Marry you

4.2K 255 113
                                    

Gjyshi i Françeskos e mbajti fjalen. Ashtu çale çale arriti tek dera e shtepise se Altinit dhe trokiti ne deren e tyre me shkop duke i kerkuar doren e vajzes se tij per nipin e vet. Beri çfare beri, plaku çapken ia mori mendjen me fjale dhe me ne fund Altini u detyrua t'i shtrengonte doren duke lidhur miqesi me ta. Ndersa sot po behej celebrimi i fejeses. Neper dysheme ishin shperndare te gjitha gjerat qe familja e Françeskos kishte sjelle. Mbi te gjitha vezullonin dy unaza te bukura me emrat e tyre te gdhendur ne ta.

-Ule maj krytin edhe boll u zgerdhive, asht marre. Je tu u feju.
I peshperiti e ëma ne vesh, pasi Rosela me Françeskon vetem qeshnin teksa shikonin njeri tjetrin.

Gjyshi si me i madhi, mori unazat ne duar dhe ia dha nipit te tij.
-Jepi tani nipçe, behu burre dhe vendosja unazen ne gisht qe te mos na e marrin te tjeret nusen.

-Jo  o baba se nuk ia jap kujt une. E kam marre njehere.

U afrua me ngadalesi dhe i vendosi unazen Roseles ne gisht. Sapo Rosela deshi t'ia vinte atij ne gisht, nuk ia zuri. Filloi te qeshte dhe i tha me te vogel.
-Mor idiot, ku e ke pasur mendjen kur i ke blere?

-Te unaza jote e kisha ne fakt. Lere se nuk e nxe, rendesi ka qe ti te kesh unaze,edhe pse  une nuk e kam,ska problem.

-Mos mor, me u dukt sikur je beqar ti eeee. I ziu ti po nuk ta pava unazen ne gisht kur te vijm me kthy viziten ne Vlon. A more vesh?

-A ekziston ne fjalor fjala jo?

-Mir si e kupton se me mu nuk ka diskutime.
Qeshi ajo duke i luajtur syrin.

-A ç'ia ke bere mire ketij. Ia paske mbledhur, te lumte.
I tha gjyshi qe ndodhej aty afer dhe ishte i vetmi qe kishte degjuar peshperimat e tyre.

-Unaza nuk ben. Do te marr tjeter. Por a mund te na uroni gjithsesi.
Françesko iu drejtua Altinit duke kruar koken.

-E paskeni nis mir, pse nuk thoni?
Iu pergjigj ai akoma serioz. -Hajt per hajr iu kjoft.

-U plakshi bashk.
Perforcoi e ëma me sy ne lot.

-Fshiji ato lote moj krushke se ata u fejuan. Nuk ka vend per t'u merzitur.

-Jam e mallengjyme. Vajza jeme e vetme u feju...

-Edhe te mori djalin me te mire te Vlores qe iu befte nena kurban sa shume qe e dua.
Ajo u afrua dhe i puthi fort ne faqe.

-Avash moj plake se mua nuk me ke puthur asnjehere ashtu.

-Shko he dreq andej, plak zevzek.

Rosela i degjonte dhe qeshte. Françesko u afrua serish tek veshi i saj.
-E shikon? Keshtu do te jemi edhe ne te dy kur te fejojme nipin.

-Pse nuk dona me u nda na??

-Kafshoje gjuhen. Çfare guxon dhe thua? Nuk ke me shpetim tani.

-Ne rregull. Per hajer iu qofte. Tani ne duhet te ikim se po behemi vone.
Sabjoni u ngrit ne kembe dhe po ashtu te njejten gje bene edhe gjithe te tjeret pas tij.

Kur mberriten tek makina, ai u afrua tek Rosela.
-Te pershendes vajzen time te paren njehere.

-Emm.. baba! Ke ngaterruar adrese..
Ia ktheu Anxhela.

-Jo bije, kete ka zgjedhur Françesko per nuse, dhe kjo tani eshte vajza ime.

-Po te thote larg e larg qe ta therrasesh baba.
U tall gjyshi me te.

