Pjesa 9

833 98 51
                                    

'Nuk do me pyesesh fare se per cfare behej fjale?' pyeti Jona kur serisht hipen ne nje tjeter taksi - kete here per tu kthyer ne zyren e merzitshme.

'Vetem nese do te me tregosh vete' u pergjigj Joni qe ne fund te fundit doli jo aq acarues sac e kishte menduar ne fillim ajo.

'I bie baterise' surprizoi veten kur nisi ti tregonte atij. S'e kish bere me askend me pare. Ndoshta ishte ajo pamja e qendrimi i tij prej peshkopi qe te falnin pak siguri. Ai s'mund te lendonte asnje mize, ai s'mund ta cenonte ne asnje menyre ate. Ishte personave si Enea qe duhej tu trembej, personave qe si ai mbanin ne duar zemren e saj e kur te donin mund ta shkermoqnin nje shtrengim. 'Eshte nje emision gjysem oresh me muzike live. Ftohen kengetare jo te njohur por qe per zerin ja marrin ne kthese Elvanes me shoqe.'

'Dhe e ben cdo jave?' Pyeti Joni.

'Cdo te merkure' sqaroi serisht.

'Pse baterise?' pyeti, kete here kur zbriten nga taksia dhe ndryshe nga heret e tjera ajo nuk vrapoi perpara

'Pse jo.'

'S'thashe gje jo. Mos u bej katile prap tani.' ngriti duart ne forme dorezimi Joni e ajo deshiroi te qeshte. Nuk e beri por seriozie si gjithnje iu pergjigj

'S'je aq rende sa te kisha menduar molusk'

***
Puna ndoqi ate rrjedhshmerine e vet e jeta serish iu dorezua monotones. Asgje s'kish ndryshuar ngushellonte veten teksa mundohej te harronte ate 'aksidentin' me Enean. Mundohej te falte veten per ate cast dobesue qe shpresonte mos te perseritej me kurre ashtu sic nuk donte t'ja shihte me bojen atij. Jo, jo, jo nuk donte te shihte ato syte e tij te thelle grinte gjelber qe erresoheshin sa here deshironte asgje; e as floket ngjyre mjalti qe sdinte te thoshte ne quheshin te verdhe a brun sdonte ti mendonte, as ti shpupuriste sic kish pas bere dikur. Pastaj ai trupi ngrenshem - jo, as ato muskujt e format s'do i mendonte fare. Sepse ajo ishte e forte. E forte dhe do ia dilte te perzinte ate nga mendja e saj. Fundja bota cuna plot kishte sic kish deti peshq. Mes atyre mijera peshqve shumengjyresh e te bute s'kishte pse te zgjidhte piranjen.

'Ngele ne dhome' e zgjoi nga mendimet e ema qe si gjithnje hyri ne dhomen e saj pa trokitur.

'Pse cfare ka?' pyeti sy mbyllur Jona.

'Del njeri ndonjehere' gerrmoi ne dollapin e saj. Sec kerkonte nje zot e dinte.

'Mos i prek gjerat e mia. Dhe do dal, pastaj' njoftoi. Ne qender sec behej nje koncert, nga ato rinoret ku nje skene ngrihej diku e grupe te rinjsh kendonin perpara se 'te talentuarit' e skenes qe sdinin te lidhnin as dy nota merrnin mikrofonin e fillonin shisnin perrce. S'i interesonte ajo pjese, do te shkonte aty per te mbeshtetur ato te njomet, qe ndonese meritonin shume me shume nuk iu uronte sukses sepse e dinte qe si shume te tjere me pare, nuk do i shpetonin kthetrave tunduese te fames.

'Jo te dilje. Te rrije me ne' Sqaroi e ema.

