Pjesa 34

543 84 40
                                    

'Kush je ti?' Shtyu vajzen qe i ishte ulur ne preher aq paturpesisht. Ishte aq i hutuar e i marrosur sa kishte derdhur kafen mbi tavoline duke lagur ato letrat e punes qe kish lene aty. Edhe canta e laptopit ishte njollosur por per ate se vrau fort mendjen. Pa nga e panjohura qe rregullonte fundin e shkurter, nje bjonde simpatike me tiparet pak me te egra nga c'i pelqente ai.

'Shoqja Kledisit' Iu pergjigj, kete here thate, aq ndryshe nga lam me pare kur e perkedhelte duke e therritur Jonushi, bebushi e kushedi sa e sa epitete te tjera nauzeoze.

'Dhe pse je ketu?' vazhdoi intervisten Joni. Syte e grave te zyres kishin ndaluar mbi to, shijonin ate shfaqen e lezetshme ndersa Jona ia kishte mbathur. Nese nuk do ta kish ditur qe kishte emisionin e radios do te kishte menduar naivisht qe ajo mund te ishte bere xheloze. Ne fund te fundit fare haptazi njehere i kishte thene qe vemendjen e njerze e donte po aq sa edhe e urrente. Jam nje mishmash kontraditash une, e di kujtonte ato fjalet e saj shoqeruar me ate nenqeshjen e sikletshme.

'Per te bere xheloze nje kokblu, po s'e shoh'

'Thuaji Kledisit qe ja ka futur kot. Ajo xheloze per mua nuk do behej gjithsesi. Eshte shoqja ime'

'Thuaja vete me. Une pjesen time e bera'

'Cfare je ti?' e pyeti kurioz Joni kete here per mos ta lene te shkonte. Jo se donte ta njihte, por ama as se kush femer pranonte e bente keto lloj lojerash s'e dinte.

'Hah. Goc jam.'

'Jo dua te them....'

'Nuk jam prostitute pa merak, injorant' perplasi doren ne tavolinen e tij fort perpara se te marshonte jashte zyres me ato takat e uleta qe gjithsesi kerrcitnin fort mbi parketin e drunjte. E kishte ofenduar dhe te ndahej keq me njerezit nuk donte prandaj e ndoqi nga pas.

'Me fal' tha me zerin e larte teksa e ndiqte neper shkalle. Pse dreqin s'kish marre ashensorin? Dhe pse dreqin ajo ecte aq shpejte?

'S'kishe pse me ndiqje jo' Ia ktheu po thate vajza pa ndaluar.

'U tregova pak pallosh' Pranoi fajtor. 'S'doja te thoja qe ishe ndonje gje... hm ashtu. Por jam thjesht kurioze se si ia doli Kledisi te te mbushte mendjen per te pranuar qe te vije deri ketu' iu morr fryma teksa mundohej te fliste shpejte per mos te lene gje pa permendur.

Ne sheshpushimin e fundit, aty prane recepsionit ne hollin e qendres se biznesit ku ndodheshin dhe zyrat e tyre ajo ndaloi. Kete here buzeqeshte, e magjishem tiparet e saj u zbuten pakez.

'Kemi qene shoke klase qe yhy, qe kur nuk mbahet mend kur ishim te vegjel.Jam dhe shoqja ngushte e kushurires se tij'

'Dhe ai budallai te kerkoi te vije ketu?'

'Ehem. Luajti pak piset. Me ka ndihmuar m disa gjera me pare dhe me tha qe ia kisha borxh. Me kerkoi dhe te vishesha keshtu si kuck' uli serisht fundin e shkurter per te fshehur pas copes se kursyer kembet e saj te gjata.

'Ai nuk mbush' shfryu Joni. 'C'i tha mendja xhanem?'

'E nga ta di une. Une nuk ia kam haberin se per cfare behet fjale' mblodhi supet dhe priti, ndoshta qe Joni ti shpjegonte dicka me shume.

'Per ate bjonden qe ishte me mua ne fillim'

'C'ka ajo? Keni qene te lidhur?' e pyeti kurioze vajza.

'Hah, jo. S'jam lidhur ndonjehere. Me eshte dukur humbje ko.... ' Ajo e nderpreu e ndoshta ne mire keshtu, me mire qe e nderpreu se foluri perpara se te bente veten nje palaco ne syte e saj.

