Gjate javeve ne vazhdim dicka e shqetesonte vazhdimisht - qofte ajo vajza pseudo recepsioniste qe punonte ne studion e Eneas dhe qe gjithnje e gjente duke biseduar me te. E bezdisnin edhe ato komentet e Jonit qe me lidhjen e saj nuk dukej i kenaqur aspak e qe mendimet e tij negative Jones nuk ia kursente, madje perdorte cdo rast per ti thene qe Enea atij si pelqente aspak.
'Pse mos me pelqen mua Suela po dhe ti po len koken' ia ktheu nje dite ajo aty ne taksi teksa ktheheshin nga radioja per ne pune e gjate tere kohes kapeshin me fjale.'Ajo eshte vajze e mire' u skuq ai qe 'te dashuren' e re si ta mbronte ndryshe s'dinte.
'Dhe Enea pra' kembenguli si femije Jona ndonese ndonjehere as vete nuk ishte fort e sigurte. Disa sjellje te tij: xhelozia, inati pastaj ato shperfillet pasi i mbeste hatri per ndonje gje. E te tera keto ane ia kish njohur ne ato pak jave. C'mund te priste me shume prej nje tipi te tille? As qe deshironte ta mendonte.
E shqetesonin edhe ato budalleqet e shtepise qe ndonese i referohej si te tilla tek ajo ndikonin mjaftueshem. Nervat e te emes acaronin edhe ate, sikurse tradhetute e neglizhencat e te atit lendonin edhe Jonen. Ishte matur ti fliste atij disa here. Ndihej e rritur mjaftueshem per te biseduar hapur me te e frike per t'ja numeruar te tera nje per nje nuk kishte por mesa dukej babai i saj i dashur tashme nuk kishte kohe as per Jonen e Klodin te cilet as qe i pershendeste me.
'Ajo kucka sikur i ka bere magji ketij' shpallte e ema, fort e sigurte qe ne mes ishte nje tjeter.
'Divorcoje' e keshillonte Jona pas cdo here qe detyrohej ta degjonte per ore te tera se si ne fakt kishte vetem hallin e parave qe po harxhonte pa teklif e jo se i behej fort vone per te. Atij s'dua tja shoh bojen me, aq shume me shpifet. Insistonte e serisht po atij i pergatiste mengjesin e i linte mbi tavoline darken.
'C'thua moj. Ne moshe per tu divorcuar jam une e per tu bere gaz i botes' kundershtonte ajo.
'Mire, rri pra e mos u anko' e kishte te pamundur te mos fshihej pas atyre sjelljeve moskokecarese, e kishte te pamundur te pranonte qe situata te tilla ndikonin edhe tek ajo.
E kishte te pamundur te fliste per c'ka ndjente ndonese kishte aq shume nevoje te fliste sepse po mbytej, po mbytej me mijera ndjenjat te cilave si shpetonte dot.
Flit me Enean keshillonte veten por sa here behej gati ti tregonte, mendohej serisht e ngurronte. Ishte e sigurte qe tek ai nuk do te gjente mbeshtetje.
E ndoshta prandaj foli me te fundit person qe kish menduar se do ta ndjente te afert, me Jonin. I tregoi pasigurite e saj po te njejtit qe e kish akuzuar per te qenurit e pasigurte.'Jam e merzitur' foli nenze ne taksi pasi si gjithnje ishin zene ne lidhje me Enean.
'Me ate?' E pyeti Joni menjehere.
'Jo, s'eshte cdo gje rreth atij' pranoi.
'Per cfare atehere?' E pyeti teksa me ata syte e embel e perkedheles shihte ate.
'Te shtepise. Vetem zihen dhe grihen e harrojne qe na merzisin edhe ne.'
'A nuk bejne te tere kete gje? Une s'kam nga ta di por kam degjuar qe...' u mundua ta ngushellonte por as tere pozitiviteti i tij nuk mund te qetesonte ate.
'Kjo eshte ndryshe. Palloshi im tradheton time me dhe me e keqja eshte qe s'eshte as hera e pare' pranoi per te paren here ate qe ndoshta e dinte vec ajo, Klodi dhe e ema.
