'Sa rregullova njerin u shtua tjetra' Komentoi Kledisi duke ngacmuar Jonen ne nje tjeter nga ato pasditet qe kalonin te peste.
'Kerkova gje une?' ia ktheu Jona. Koha qe kalonte me to ishte e vetmja ne te cilen buzeqeshte, kur aq thjeshte ia dilte te kycte cdo gje ne nje pjese te harruar te mendjes se saj. Kur ishte me to nuk mendonte rreth Eneas e te mendonte per Enean dhimbte, ende dhimbte edhe pas 3 muajsh.
Nuk kishin folur qe prej asaj nate, as pasi ai i kishte shkruajtur mesazh pas mesazhi ku i shpjegonte gjithcka.
Ke bere zgjedhjen e duhur kish dashur ti shkruante ke bere zgjedhjen e duhur. Qendroji besnike asaj.
Por nuk e beri sepse ai mesazh ishte aq final, konkludues e ajo force per ti thene nje lamtumire te dyte nuk kishte.
Enea do te behej baba, nje femije qe nuk do te ishte i tyre. Kurre s'kishte menduar rreth nje familjeje por neteve pa gjume shpesh e gjente veten duke idealizuar e enderruar ate qe s'do te mund te realizohej kurre - nje familje me Enean.Nuk mund te vazhdoj me keshtu. I kish thene vetes nje mengjes e po ate mengjes kish blere nje numer te ri e bllokuar profilin e Eneas ne cdo media sociale. Keshtu nuk do ta kontrollonte patologjikisht cdo sekond. Ate mengjes ia kish dale te kthente ate faqen e re ndonese per nje fillim te ri s'dinte ne ish gati. Por ishte e sigurte qe shume shpejte do te ishte sepse jeta vazhdon e te jetonte do vazhdonte edhe Jona.
'Ti gje s'kerkove por ama dhe te rrish vetem s'ka lezet' is vazhdoi Kledisi qe ulur krah Elias mundohej ne ate menyren e tij te cuditshme te ndihmonte ngapak edhe Jonen me te cilen gjithnje kacafytej si gjel.
'Ju jam bere havale e? Kte doje te thoje? Po me heq qafe me lezet?' Ia vazhdoi lojen Jona.
'Ne s'na bezdis aspak moj...' nderhyri Elia qe cuditerisht ato shkembimet e tyre gjithnje i besonte aq naivisht.
'Ah moj shoqe ti je shume e mire per kete qyqarin. Po ske cben ti merr zoti mendt ndonjehere'
'Ose thjesht qyqari qe thua ti eshte njish e me fat' vazhdoi te mburrej Kledisi. Edhe Jona e Iva ishin aty e qeshnin me ato shkembimet e tyre. Te 5 qeshnin ndonese se brendshmi vetem Jona qante.
'Kam nje kushuri.' U kujtua serisht Kledisi me vone duke i rrahur te njejtes bisede por Jona rrotulloi syte e bezdisur.
'Nga kurvarat kam hequr dore. Keshtuqe jo faleminderit'
'Pse e paragjykon pa e njoft mi goc?'
'Se ju e keni ne fis me duket genin. Ja pse'
Dhe gjithmone dikush permendte Enean - gjithnje biseda perfundonte tek ai e Jona permbyste syte per te fshehur merzine qe ato vazhdonin tradhetonin.
'Ajo e Eneas ka nje takim neser' I shpetoi Ives. Punonte me ate kliniken private si ekonimistja e detyruar qe duhet te kishte nje biznes. Ajo e Eneas... ajo, qe ne barkun e saj rriste femijen e tij, femijen e tyre.
'Jona...' kete here ishte Joni qe thyente ate heshtjen solemne qe pllakoste sa here flitej rreth tij.
'Jo, ska gje. Jam mire.' buzeqeshi me syte e perlotur. Genjeu, sepse mire nuk ndihej aspak 'E di? Me behet qejfi per te dhe shpresoj te jete i lumtur'
'Edhe pas asaj qe te beri?' pyeti Joni qe fjalet e saj s'mund ti besonte.
'Te tere gabojne apo jo? E ne fund ai beri zgjedhjen e duhur'
Ai e beri. Por ti Jona c'zgjedhje do te besh? Pyeste veten e pergjigja vazhdonte te ishte e njejte - Nuk e di... se si do eci perpara e si te 'dashuroj' serisht ndoshta nuk do di me kurre.
Burgosur ne ate labirint ndjenjash, ne kerkim te nje rrugedaljeje te nesermen shkoi aty ulur ne nje hyrje te vogel pallati priti, ore te tera per te pare ate. Femren qe jetonte ate qe duhet te kish qene e Jones, priti te shikonte ata sepse ndoshta tek 'gezimi' i tyre do te gjente shpetim.
E ato erdhen bashke. Ajo ecte perpara e ai e ndiqte nga pas me duart ne xhepa. Nuk flisnin, nuk buzeqeshnin e ndoshta ndoshta te lumtur nuk ishin. Enea nuk ishte... prandaj nxorri telefonin dhe aty, kur ato u zhduken pas deres se bardhe me logon e klinikes per te paren here ne aq muaj nisi te shkruante nje mesazh per te.
Dy fjale te thjeshta: si je?
KAMU SEDANG MEMBACA
Rock'n'blues (shqip)
Fiksi Umum'Nje rockere blues. Rock 'n 'blues' komentoi Enea. 'Sepse rock 'n' roll eshte kaq klishe' plotesoi ajo dhe te dy qeshen. 'Dhe ti klishe s'mund te jesh kurre sepse je kaq e vecante' Tha nen ze perpara se ta mbeshtillte ne nje tjeter perqafim...