Pjesa 12

753 96 37
                                    

Drita perveluese e diellit i ra mbi syte e mbyllur qe me shume veshtiresi i hapi vetem sepse e ema insistonte qe Jona te zgjohej. Per ate zot, a mund ti kujtonte dikush asaj qe ishte e Diele? Ajo dita ne te cilen mund te flinte pafund dhe qe shenjen 'Ndalohet hyrja' tek dera nuk e kishte vene kot?

'Cohu' urdheroi serisht e ema duke terhequr jorganin me te cilin Jona kish mbuluar koken.

'Urgh. Me ler' u rrotullua per tu kthyer permbys mbi shtrat dhe zhyti fytyren ne jastekun e bute.

'Qelbet era duhan dhe alkol ketu' u ankua serisht mamaja e saj nikoqire. Hapi dritaren dhe nisi te mblidhte rrobat qe Jona i kish hedhur vend e pa vend nje nate me pare. Kur ishte kthyer nga koncerti diku pas ores 2, e dehur nga birrat qe i kishin rene ne koke se kish patur fort mendjen te paloste e drejtonte dhomen.

'Me ler te flej' u ankua serisht duke renkuar e telefosur por deshirat e saj dukej se shumezoheshin me zero.

'Ke pire mbreme?' pyeti serisht e ema, kete here ulur prane saj. Edhe me syte e perenduar njohu ate shikimin kritikues. Dreqin, kjo as kur kishte qene Jona adoleshente nuk kishte bere ndonjehere keshtu. Llogarite kish filluar t'ja kerkonte tani qe per fare pak bente 25 vjec.

'Nje, dy birra' genjeu sepse kishte pire shume me shume se aq. Kish harruar te numeronte pas birres se peste a dicka e tille.

'Je si yt ate' shfryu ajo ndonese e dinte fare mire sa shume i urrente Jona krahasimet e tilla.

'Nuk jam' kembenguli duke u ngritur ndenjur ne shtrat. Largoi floket nga fytyra dhe pa te emen qe dukej po aq e zhgenjyer me te bijen sa edhe me burrin e saj.

'Je. Pijanece dhe kokderre si ai' vazhdoi me sulmin e ema. Ndoshta ate mengjes ishte zgjuar nga ana e gabuar e shtratit ose ndoshta ishte zene serisht me te atin. Kjo e dyta vetem nese ishin pajtuar prej asaj zenkes se para dy neteve. As qe mund ti ndiqte me ato kacafytjet e tyre. Kish hequr dore prej kohesh.

'Je e tmerrshme. Pijanece nuk quhesh nese pin dy a tre birra njehere ne te semes me miqte' u pendua per ate qe tha menjehere sepse ajo fjale nuk i shpetoi asaj qe ishte gati te kryqezonte Jonen te gjalle ate mengjes.

'C'e ke kete fjalor ti?' ia nisi serisht e Jona serisht uleshua ne shtrat. Me te ishte e pamundur. Me menopauzen e ema dukej se nuk po mesohej e nese do te vazhdonte keshtu do te cmendte edhe Jonen dhe vellain e saj qe e shpetoi ate mengjes kur nisi te therriste nga dhoma ngjitur sepse kerkonte nje bluze e nuk e gjente.

E ema u largu duke shtuar para se te dilte nga dhoma e vogel e JOnes
'Mos mendo qe shpetove me kaq zonjushe'

Por packa atij kercenimi Jona ate mengjes shpetoi me aq sepse e ema perhumbur ne ato dramat e saj harroi per alkolin e fjalorin pis te te bijes.

'Prape para na kishte marre nga puna' qau me Jonen teksa pinin perballe njera tjetres kafen e mengjesit. Nje tradite e perditshme.

'Po pse i merr kaq shume ai?'

'E nga ta di une' mblodhi supet e ema ndonese Jona mendonte se ajo e dinte po aq mire sa dhe Jona vete. Ndoshta i ati serisht kish gjetur ndonje dashnore si atehere para dy a tri vitesh. Edhe atehere ish sjelle keshtu - zhdukej pr ore te tera e justifikohej qe ishte ne pune po ne pune zor se dukej, para shpenzonte me shume se zakonisht e ne shtepi sa here vinte qendronte tere turinj e sja varte kujt dhe kur kishte nerva te bisedonte gjithnje ato bisedat perfundonin ne ndonje tjeter sherr nga ato ku Jones e te vellait i duhej te mbyllnin veshet e serisht te bertiturat e tyre ishin aq te larta e fjalet e te atit aq te renda sa te rrenqethnin mishin.

Mbaroi kafen dhe u ofrua te lante filxhanet po e ema nuk e la. Ndonese ankohej qe ajo se ndihmonte kurre ishte vete ajo qe nuk e linte Jonen te bente asgje.

Rock'n'blues (shqip)Where stories live. Discover now