E shikoi Roselen teksa hynte brenda e lumtur dhe menjehere ndjeu nevojen e nje cigareje. U afrua tek nje kisoske dhe bleu nje pakete sebashku me çakmak. E ndezi dhe e vuri ne buze. U mbeshtet tek makina e tij dhe i nguli syte deres se lokalit. Nuk e kuptonte pse nje deshire e tij e madhe donte qe ajo te dilte serish, qe te mos e gjente Hektorin aty.
Dhe sikur lutjet e tij te ishin degjuar, ajo nuk vonoi dhe u afrua tek ai.
-Hajde ikum!-Ku?
-Ne Tiran.
Ai i hapi deren e makines pa i bere pyetje me teper dhe ishte ne ate moment kur e kuptoi pse ajo ishte e merzitur.
-Rosela... ku po shkon zemer? Ajo asht kot, e kam pas me kalu kohen nderkoh si ti ishe ne Tiran.Ajo iu kthye plot nerva.
-Mos guxo... une si idiote tu te nejt besnike ty, nersa ti tu me korit mes tan Shkodres. Ma merr menja ça menojn tan per mu. Nji idiote si nuk e kupton se i dashtuni i saj i vun brirt me tan vajzat si i dalin para. Te lumt Hektor.Sapo u be gati te hynte ne makine ai e mbertheu me krahet e tij te forte duke e shtrenguar pas vetes. Mbante syte mbyllur dhe dukej sikur po i pergjerohej asaj.
-Me fal. Te lutem zemer me fal, un nuk munem me jetu pa ty. Ty te kam shpirt, je fryma jeme.-Te msojn tjerat me jetu pa mu. Me lsho tash.
-Nuk te la me ik prej mejet. Te lutem....
Ishte ky momenti kur nderhyri Françesko.
-E degjove çfare te tha apo jo? Leshoje menjehere.-Qepe ti pederast!
Bertiti Hektori.Heren e pare kishte shpetuar sepse kishte ikur shpejt, por kete here nuk e ndalonte askush qe ta rrihte. Sepse kete gje e kishte deshiruar sapo e kuptoi se kishte tradhetuar Roselen.
I dha nje te shtyre si fillim per te liruar Roselen nga krahet e tij pastaj e goditi grusht. Ai ia ktheu ate... dhe ne mes te Shkodres filluan te rriheshin me njeri tjetrin. Si fillim askush nuk nderhyri, por kur e dalluan qe Françesko e kishte vene perfund Hektorin dhe po e godiste me sa fuqi kishte, shoket e tij te gjendur rreth e rrotull e kapen ate nga krahet.
-Keto i ke pak.-Fran, hajde tash, du vetem me ik ne Tiran.
Ai beri nje levizje te nervozuar te kraheve duke u liruar nga djemte qe e mbanin, pastaj hyri ne makine. E ndezi ate duke e nxjerre nga parkimi dhe pastaj u nis me te shpejte.
Rosela filloi te qeshte.
-Seriozisht arrite me e rrah Hektorin?-Jo po ti me thoje se me hidhte pertoke vetem me njeren dore. Ta provoje me kater njehere sepse ndoshta funksionon.
Ajo qeshi serish.
-E terheku at si kam than per jugort. Ju jeni ma te fort.-Kjo do te thote se nuk do te me ofendosh me?
-Epo tash... nuk te thom ma pederast... po krykertoll du me te than prap.
-E kur do ta marr vesh une se çfare dreqin eshte kjo fjale?
-Kokepatate.
Ajo qeshi edhe me fort.Kete here, Françesko vetem e pa. Beri nje buzeqeshje te trishtuar sepse e kuptoi merzine qe kishte Rosela ne ato momente. Kur ajo ndaloi se qeshuri, ai foli lehte teksa i nguli syte rruges.
-E di?? Nuk eshte turp te qash.-Perça me qajt mor?
-Je e merzitur. Dallohesh nje kilometer larg.
-Jam mir.
-Pse nuk qan?
-Fran, vazhdo me vozit makinen e mos ma çaj ma kryt.
Ajo bertiti teksa ishte kthyer ne serioze.Françesko e dalloi kete gje, beri nje levizje te shpejte te makines dhe e ndaloi ne ane te rruges.
