Pjesa 16

660 100 56
                                    

'Dhe kete ti e quan feste ditelindjeje?' Pyeti pa takuar ende Jonin. Mjaftoi nje e shetitur e syve ne hollin e ngushte te shtepise se tij per te pare vetem pleq e plaka dhe ate Elian me Kledisin qe dukej sikur me me qejf do te shkonte ne hene sesa te rrinte aty.

'Lere mos e pyet' e perqafoi. Te pakten ditelindja e kishte bere trim. 'Hajde te takosh mamin' E terhoqi drejt nje gruaje qe po sherbente kafe. Edhe Jones i ngeci nje te tille ne dore perpara se te hutohej tek floket e saj e me pas te kujtohej per te pyetur te birin se kush ishte.

'Eshte kolegia ime punes. Dhe shoqja ime'

Gruaja vuri duart perpara gojes e krejt cuditshem iu hodh ne qafe. Jona shtangu. Se fundmi as mamaja e saj se perqafonte ashtu.

'Me shpeto' i neperdhembi Jonit e ai nderhyri duke terhequr te emen.

'Boll mami. Eshte vetem shoqe. Mos e tremb' shpjegoi ai e menjehere ajo iu kthye te birit pa e vrare mendjen qe e flliqi ne sy te te tereve.

'Prape vetem shoqe ti me langaraq? Ja Kledisi, tak fak e kapi Elian' Tregoi me dore ciftin qe qendronte i terhequr diku ne tutje. Edhe Jona veshtroi nga ata, ai qeshte krenar e ajo e skuqur fshihej pas tij. Ngjanin lezetshem mendoi ndonese ajo per gjerat e lezetshme ronantike kishte alergji. Por a dukej dhe ajo me Enean ashtu?

'Mos e pi' I foli Joni e ajo e hutuar rrudhi ballin

'Huh?'

'Kafen. Eshte e shpifur. Si sherbet'

'Aha' la filxhanin mbi te parin vend, mbi televizorin - nje nga ato te vjetrit si burra barkalece.

'Do rreshqasi aty' parashikoi Jonix

'Edhe?'

'Nejse. Faleminderit qe erdhe' U kujtua ta falenderonte vetem atehere.

'C'eshte ai llaf. Te humbisja tere kete feste? Gjalle ne bote'

'E di qe ta shpif po ajo insistoi. Laj thaj vetem mua me ka.'

'Dhe ty qe te ka te ka gjysmak' Beri shaka por u pendua menjehere. Ne fund te fundit thelle thelle ai ishte nje djale i mire qe Jones i shkonte pas qejfit edhe pse se kishte per detyre. 'Me shaka e thashe' u justifikua.

'Do shkosh ne radio neser?' pyeti nga hici Joni. Ajo puliti syte dhe pohoi.

'Mund te vi?'

'A nuk vjen gjithmone?'

'Lart.' Kerkoi.

'Hmm..' u mendua. Askujt me pare si kish lejuar dicka te tille.

'Ma bej dhurate per ditelindje' insistoi.

'Po luan piset molusk' Beri sikur u vrenjt por ne te vertete buzeqeshi lehte.
Pikerisht atehere telefoni iu dridh brenda xhepit te xhinseve te ngushta. E nxorri e nje mesazh prej Eneas e priste i palexuar.

Ku je? Dua te te shoh. S'mund ti leme gjerat si mbreme.

Nuk iu pergjigj por mesazhi i dyte nuk vonoi.

Pse nuk pergjigjesh? Te lutem Jona...

U dorezua dhe nisi te shkruante. Tek ditelindja e shokut. Jam e zene.

Atij pedes?? Me thuaj ku se do vi... nuk dukej sikur ai tallej. Serisht nuk iu pergjigj. Nuk mund ta kishte seriozisht.

Ok me fal. E dhjeva prap. Por thjesht kalo tek studio pastaj. Do te te pres.

Nuk kishte nder mend te hiqte dore por as ajo te dorezohej.