-Jo moj te keqen nena, nuk ke nevoje t'u thuash as baba as mama kur nuk ta ndjen. Sepse njeriu ka vetem dy prinder jo kater. Ti thirru si te duash.

Rosela po ndihej me ne siklet se asnjehere. Gjithmone ekzistonte dilema se si t'i therriste prinderit e te fejuarit te saj. Prandaj me mire vendosi te mos u thonte asgjeper nje kohe.
-Naten e mir.

Sapo kishin hyre ne makine, Altini u kthye dhe shikoi Françeskon qe akoma mbante doren rreth qafes se Roseles, ndersa me tjetren po pershendeste familjen e tij.
-Djal, te iken familja ty.

-Te ikin, une do te qendroj.

-Huh?? Pse??

-Sepse e kemi tradite qe te fleme tek shtepia e nuses diten kur bejme fejesen. Poashtu edhe nusja fle tek ne kur kthehet vizita.

Ai beri nje qeshje te sforcuar.
-Pra... ti... po flen ktu sonde eeee.

-Po.

-Gru, bania gati divanin.

-Por eshte bosh dhoma e miq...

Ai u kthye dhe i dha nje shikim qe i thonte ta qepte.
-Dhoma e miqve nuk asht perdor tash sa muj, asht plot pluhun edhe nuk flehet aty. Ban gati divanin.

-Nuk eshte nevoja zoteri... do te fle ne nje dhome me... auuu
Ishte Rosela kete here qe i shkeli Françeskos kemben qe ta bente te heshtte. -Mire... ç'qenkeni ju babe e bije njesoj.
Murmuriti ai nen dhembe, pastaj i dha nje buzeqeshje mamase se Roseles. -Ne rregull zonje. Pergatit kolltukun sepse nuk e kam problem, fle ku te jete. Te me falni nje sekond se po shkoj ne banjo.

Sapo ai mbylli deren pas vetes, Altini shikoi te bijen.
-Pse maj te past baba? Pse vlonjat??? A nuk dite me e gjet ma afer? Hajde duroje kyt menjemadhin neper shpi tash.

-Naten e mir bab! Edhe sigurou me e majt deren e dhoms hapun eee.

-Deren e dhoms?? Ça flet?

-Pse kujton se nuk e di une pse e vune Françeskon me fjet ne divan? Se prej aty e len deren hapun edhe e kontrollon a vjen apo jo ne dhom teme.
I qeshi e bija pastaj u largua duke e lene ate te habitur. I kishte ngjare kaq shume ajo saqe edhe mendimet iu perputheshin. -Pse asht gja e keqe me kerku me m'respektu shpin?

-Naten zemer!
I qeshi Rosela para se te mbyllte deren e dhomes.

Gjate tere nates Françeskon nuk po e zinte gjumi. Qendronte duke u sjellur sa nga njera ane ne tjetren pa gjetur rehati. Kolltuku ishte i forte dhe nuk ia zinte te gjithe trupin. U ngrit nga vendi i parehatshem dhe sapo hodhi hapin e pare, menjehere u degjua teksa dilte nga dera e dhomes Altini, i cili i doli perpara duke e bere te kercente nga frika.
-Ku po shkon?

-Ne banjo?? Po ti??

-Un?? Edhe une per ne banjo isha nis. Mir, shko, se une pres.

-Jo, jo, shko ti.
Kembenguli Françesko.

Ne momentin qe ai hyri ne banjo, ai u fsheh pas kolltukut. Deshi ta shikonte reagimin e tij kur te dilte nga banjoja. Dhe ndodhi ashtu siç ai e priti. Sapo Altini doli nga banjoja dhe nuk e gjeti Françeskon, vrapoi per tek dhoma e Roseles. Kur pa se Françesko nuk ishte aty, u qetesua. Tani ishte rradha e tij qe ta trembte.
-Naten e mire vjehrrush!
I tha ai duke qeshur.

-Ah ti... bir b... naten e mir!

Françesko u duk i kenaqur nga rrengu qe i beri atij dhe u shtri edhe njehere ne kolltuk. Kete here po i dukej me i rehatshem sepse lodhja dhe gjumi e kishte kapluar.

Kur Zgjedh ZemraWhere stories live. Discover now