Pjesa 36

563 80 50
                                    

E bukura s'ka fund, deri sa ka sepse cdo gje e mire duhet te perfundoje... Pika i rente atyre teorive te balances ne natyre, atyre ekuilibrave fin e ishte qe ishte pika i edhe Nelly Furtados qe i kendonte te mirave qe treteshin. Po, keshtu shfryu me veten ne te qinden e sekondit kur njohu zilen e saj te telefonit, nje balade e vjeter Rock - e iu desh te shkeputej prej kraheve te Eneas qe si edhe vete Jona u duk i bezdisur.

Kerkoi me canten e rremujshme telefonin qe vazhdonte protestonte tere muzikalitet. E ndjeu ne dore e kur e terhoqi, i rreshkiti nga dora per tu rrokullisur drejt Eneas. Ky i fundit e ngriti, jo pa hedhur nje sy nga emri ne ekranin e ndricuar perpara se t'ja zgjaste Jones, i ngrysur

'Eshte ai shkerdhata' shau nervoz e kerceu jashte rulose per mos te dashur te degjonte ato bisedat e tyre miqesore. I neveritej.

Joni . Skish nevoje te lexonte emrin per te ditur qe ishte ai se ke tjeter Enea do te kishte share ashtu.
A duhej ti pergjigjej? Fare thjeshte mund edhe ta recuzonte ate bisede dhe ti afrohej Eneas qe capitej ne erresiren e nates me supet e tendosura.
Por zilja vazhdonte kembengulte. Po sikur ti kish ndodhur ndonje gje? ajo pyetje ngriti koke dhe e dorezuar afroi telefonin ne vesh per t'ju pergjigjur.

'Po' peshperiti qetesisht por Enea serisht e degjoi. I zhgenjyer pa drejt Jones qe qendronte ulur buze rulose me kembet varur jashte saj. Shkundi koken per mos te degjuar por zeri i saj i ulet uleriste ne ate qetesi. Nxorri paketen nga xhepi i pasem i xhinseve, kerkoi me ngut e i paduruar cakmakun dhe ndezi cigaren qe mbante mes buzeve. E thithi fort duke helmuar me tym mushkerite e tij.
Pa serisht nga ajo, qe vazhdonte te fliste ne telefon sikur Enea te mos ishte aty.
Vazhdonte te sqaronte Jonin per nje zot e dinte se cfare kur fare thjeshte mund ti thoshte qe ishte e zene, ne nje takim - takim qe ai ishte munduar aq shume ta bente special per Jonen e c'bente ajo? E dhjente duke ftuar edhe ate pallen ne intimitetin e tyre.

'O Joni, mos u bej pule tani dhe ti' i thoshte e bezdisur ajo. Ate vajzen e zyres e kish ftuar ne nje takim e tani ne nje sjellje tipike prej Joni kishte nevoje per keshillat e Jones per 'mos ta dhjere'.
'Heren e fundit e ndrita' krahasonte e Jones iu desh ti mbante nje leksion te shpejte e te cunguar per takimet e para e se si duhet te dukej aty krejtesisht i sigurte.
'Ne fund te dites je cuni e duhet te jesh ti qe e puth i pari. More vesh?' i bertiti pak me shume duke terhequr edhe nje tjeter here vemendjen e Eneas qe ne cigaret po i hante, duke ndezur papushim njera pas tjetres. Ndoshta e kish tepruar pak por Joni ia dilte ta acaronte duke e bere qe ta humbiste fare.
Pa telefonin, 13 minuta e pak sekonda qe bisedonte me te. Perfundimisht e kish tepruar shume prandaj Jonit i kerkoi ndjese e telefonin e mbylli me nje 'Pac fat molusk. Mos harro, prezervativet blehen ne farmaci' ishte nje shaka, qe Eneas nuk i pelqeu se syte iu erren si edhe qielli i mbremjes.

Telefonin e la ne rulo dhe eci drejt tij.
'Me fal' i peshperiti pakez e trembur nga ajo aura e rrezikshme qe ai irradijonte por nuk u step. Enea duhet ta kuptonte... Ngriti doren per te prekur krahun e tij, te njejten dore qe me pare kish luajtur me floket e shpupuritur te Eneas por kete here ai prekjen e saj e largoi.

'Mos' hungeriu neper dhembe.

'Kishte nevoje per ndihmen time per nje takim' nisi ti shpjegonte.

'Ti do e ndihmosh edhe kur te leje gruan shtatzane? Meqe tani na mbanke dhe inventarin e prezervativeve te tij' Peshtyu shemtuar ato fjale te hidhura e kur ajo u mundua te prekte serisht, kete here fytyren e tij, iu largua serisht.

'Jo...' ishte rradha e saj te acarohej e ndoshta e kuptonte qe s'ishte casti i duhur por ajo ish gatuar keshtu. Nxehej e brenda pese minutash shperthente e qetesohej serisht.