'Kush ishte?' pyeti Joni kurioz.

'Askush' shkundi koken.

'Se u preve ne fytyre fare' konstatoi ai.

'Thjesht Enea' u pergjigj moskokecarese por zeri qe iu dridh tradhetoi vetepermbajtjen e saj.

'Zhgaravina do te thuash?' ishte rradha e Jonit per te mbledhur vetullat.

'Po.'

'Keni filluar flisni tani?' pyeti. Pyetje qe ndoshta nga dikush tjeter do te kish ngjare keq dhe shemtuar por te urtin Jon smund ta fajesonte. Ne fund te dites ai thjesht deshironte te ishte miku i saj.

'Pak. Mbreme dolem ne takim' Rrefeu.

'Pra me shum se flisni' Plotesoi ai por Jona mohoi.

'Vetem aq. Muhabet. S'di Jon' mblodhi supet. Vertete ndihej konfuze.

'Mendimi in si i jashtem? Ai mban era telashe'

'Ma ke thene nje here m fjale te tjera' i kujtoi.

'Kam nje radar per legenet dhe ky pseudo Enea eshte pika me e madhe pulsuese aty. S'para gaboj'

'Edhe per ate shefin kshu kishe thene ne fillim' i kujtoi duke ii referuar Kledisit e historive qe ai i kish treguar.

'Por se edhe ai legen eshte po c'ti bej Elia debiles une'

'Duken te lumtur' konstatoi Jona. Pse mos te zgjidhte edhe ajo nje dashuri te tille? Krah Eneas ndoshta?

'Sepse ai sillet mire me te, tani per tani, dhe do deshiroja edhe per ty qe ai zhgaravina te te mbante ne pellembe te dores po mua ai prap sme pelqen'

'A s'duhet ti japim nje shans perpara se ta kryqezosh keshtu me gjykime?' Kur te tjeret shanin Enean ajo nuk ndihej aspak mire. E kur e shante vete? Eh, epo vetem asaj i lejohej ta shante konkludoi se e shante per lezet.

'A sduhet te mbroj shoqen time e te kujdesem per te?' i buzeqeshi atehere dhe ajo beri te njejten gje.

'Shoqen tende te vetme duhet te konstatoj' Vazhdoi Jona duke iu rikthyer ngacmimeve te perhershme.

'Po Elian ku e le?' I kujtoi Joni

'Te shefi vet.' i shkeli syrin perpara se te shkonte krahun ne ate te Jonit e ta terhiqte drejt asaj tavolines ku mamaja e tij kish vendosur tere ato embelsira shtepie. Dukej qe ate feste e kishte marre shume seriozisht.

'Keto jane te ngrenshme?' Pyeti Jonin perpara se te niste te mbushte pjaten plot e perplot me kekerat e ndryshem.

'Po dhe jane te papare biles.' shpalli ai e beri si ajo.

'Dhe pse ti legen sme thua qe perpara po me mban me muhabete duke me privuar nga e ngrena?'i gjuajti lehte ne sup por ai i ngathet sic ishte per pak desh hodhi pjaten ne toke. Ishte po Jona qe me aftesite e saj ninja e ndihmoi dhe perpara se te qeshte me serioze se kurre shpalli

'Une ty do te te bej njeri molusk. E kur te tera te te vijne nga mbrapa do falenderosh zotin qe me njohe'

'A seshte pak nga ato gjerat shume alla filma amerikane kjo? Dhe shume adoleshenteske?'

'Me mire vone se kurre. Ti Jon djali molusk e peshkop ske per te vdekur. Premtoj' tha solemnisht perpara se te dy te plasnin ne te qeshura.
E habitshme qe me Jonin arrinte te qeshte aq shkujdesshem, pa u munduar te sillej si dikush qe nuk ishte. E cuditshme qe tek i fundit person qe kish menduar kish gjetur nje mik te vertete.

Rock'n'blues (shqip)Where stories live. Discover now