'Sikur flisni ju. Ju te trashni' tha pa ndeshur syte e saj. Terhoqi telefonin per te pare oren e per tju pergjigjur atyre mesazheve ne grupin e whatsappit ku ato te radios pyesnin se ne c'ore do takoheshin sot.
Por nuk ishin te vetmit qe ndeshi aty mes turmes.
Mes njerezve, mes rremujes gjithnje gjendeshe, kurre nuk humbisje.
Njohu Jonin, me te cilin kish mesuar si te bisedonte pa rrudhur fytyren. Tolerance cerek oreshe kishte ama, sepse me gjate ai ia niste nga ato budalleqet e tia. E ci duhej asaj se cfare ndodhte tek Game of Thrones por Joni kembengulte tja tregonte sikur te bejej fjale per komshinjte.
Qendronte pas nje cifti qe shtrengonin duart e njeri tjetrit. Gjithmone pilafi mendoi Jona dhe pa u menduar gjate eci drejt tij dhe iu leshua ne kurriz. Joni u tremb madje te thuash u tremb ishte pak - kerceu perpjete.

'Na o se me ngele ne dore' ngacmoi Jona.

'S'te pashe' tha ai teksa mblidhte veten.

'Normal qe s'me pe se ske sy ne byç' ia ktheu si gjithnje garipe. Vetem atehere pa nga vajza e nga djali gjatosh e simpatik qe e veshtronin te habitur.

'Ca keni ore? S'keni pare flok blu ju ndonjehere?' Iu drejtua eger dhe pa pritur qe Joni ta prezantonte u vete prezantua. Madje mendonte qe edhe ato i njihte fare mire kush ishin.

'Jona' tha emrin e saj perpara se te vazhdonte 'Ti syzgurdulluara je Elia e? S'ke faj, andej nga Levani kushedi s'kane marre akoma boje blu parukieret.' E dinte, ndonjehere ishte e keqe por kjo, komentet e liga e sjellja harbute ishte se si mbrohej prej te tjereve 'Dhe ti shefi bukur i Jonushit' u kthye nga Kledisi duke e studiuar mire. S'kishte pasur faj Joni. Shefi s'ishte keq. Pa se si ajo Elia iu afrua edhe me prane, se si shtrengoi e ngriti pakez doren e tij qe Jona ta shihte mire qe ishte i zene.

'S'ta merr njeri jo, qetesohu' iu drejtua Elias per ta qetesuar 'S'jam aq klishe sa te merrem me shefat. Pa ju ofenduar se ju mire dukeni.' U shfajesua pasi si gjithnje i kish dhene me shume sec duhej gojes.

'Jona' I foli Joni

'E zgjata shume e?' Iu kthye kete here atij.

'Po.'

'Po mire ia bera. Legenja te ka merzitur ty. Dhe degjo, se seshte se po mundohem te te mbroj a ndonje gje. Mos u fikso kot molusk. Thjesht ceshtje drejtesie' Foli serishtshume. Ato dy birrat qe kishin pire me grupin si dukej i kishin rene pak ne koke.

'Hajde do vish te rrish me ne' ftoi Jonin dhe papritur te pergjigjej e terhoqi zvarre mes turmes.

'Jo, jam me...' nisi te kundershtonte Joni po ajo ia preu shkurt

'S'te duan si rrodhe ore. Pilafi pilaf mbetet.'

Me te tjeret nuk e prezantoi zyrtarisht. Ato s'e kishin mendjen por ama per nje apo dy prej tyre i tha nja dy llafe. I zgjati edhe atij nje nga ato kanacet e birres qe Geni i la ne dore e Joni nisi ta shihte si te ishte dicka aliene.

'Buzequmesh dreqi. S'ke pire ndonjehere? Edhe kete duhet te ta mesoj?' E hapi kanacen per ate por ai serisht nuk piu.

'Do dhe qe te te ushqeje tani?' U tall Jona dhe ishte teksa vazhdonte debatonte me Jonin rreth birres dhe mundohej qe ti mbushte mendjen atij qe te clirohej pak kur mes turmes njohu ato floket brune a te arte qe akoma sja kish vene emrin se si mund te quheshin, njohu me pas edhe ato syte qe ishte munduar te harronte; i pa se si u fiksuan mbi veten.

'Toka therret Jonen' foli Joni po mendjen me tek ai se kishte. Zemra hutaqe nisi ti rrihte si e marre, jo vetem nga fakti qe kish kercyer. Enea mes turmes po ecte drejt saj - e nje bjonde kokedekoloruar e ndiqte nga pas...

Rock'n'blues (shqip)Where stories live. Discover now