U perplas ne krahet e tij, u pergjum ne krahet e Eneas per tu zgjuar po aty te nesermen ndonese edhe me ate kish qene e nervozuar, pafund e nervozuar per ato xhelozirat idiote. Por merzia ish tretur dhe bashke me te edhe forca e Jones. Per te paren here kishte nevoje per dike qe ti kujtonte se ajo ishte e forte, dike per tu ushqyer edhe me forcen e tyre.
Telefonoi ate qe i pergjumur iu pergjigj ne telefon vetem pas dy zilesh.
'Je mire?' e pyeti me zerin e trashur. Nuk ishte mire e kete here nuk u fsheh. Me telefonin ngjeshur pas veshit ngashereu. 'Jona, zemer...''Kam nevoje per ty. Hajde me merr' i kerkoi e ai erdhi. Pas vetem 5 minutash e priste poshte pallatit te saj, me te njejten rulo dritat e se ciles tashme ishin fikur. Me mire keshtu, sepse erresira do fshihte prej tij edhe syte e saj te pergjakur.
'Do qe te flasesh?' e pyeti duke e shtrenguar ne krahet e tij te forte.
'Ncuq. Jo sot. Dua te rri me ty' peshperiti dhe qau. Qau gjate ne ate perqafim qe ishte gjithcka per te cilen kish nevoje, gjithcka qe i kishte munguar per kaq gjate.
'Faleminderit' foli duke thyer ate heshtjen mes tyre, aty ne pjesen e pasme te rulose, shtrire ne ato mbulesat qe ai kish shtruar aty per to. Makinen e kishin parkuar buze nje rruge te periferike, ku Jona kish deshiruar te ndalonte. Nje vend pakez me i ngritur nga ku mund te shiheshin xixelluese dritat e qytetit qe shtrihej i pafundem nen to.
'Do jem gjithmone ketu per ty zemer' i premtoi. Do te ishte aty per ta bere serisht te buzeqeshte.
'Mos... mos me tradheto kurre' lemza e nderpreu teksa i lutej per te paren here krejtesisht e zhveshur nga mburojat e komplekset e saj. Femra e brishte ne krahet e tij ishte Jona, e verteta Jone me te cilen ai aq thjeshte ishte dashuruar. E veshtire do ishte ta bente te lumtur e ai i premtonte ne rradhe te pare vetes - do luftonte per ta bere cdo dite vec te lumtur sic ajo arrinte te bente ate.
'Kurre'
'Ju keshtu thoni. E me pas e beni. Jeni te tere njesoj.'
E lendonte qe pergjithesonte te tere, qe gjente te atin edhe tek ai por nuk e kundershtoi. Ajo kishte nevoje te fliste, te degjohej prandaj e la te flase...
'Te tere kaq te mire ne fillim e me pas lodheni, lodheni me ne dhe kerkoni kenaqesi te tjetra e tjetra e tjetra. Te pangopur per seks, ja c'jeni por seksi nuk eshte gjithcka por ju respektit e mirekuptimit i shurosni siper' urrejtja ne ato fjalet e saj ishte e hidhur. Ndoshta kishte te drejte, por Enea nuk deshironte te ishte me i tille tashme qe kish gjetur arsyjen per tu sjelle ndryshe. Por serisht nuk e kundershtoi, ndoshta tere premtimet mund t'ja bente te nesermen, sonte vetem do ta degjonte... E nuk foli, nuk foli deri kur ajo iu kthye atij
'Do ta besh edhe ti, une e di. Do te me tradhetosh edhe ti nje dite sepse une s'do te jem me interesante per ty sepse do me njohesh e bisedat e mia do te te duken te merzitshme si edhe trupi im. Me fytyren po ashtu do jesh velur e do kerkosh nje tjeter'
'Une nuk mund te lodhem prej teje. Nuk mund te me merzitesh' ledhatoi fytyren e Jones, ate lekuren e lagesht prej loteve e aq te bute.
'Hah por une e di qe po. Vjen nje dite qe thjesht lodhemi por kur te vije per ty, me premto qe do me lesh. Me ler e sdo lendohem aq sa do lendohesha nese do zbuloja qe me kishe tradhetuar'
'Te te tradhetoj me duket e pamundur' e si mund te tradhetonte me te miren per dicka kalimtare?
'Thua tani por ne fund te dites je po i njejti Enea kurvar e nje dite do zgjohesh i uritur per nje menu tjeter'
'Nuk jam me.' e kundershtoi dhe puthi hunden e saj majuce. Nuk dua te jem me ai qe thyen, tashme dua te jem ai qe rregullon, ai qe lumturon...
'Thjesht me premto kaq. Nese ndodh, me ler te shkoj e mos me bej nje budallaqe duke ardhur tek une sikur asgje te mos kete ndodhur'
'Te premtoj Jona.' premtoi i sigurte qe ai premtim s'do te thyhej kurre... Jo, Jonen ai nuk do ta thyente kurre. 'Je e cmuara ime' kete here puthi buzet e saj, puthje qe Jona e thelloi teksa duart e saj zhyteshin nen bluzen e Eneas, kerkuese, dominuese.
Ndoshta ajo kerkonte te gjente shpetim tek dicka fizike, ti dorezohej atij zjarrit kafsheror per mos te ndjere gje tjeter vec deshires siperfaqesore qe dy trupa dinin ti dhuronin njeri tjetrit.
E deshironte edhe ai, e deshironte trupin e saj por jo keshtu prandaj me butesi duart ia largoi nga brezi i xhinseve te tij e pasi i vodhi edhe nje puthje tjeter te embel e te pafajshme prane buzeve i peshperiti'Sonte jo.'
'Dua' kembenguli ajo me syte e mbyllur. Ajo fshihej e ai s'mund te bente dashuri me zemren e saj te thyer e te lenduar.
'Jam e sigurte qe e ndjen qe dua edhe une' qeshi lehte 'Por jo keshtu. Jo sonte'
'Duhet te jem e lenduar qe po me refuzon' kete here toni i saj ishte me i lehte, me lozonjar.
'Ndoshta duhet te jem une qe po kerkoje te me perdhunoje e te me perdorje sa per nje shperqendrim'
Nuk iu pergjigj sepse e kishte bere por u ngjesh pas trupit te Eneas duke hedhur krahun rreth barkut te tij.
'Faleminderit' i peshperiti serisht perpara se te mbyllte syte, kete here e qete.
'Te dua' i tha aq bute por Jona e pergjumur ate rrefim te shpirtit te tij nuk e degjoi. Por ndoshta arrinte te degjonte rrahjet ritmike te zemres qe rrihte per te, ato rrahje qe bertitnin dashuri...
YOU ARE READING
Rock'n'blues (shqip)
General Fiction'Nje rockere blues. Rock 'n 'blues' komentoi Enea. 'Sepse rock 'n' roll eshte kaq klishe' plotesoi ajo dhe te dy qeshen. 'Dhe ti klishe s'mund te jesh kurre sepse je kaq e vecante' Tha nen ze perpara se ta mbeshtillte ne nje tjeter perqafim...