Pjesa 1

2.8K 142 115
                                    

Ka dy lloj ditesh. Dite te mira qe perfundojne keq dhe nga ato te keqijat qe serisht perfundojne keq.
Jona preferonte keto te dytat - te pakten i kursenin shpresen se ndonje gje e hajrit do ndodhte ate dite ndonese as vete nuk dinte c'priste te ndodhte.
Mos u ngaterroni megjithese Jona te ngaterroje njerezit ka qejf - nuk eshte depresive, nuk eshte as ndonje e semure apo nga ato adoleshentet qe veteshpallet ndonje punk sa per tu ndjere interesante e pret damaret. Thjesht eshte si tere te tjeret e kjo ne syte e saj, e ben te rendomte.
A se harrova - eshte si tere te tjeret, por me floke blu. Per mos t'ja nisur nga veshja - getat rrjete nen xhinset e grisura me nje pale kepuce kadifeje dhe nje bluze klasike. Po, klasike sepse ne pune duhet te duket keshtu.
Dhe po, punon dhe e vetmja arsyje qe ai kushuriri i larget qe as Jona vete se di sec e ka nuk e flak nga puna ne rruge ose per ne kazanin e plehrave sic i thote e ema eshte sepse Jona ne ate qe ben eshte e zonja - madje te thuash e zonja eshte pak. Ajo eshte me e mira.
Sepse nje tjeter vend ku mund te perdore gustot e saj ekzentrike pervecse ne te veshur eshte dizenjimi i faqeve te internetit.

Rruges te tere shihnin nga ajo - disa me bisht te syrit, disa pa e vrare mendjen te fshihnin shikimet e disa te tjere edhe komentonin. Edhe ajo vete do e kishte bere nese perpara do i dilte ndonje ylber levizes. Ndersa ne pune askush s'merrte mundimin te habitej me prej paraqitjes se saj. Edhe me te cuditshmen njerezit si dukej mesoheshin shpejte. Prandaj kish lyer floket e saj te verdhe platin me ate nuancen e zbehte bojeqielli por pas dy javesh edhe blune njeri se komentonte me. Ndoshta duhet te behej kokejeshile konsideronte me veten.
Por ate dite e reja e zyres ishte nje djale me syzet si bythe kavanozi; jo se i kishte ne te vertete ashtu por si krahasim kjo i kish pelqyer gjithnje.
Dhe cuni ishte ulur ne karrigen e saj, ne vendin e saj. Ndryshe nga Tasha qe i buzeqeshte Jona u afrua me hapat e medhenj dhe i gjuajti fort tavolines, aq fort sa pellemba e dores i percelloi. Nuk e dha veten e me shikimin vrastar priti qe ai te kthehej nga ajo.
Sec priste ai te ndeshte s'e dinte por qe Jona s'ishte cka ai priste kete e dinte mire.

'Shif syte jo floket' foli sepse ai u hutua ne floket e saj te gjate blu. 'Dhe cohu nga vendi im.'

'Hmm... me fal' ky tipi ndjesat i paska me shumice mendoi po gje nuk tha. Priti qe ai te cohej dhe e beri. Peshe e lehte dukej e peshe e lehte ishte. U ngrit dhe nisi te justifikohej 'Me thane te rrija ketu'

'Dhe une te thashe te ikje'

U ul ne karrihen pa pritur qe ai te mblidhte tere gjerat. Kryqezoi kembet nen vete dhe ndezi kompjuterin ne pritje qe ekrani te vitalizohej. Se ku perfundoi i ulur djali as qe e vrau mendjen.
Deri pas 2 oresh kur u trash pa asgje interesante per te bere. Gjithnje trashej por te pakten sot kishte me c'te merrej. E kerkoi me sy - qendronte kokeulur mbi telefon ne anen tjeter te zyres katrore. Iu afrua dhe serisht pa paralajmeruar e trembi - kete here kur vete kerceu per tu ulur mbi tavolinen e ngushte.

'He ditparist c'thuhet?' Shkoi doren ne floket e gjate.

'Mua po me flet?' pyeti ai hutaqi pasi pa njehere verdalle.

'Zakonisht flas me ajrin.' Ironizoi 'Me ty o kaqol' Ngriti zerin. 'Si quhesh?' E pyeti pasi priti qe ai te thoshte vete dicka por lesh.

'Joni'

'Jona' u prezantua thate edhe ajo.

'Jo, Joni me i' Specifikoi ai.

'Jona jam vete. I-ne tende mbaje'

'Gezohem' peshperiti ai. Dhe cune me edukate pale. Shtremberoi pak fytyren perpara se ta pyeste

'Gezohesh vertete?'

Joni e pa cuditshem e serisht iu desh te shpjegonte
'Eshte pyetje retorike. S'ke pse pergjigjesh'

'Aha' bezau ai.

U perkul pakez perpara se me zerin me te ulet ta pyeste

'Trego tani JonI, cila eshte historia jote?'

'Me transferuan ketu. Punoja tek KLE'

'Historia historia jo keto budalliqet e CV' Kerkoi serisht ajo. Tipin e tij e kish kuptuar mire sepse pa e pyetur dy here hapi thesin dhe filloi derdellitjet. Bla bla jam nga Tirana. Bla shkolla tek inxhinieria. Ca blla-ra te tjera perpara se te dilte tek gjerat interesante. '...dhe gocen dhe pelqej e donte shefi. Dhe ajo ate dhe prandaj fluturova ketu'

'Keto shefat.' nderpreu Jona 'Gjithmone shefat. Ca kane xhanem?' Komentoi per te ngacuar plagen e hapur te Jonit.

'Ky ishte i bukur dhe i gjate dhe....'

'Mos je gay?' e nderpreu serisht.

'Jo. Joo' shkundi koken.

'Ngaqe the qe ishte i bukur prandaj thash. Kot. Vazhdo'

'Kaq' mblodhi supet ai.

'Kaq kaq? Booh e merzitshme' u ngrit serisht ne kembe perballe tij.

'Po ti?' Guxoi dhe pyeti.

'Cfare une?' Beri te padituren ndonese pyetjen qe pasonte e dinte.

'Historia jote?' Tha pa te keq Joni e ajo vec qeshi si e marre.

'Historia ime? Hmm... jo per ty.'

'Por une ta thash' u ankua dhe ajo serisht qeshi.

'Ti je budalla.'

Me s'ja zgjati dhe u largua serisht per ne tavolinen e saj, gati per tu trashur edhe me.

Rock'n'blues (shqip)Where stories live. Discover now