'Te lutem boll Jona.' iu pergjerua i lodhur ai. Mbylli kanapet e pasme te rulose duke i perplasur fort. Gjaku i vlonte e nuk po mendonte qarte e ndoshta ishte me mire ta linin ate diskutim me aq. Jonen me skena te nxehta xhelozie s'donte ta merziste. Mund te flitnin kur te qetesohej e kur qarte te mund ti argumentonte pse Joni dhe ai afrimitet i tyre si pelqente por Jona ate bisede me aq nuk donte ta linte. Vazhdoi ta ngacmonte duke kerkuar nje reagim prej Eneas, reagim qe nuk donte ishte i kendshem.

'Jo, jo nuk 'boll' pa i shkuar deri ne fund kesaj bisede' perplasi kembet ne asfalt.

'Do te flasim por jo sot. Neser' i premtoi por ajo ishte e vendosur per to shkuar deri ne fund.

'Jo neser. Sot. Do tu bejme bisht tani ketyre gjerave? Pastaj kushedi se c'te paqena nderton ti ne koken tende deri neser' e sulmoi me fjalet duke fituar mbi vetepermbajtjen e Eneas qe vrullshem u kthye per te ndeshur shikimin imponues te saj.

'Ca do qe te te them? Qe vazhdimisht ia del te me besh te ndihem si mut. Per ate zot, duhet te ta kujtoj qe ishe ne takim me mua? Me mua dhe merr e flet me te. E ca se ai ka nje takim. Le ti dali zot vetes se tij.' ngriti pak zerin e menjehere u pendua. Per tonin e larte e jo per ate qe kishte per ti thene.

'Mos. Mos me flit ashtu' Valviti gishtin e holle perpara fytyres se tij por s'tha asgje tjeter. Jo, foli serisht duke u fshehur pas atij justifikimit qe ai ishte miku i saj i vetem e s'mund ta linte ne balte.

'Bukur fort. Me nje fjale s'do kete takim tonin ne te cilin s'do jete dhe ai? S'do nxjerre koken ai?' U mbeshtet pas makines dhe mori fryme thelle por as ajri i ftohte i mbremjes s'arriti ta freskonte trupin qe i vlonte sikurse sja doli te qetesonte ato nervat e bera kacurel.

'Ohu, me ty nuk flitet' shfryu ajo por tani ishte Enea qe s'do e linte me aq.

'Te thashe te flasim neser kur te jemi te qete. Zotrote nuk doje. Flit tani se me kaq nuk do ta leme. Tani do flasim e une po ta them. Ai s'me pelqen fare, nuk e duroj dot'

'Dhe ai ty' i perplasi ne fytyre ajo per ta merzitur edhe me tej. Qeshi shemtuar perpara se me tonin e thate e dridherues ti thoshte

'Sec mendon ai per mua s'me plas. Me plas qe ti je e dashura ime dhe ven ate par...'

'S'jam. E dashura jote nuk jam dhe dyshoj ne dua te behem me keto sjelljet e tua'

Qeshi i zhgenjyer edhe njehere.

'E ke vendosur te me acarosh sot e shoh? Duhet te te kujtoj qe me the qe me do? Qe po putheshim deri para se ta dhjente ai?'

'S'mbaj mend te me kesh propozuar zyrtarisht' U mbrojt si nje femije. E kuptonte qe ai kish te drejte e qe ajo po ngaterrohej me bisedat e saj por te drejte ne xhelozi e posesivitet nuk do ti jepte.

'Pse, kemi nevoje per ato formalizmat e femijeve edhe tani qe te dy jemi te rritur? A nuk eshte kjo e mjaftueshme per ty per nje shprehje ndjenjash?' tregoi rrotull vetes, detin tashme te erret ky reflektohej butesisht e arta e henes dhe rulone pas tyre.

'Nuk me pelqen qe je xheloz' pranoi haptazi kete here.

'Mua s'me pelqen qe mes nesh eshte gjithnje ai'

'Te thashe: KISHTE NEVOJE PER NDIHMEN TIME' ngriti zerin.

'E do te kete serisht neser dhe pasneser'

'Ca do prej meje Enea? Do qe te me mbyllesh e te jep vec e jotja? Te mos kem asnje shok pervec teje? Te....' nisi te numeronte.

'Dua qe kur je me mua te jesh me mua. Kur jemi bashke te mos ndihem i trete. Kaq dua'

'Hah, dhe pastaj do te nervozohesh serisht pse ai punon me mua dhe pse me flet dhe...'

Kete here nuk duroi me, kapi krahun e saj dhe e mbeshteti je metalin e rulose per te qendruar dominues perballe saj. Ajo femer e cmendte me kokefortesi e serisht luftonte me veten per ta puthur.

'Nuk jam ndonje i sapodale nga shpellat e paleolitit.' Shtrengoi nofullat e ndonese ato qe do thoshe si pelqente aspak, Jonin se pelqente aspak peshperiti 'E kuptoj qe eshte shoku yt, kolegu yt por mos e bej edhe pjese tonen'

'Po e ben ti.' Vazhdoi me te sajen e kete here iu largua duke i hapur rruge. Ferkoi fytyren me duart e tendosura dhe ftohte shpalli

'Hip ne makine. Do ikim'

'Por...' mesa duket do kundershtonte serisht.

'Hip per ate zot' dhe kete here ajo iu bind...

Rock'n'blues (shqip)Where stories live. Discover now