'Paska ende djem keshtu' toni i saj ishte neutral e pas atyre fjaleve Joni mund te lexonte aq shume, s'lexoi asgje.

'E di, eshte per te qeshur dhe....' sic dukej kishte zakon ta nderpriste, por kete here kerkoi ndjese qe e beri.

'Eshte per tu vleresuar. Dhe pak per te qeshur por jo per keq. Dhe me fal qe te nderpreva por kam alergji kur njerezit shohin vec te keqijat'

'Do qe te pijme nje kafe?' e ftoi nga hici Joni. Kishte qene aq e thjeshte e aspak e koklavitur sic kishte qene ajo ftesa drejtuar Steles se radios.

'Iva, quhem Iva. Dhe po, per kafen'

Iva ishte e kendshme, e embel dhe pakez e zjarrte ne te njejtenkohe. E bute ne sjellje e pak kokeforte ne mendime. Iven edhe mund ta pelqente prandaj fare natyrshem e ftoi qe te takoheshin serisht...

*
Kur u kthye ne zyre pas nje ore Jonen e gjeti aty, mbeshtetur mendueshem ne karrigen e saj rrotulluese. Dukej e trishtuar e me veten luftoi per mos t'ju afruar qe ta pyeste. Ne fillim duhet ti shpjegonte te tjera gjera.

'Jona' e zgjoi nga ajo perhumbja e saj.

'He Jon, c'do?' E pyeti e bezdisur. S'e kishte me Jonin, me shume ishte e merzitur me Enean per ate xhelozine e tij.

'Per qepare, epo ajo goca. Eshte...' mati fjalet por Jona e paduruar plotesoi per te

'Shoqe? E dashura? Kushurire incestuale? Te jete kush te doje - s'ke pse me jep shpjegime ti mua'

'C'ke keshtu?'

'Nuk e kam me ty'

'Je mire?' Ishte Joni qe e pyeti kete here. Jo, nuk ishte mire prandaj edhe shpertheu. Hapi thesin e ia tha te tera

'Me Enean keto javen e fundit cdo gje shkonte aq mire. Dhe sot e mora tek radio. Dhe cfare ben ai? Shkon e behet xheloz. Per ty. A e beson? Per ty per faktin qe ti ke qene aty. Dhe une xhelozine nuk e duroj dot dhe me acaroi. Sepse s'ka arsyje per te qene, dhe une ia them, por ai prape.... Thjesht varja'

'Qe eshte xheloz deshmon qe te ka qejf' u pertyp hidhur. Qe do te justifikonte ndonjehere Eneas nuk e kishte cuar neper mend.

'Por nuk duhet te jete' kembenguli Jona.

'Dhe qenka xheloz per mua.' peshperiti Joni. Ndoshta edhe Enea e kishte vene re qe ai ndjente per Jonen. Sic dukej te tere dicka kishin pare aty, dicka qe Joni as qe e dinte qe ekzistonte, qe s'e pranonte 'Do qe te flas une me ate?' propozoi. Per Jonen do ta kishte bere.

'Jooo. Dhe ajo eshte mangut. Do ta ftilloj vete. Por thjesht me vjen inat qe shkoi e dhjeu keshtu'

'Ty te vjen inat qe nuk shkojne gjerat sic i do ti' nuk ia tha per ta ofenduar por Jona pak u merzit. S'para u pelqente tia vinin ne dukje ato te metat e saj, e s'para pranonte thjeshte kur ishte gabim.

'Thjesht me vjen dhe pike por do te me kaloje' dukshem nuk deshironte te vazhdonte te fliste per veten dhe Enean.

'Po ti donzhuan? Kush ishte ajo flokoksigjenuara?' pyeti sa per te ndryshuar ate bisede sepse s'dukej aspak e perqendruar kur ai iu pergjigj

'Iva. As qe e njihja. Nje bast idiot i Kledisit qe e kishte detyruar te vinte ketu dhe....'

'Po u merakoskan te tere per jeten tende dashurore cuno. Futju punes e qeteso njerezine' u pergjigj monotonisht. Nuk e bezdisi me dhe e la te perhumbur ne ato mendimet e saj qe i zhvatnin edhe detajeve te vogla bukurine, ate talentin e pashoq qe kishte per te pare te keqen ne cdo gje per te harruar qe nje monedhe gjithmone kishte dy ane...

Rock'n'blues (shqip)Where stories live. Discover now