhtur me ne fund. U ul serish ne karrigen e tij dhe aty qendroi tere naten.

Te nesermen i doli gjumi me tere trupin qe i dhimbte. Ngriti koken qe e kishte pasur te mbeshtetur ne krevatin e saj dhe menjehere u terhoq sapo pa pozicionin qe i mbante dora. Ai e kishte te nderthurur me doren e saj, pra praktikisht kishin fjetur tere naten te kapur per dore. Iu rrenqeth mishi nga kjo ide, sidomos kur mendoi se ajo ia kishte kapur doren vete. Ndoshta Roses i pelqente ai por perpiqej te dukej si tip i painteresuar. E shikoi per pak teksa ajo flinte. Te enjturat i ishin larguar tashme. Dukej shume e paqte ne gjumin e saj.

-Pse the se eshte e shemtuar mor djalosh, kjo qenka si drite dielli per t'u pare.

Ai ktheu koken menjehere tek plaka.
-Merr syte e mi dhe shikoje, pastaj do ta kuptosh sa e shemtuar eshte.

-Nuk e di, por vetem nje qorr i thote asaj e shemtuar.

-Po vajza qe erdhi mbreme si t'u duk?

-E mire edhe ajo, por kjo eshte me e bukur.

-Kjo eshte e çmendur zonje. Polli dreqi ne perrua dhe erdhi te perplasej per mua.

-Me mua ishte shume e mire mbreme.

-Sepse ka qene nen efektin e ilaçeve prandaj.

Françesko u mendua per pak momente dhe pastaj i kapi doren zonjes.
-Po mendoj t'i propozoj Melises. A ke ti ndonje ide?

-Po ku di une mor djale. Mua diten e marteses ma prezantuan burrin. Por ti ler te dashuren e pare njehere, pastaj mpleksu me kete tjetren.

-Do ta le qe sot ate, ndersa Melises do t'i propozoj neser.

-E paske vene jeten ne vije, pse nuk thua.

-Eh.. sigurisht qe po. Vetem e dashura perfekte me mungonte. Tani qe e gjeta edhe ate, jam ne rregull.

-Zoti te ruajtte me keto mend mor bir.
Ajo mbylli syte dhe ashtu i tha fjalet e fundit. -Persa i perket kapjes se dores, ishe ti mbreme qe ia kape asaj. Madje ajo e largonte sa here i dilte gjumi, por ti serish ia shtrengoje sapo ajo flinte.

-E paskam refleks mesa duket.
Buzeqeshi ai dhe doli nga dhoma. Tani qe ishte siguruar qe Rosela ishte mire, mund te vazhdonte jeten e tij pa asnje ndjenje faji. Ne fund te fundit 24 ore i torturuar ne karriget e spitalit jane mjaftueshem per te qetesuar ndergjegjen.

Kur Zgjedh ZemraWhere stories live. Discover now