-Pse e nale makinen. A ke me shku ne msim apo si?
-Nuk ka me rendesi.
-Fran a je i marr? Nise makinen.
Ai zgjati krahet per ta perqafuar.
-Nuk kam nevoj per ngushllimin tan, nuk me ka vdek kush, nuk kam nevoj per meshir.Luftoi per pak çaste me duar, por Françesko nuk u dorezua derisa beri qe koka e saj te pushonte ne kraharorin e tij. Vetem atehere ajo nuk duroi me dhe filloi te qante. Ngasherimat e saj te shpeshta benin qe zemra e tij te rrihte edhe me teper. Ajo sikur po kerkonte pak nga forca e tij nen ate perqafim, nje drite shprese.
E qara i liron te gjithe, prandaj edhe Françesko insistoi qe ajo te qante. Nuk do te mjaftonte as ajo e qare qe ajo te sherohej, por ishte e sigurt qe ai do te ishte aty per te derisa te rikthehej serish ne vajzen psikopate qe te çante koken. Ai e mbajti ashtu nuk e di per sa kohe derisa ajo u ndje me mire.
Fshiu lotet dhe i dha nje buzeqeshje te trishtuar. Ata sy te lagur dhe me rimelin pak te zhvendosur po i dukeshin me bukur se asnjehere. Ai rimel qe ishte vene per t'u dukur e bukur ne syte e Hektorit, tani po largohej sebashku me zhgenjimin qe ajo mori prej tij.
-Po guxove t'i tregosh kujt se kam qajt te betohem se ta pres gjuhen.-Ah edhe shpresa kur une mendova se ti ke ndryshuar u rrenua.
-Un jam prap Rosela. Nuk ndryshoj per asken. Aq ma pak per nji djal.
-Po te zbutesh paksa?
-Ncuq! Tan mashkujt jan idiota. Si nuk munen me e majt ne pantallona per asnji sekond?
-Jo te gjithe. Vetem veriort. Ju jeni te djegur fare.
-O ti na marrsh te keqen. A thu se nuk je ti ai si e tradhton Melisen sa her te çohet.
Ai i zene ngusht, ktheu koken nga rruga duke bere sikur po perqendrohej tek e vozitura, por ne fakt, thjesht nuk kishte asnje pergjigje per t'i thene.
Ishte e vertete. Po bente te njejten gje si personi qe sapo kishte goditur pak momente me perpara. Hektori ishte shembellimi i veprimeve te tij. Ne fund te fundit nuk kishin asnje dallim verioret nga jugoret persa i perket besnikerise. Pse qendronte akoma me Melisen? Nuk e kuptonte as vete. Kishte kohe qe e kishte kuptuar se ai pelqim i dikurshem per te ishte venitur, pa u kthyer ne dashuri. Dhe nuk e kuptonte perse. Ajo ishte gjithçka qe ai gjithmone ka dashur, por mesa duket nuk eshte ajo per te cilen ai ka nevoje.
Ktheu edhe njehere koken nga ajo per ta shikuar te perhumbur ne mendime qe me siguri lidheshin me Hektorin. Per ta nxjerre nga ajo melankoli theu heshtjen.
-Rosë e shemtuar. Dhe te kam thene nuk eshte make up-i per ty, po ti nuk merr vesh.-Qepe se asht faji jot. Une nuk isha tu qajt, po ti me detyrove.
I dha ajo nje buzeqeshje ironike, pastaj filluan ngaterresen e tyre te zakonshme.Françeskos i erdhi mire qe te pakten per disa minuta arriti ta harronte Hektorin. Vetem aty ai e kuptoi se Rosela nuk ishte vajza qe e bente qimen tra kot. Ishte nje vajze qe i vuante gjerat e saj perbrenda duke mos lejuar qe asnjeri t'ia shikonte plaget. Buzeqeshja, shakaja dhe batutat ishin arma e saj me e forte.
YOU ARE READING
Kur Zgjedh Zemra
RomanceAjo nga Veriu Ai nga Jugu Ajo ishte e llastuar. Ai i matur. Por asnjeri prej tyre nuk e linin te qete njeri tjetrin. Asnjeri nuk thonte po, por asnjeri nuk thonte jo. A/N: Per te shkruar kete liber kam marre pak ndihme nga nje shkodrane ketu ne watt...