~ Epilog 1 ~

733 90 78
                                    

Pas 6 vitesh

'O babiiii, po ti bishtalecat nuk mi kap si gjyshja' u llastua Azura. Luante me dy bishtalecat qe Enea i kapi me aq veshtiresi. 'Dukem bukur?' Pyeste. Rrotullohej qe verefi i fustanit te hapej si nje parashute.

'Ti gjithmone dukesh bukur' u perkul prane saj dhe e puthi.

'Une jam princesha babit' hodhi krahet e saj te vegjel rreth qafes se tij dhe si nje bebushe kerkonte 'Hopa?' E ai e ngriti ne krahe per ta rrotulluar.

Ishte nje tjeter prej atyre pasditeve verore qe kalonin duke shetitur nga liqeni. Ajo pelqente aq shume te luante tek lodrat e reja e gjithnje ndoste edhe fustanet e reja e te hekurosura me kujdes prej Eneas.

'Me ler ti bej une bir' insistonte e ema sa here vinte per te qendruar per pak ore me to por Enea refuzonte.

'Ia mora doren tani' i buzeqeshte. 'Jam bere si shtepiake. Vec telenovelat turke me mungojne' tallej ndonese pas shakave te tij fshihej nje hije e trishte vetmie ndonese me Azuren prane ishte thuajse e pamundur te ndihej vetem - Ajo ishte gjithckaja e tij, arsyeja per te cilen ekzistonte, luftonte cdo dite.
Ajo e kishte ndryshur. Ajo e kish mesuar te vleresonte gjerat e bukura, te besonte ne dashurine e pakushtezuar.

'Jam krenare per ty bir' s'linte rast pa i kujtuar e eme e vec ne ato raste arrinte te shihte, te shihte qe ne jete ai ishte i fituar sepse kish Azuren, nje engjell qe mund ta quante te tijen.

'Ecim babi, ecim' beohoriste e lumtur ajo qe makinat qejf nuk i kishte aspak. Pelqente te ecte duke shtrenguar doren e Eneas e here pas here duke i kerkuar qe ta mbante hopa sepse kembet e saj te vockla lodheshin shpejte.

'Eshte larg' kundershtonte gjthnje Enea me kot sepse ne fund te dites gjithnje fitonte ajo.

'Babi, pse nuk me ben dhurate nje mami kete vit per ditelindje?' e pyeti ate pasdreke. Gjera te tilla thoshte shpesh se fundmi. Ne kopesht ndihej ndryshe sepse nuk ishte mamaja ajo qe e shoqeronte cdo mengjes e kur te tjeret vizatonin pikturat e familjes se lumtur e te bashkuar ajo vizatonte Enean e gjysherit qe i donte aq shume.
'Po une pse nuk kam mami?' Ishte kthyer prej kopeshtit e perlotur. E si ti shpjegonte nje vajze 6 vjecare qe nje mama ajo e kishte - nje egoiste qe ia mbathi prej pergjithesive per te rendur pas 'lirise' se shfrenuar pa kuptuar qe ajo rruge diku perfundonte, ne nje fund qorr.

'Nuk mundem me' kish nisur nga ankesat qe je muajin e pare. Te qarat e Azures nuk i duronte, te zgjohej per ta ushqyer as qe e conte neper mend.
Merr biberonin e ushqeje vete urdheronte Enean perpara se te strukte koken nen jastek.

'S'mundem ta bej kete jete' ish zgjuar e vendosur nje mengjes.

'Ishe ti qe e kerkove' i kujtoi Enea.

'E di. Mendova qe mundte pershtatesha por nuk mundem' ne pasdite u largua prej apartamentit sebashku me tere gjerat e saj, per te lene pas mete cmuaren - Azuren e vogel qe protestonte e qante nga krevati i saj.

'Me ke mua ti.' Iu pergjigj ate pasdite dhe e ngriti per ta rrotulluar ne ajer sic pelqente ajo.

'Superbabi' brohoriste e qeshur ajo dhe me aq harronte edhe per nje dite per mamin qe i mungonte.

Nga liqeni kishte me shume njerez se zakonisht, me shume femije qe vraponin e Azura u bashkua me to. Vraponte pas femijeve, drejt Eneas qe e priste ulur nje stol e serisht tek femijet.
E teksa e priste studionte njerezit qe kalonin para tij - i studionte e mendonte: cila mund te ishte historia e tyre? C'dhimbje fshihej pas buzeqeshjeve? C'humbje pas forces?
Te tere kishin historite e tyre. Edhe ai, nje histori qe per Enea dot nuk e kishte groposur. Jona ishte kudo e ne te njejten kohe kurrkund. Gjate 6 viteve e kish pare vetem njehere - nje pasdite ne parkun rinia kur pak pas largimit te Gentes shtynte karrocen e Azures qe flinte neper troturet e populluar.
Ne fillim kish njohur Jonin e me pas te dashuren e tij qe tashme e dinte qe punonte tek klinika obstetrike. E me to, edhe Jona. E pa te ndalonte, u perkul per te ndihmuar nje djale te vogel per te mbledhur lodrat e rena. Mjaftoi aq. E imagjinoi ate luante me Azuren, ate qe ishte pjeseza qe mungonte, e vetmja qe i pershtatej e plotesonte qenien e tij. U mat ti afrohej, te kerkonte ndjesen e saj e te premtonte qe do kalonte tere jeten duke e merituar por nuk e beri. Sepse e pa te qeshte, me djalin e vogel e me pas me Iven e Jonin qe gjithnje kish ditur ta bente te qeshte. Ajo ishte e lumtur, e qete e ate s'mund tja vidhte - serisht.
Vazhdoi ta shihte, e la te shkonte...
Pas 6 vitesh e pa serisht ate pasdite, tek vraponte tek liqeni, e pa te perplasej me Azuren, te perkulej per ta ndihmuar te ngrihej. E bija qeshte e ai e dinte qe s'ish vrare por ajo e preokupuar e pyeste. Ndoshta i kerkoi ta shoqeronte tek prinderit e saj sepse Azura po e terhiqte drejt tij. A ishte ky valle fati? Fati qe mundohej te shpaguante per jeten qe i kish shkaterruar?
E kujtonte si dje - si dje tek e shihte te tretej ne largesi e tashme e shishte serisht, te ecte drejt tij. Nuk e kishte pare, nuk e kish njohur sepse aq e qete sdo ti ishte afruas se shkuares qe i kishte shkaterruar te dy nga pak.
Por kur ndeshi syte e tij ishte teper vone per te vrapuar serisht. Shtangu, priti. E priti edhe ai.

'Ky eshte babi' bertiti Azura perpara se Eneas ti hidhej ne qafe sic bente gjithnje e Jona vazhdoi ti shihte.

'Hmm...' nisi te peshperiste.

'Ckemi Jona?' I buzeqeshi trishte.

'Enea' shqiptoi emrin e tij. Cdo te kish dhene per te degjuar emrin e tij qe shqiptohej aq embenprej saj - cdo mbremje, cdo mengjes. Por kohen pas nuk e kthente e nese e bente serisht mbi gjithcka do kish zgjedhur te bijen. 'U, u perplasem. Nuk e dija.... mendova se u vra por mendoj se eshte mire' mblodhi pakez veten dhe shpjegoi.

'Une jam Azura' u prezantua Azura qe me te tere ishte e tille, solare dhe e shoqerueshme. I zgjati docken e saj te vocket qe Jona e shkundi.

'Jona' i buzeqeshi ajo. E njejta, e njejta buzeqeshje. E njejta blu.

'Tani jemi shoqe' vazhdoi Azura. 'Babi, kam nje shoqe te madhe' kercente e gezuar. 'Po shkoj ti them te tjereve' e nxitimthi u zhduk per ti lene vetem - serisht vetem pas 6 vitesh.

'Hmm... epo... po shkoj' belbezoi ajo pa levizur.

'Me behet qejfi qe te pashe' pranoi e Jona vec pohoi - asnje buzeqeshje per Enean.

'Edhe mua. Dukesh mire' foli thate e pa dashur ta sterzgjaste ate cast te sikletshem vazhdoi 'Hm... po shkoj. Mirupafshim' e me duart delikate u mundua te ngecte floket e holle pas vesheve te vegjel. E kete here nuk ishte buzeqeshja e Jones ajo qe e verboi, por guri shkelqyer ne gishtin e dores se saj te majte.

Kerkoi serisht syte e saj por ajo shihte poshte, gjithandej pervec Eneas.

'Mirupafshim' perseriti e nxitoi, serisht larg Eneas.

Nje tjeter grusht, tashme per ta zgjuar prej hicit e limbos ne te cilen kish ngecur gjate ketyre viteve. Ajo e kishte harruar kur ai nuk dinte si.
Ajo e kish fshire, sic nga lekura e krahut te saj kishte zhdukue tatuazhin e vogel. Aty ku dikur delikate nje E pikturonte lekuren e bardhe tashme kish mbetur vec nje hije e zbehte.
Ajo e kishte zhdukur ndersa ai ende pergjumej duke studiuar linjat dekikate te celesit sol e J se holle... ai pergjumej me kujtimin e Jones e ajo ndoshta, krah nje tjetri....

Rock'n'blues (shqip)Where stories live. Discover now