'Me vjen keq' Foli Joni e menjehere vazhdoi me nje tjeter leksion Jonesk sepse normalisht, nuk mund ta linte me aq. 'Ai qenka nje legen mashkull.'
'A nuk tradhetojne te tere?' pyeti mendueshem Jona teksa gerricte thonjte e saj.
'Jo. Vetem ato te pafytyret, te dobetit e te neveritshmit'
'Me nje fjale te tere' tha ndryshe.
'Sa keq qe mendon keshtu. Une pershembull...' e ndaloi sepse seriozisht sdo te merrte veten si shembull.
'Ti je perjashtim. S'po flas per turpacaket virgjerusha si ti qe i duhet 3 jave te ftojne nje femer qe dukshem isht fiksuar me ty ne takim. E as qe do e kishe ftuar nese sdo kisha nderhyre une' i kujtoi.
'S'do flisja per veten. Po hiqe kete vesin e nderprerjes e me degjo. Po thoja qe une pershembull mendoj qe jo te tere tradhetojne e qe mendime te tilla ne jete te bejne te zhvlefesosh veten, e ate qe neser pasneser do te kesh ne krahe. E nese eshte kjo arsyeja pse je me Enean, se mendon se te tere jane si ai, atehere ti gabon. Enea eshte nje kurvar, por s'jane te tere te tille e ti meriton dike me te mire, e me te mire ka'
'Ti the kurvar' vuri ne dukje ajo duke dashur si gjithmone ti bente bisht bisedave filozofike.
'Sepse e ka te shkruar ne balle po ti je bere si me qene analfabete e se lexon dot'
'Kjo taksia shume filozof te ben' komentoi pikerisht perpara se shoferi te ndalonte para zyrave te tyre. Kete here u tregua me e shkathet dhe nxorri parare perpara tij e kur Joni e pa shtrembur vetem iu zgerdhi. Ai u mundua te fliste serisht me te por Jona vazhdoi ti bente bisht me sjelljet prepotente, shakare e ironite e ai hoqi dore por nuk u dorezua. Ajo e dinte, do te provonte serisht te nesermen.
E pershendeti para se te largohej, disa minuta para te tjereve. Me Enea nuk kishte folur qe mbreme, kur si gjithnje ishin zene e ngacmuar per ndonje budallek, dicka idiote te cilen as qe e mbante mend. Ndoshta ai ishte i tille e nuk mund ta ndryshone por mund te ndryshonte kryeneçesine e kokederresine e saj prandaj e vendosur per te rregulluar gjerat mes tyre nxitoi per ne studion ku gjate oreve te pasdites ai gjithmone punonte. Do ta surprizonte. Ndoshta ne fillim s'do te ishte i kenaqur qe e shihte por e dinte qe me pas do te dorezohej e me aq do te zgjidhej edhe ngaterresa me e fundit.
Por kur hapi deren u surprizua me shume vete kur bimben ndihmese e gjeti duke e ndihmuar Enean ne menyra te tjera, hipur siper preherit te tij e me bluzen e zberthyer e gjoksin e nxjerre jashte.
Ne fillim asnjeri prej tyre se kish vene re ate qe qendronte e ngrire aty, skishin degjuar as zilet sepse ajo vazhdonte te puthte qafen e tij e ai te levizte trupin e saj qe te ferkohej ne vendet e duhura.Largohu urdheronte veten por vazhdoi te mbyllte e te hapte syte per tu siguruar qe nuk enderronte.
E ajo qe iu duk si nje perjetesi sishte vecse nje minute ne mos edhe me pak, disa sekonda ferri sepse vetem pas disa sekondash ai hapi syte dhe pa ate, vetem pas disa sekondash ajo vrapoi jashte studios e ai pas saj ashtu ke floket e shpupuritur prej duarve te nje tjetre.
Therrite emrin e saj e ajo vazhdoi te ecte, vetem disa hapa, pese, gjashte apo shtate perpara se ai ta ndalonte duke e mberthyer me duart e ndyra, duke e terhequr drejt vetes....To be continued...
YOU ARE READING
Rock'n'blues (shqip)
General Fiction'Nje rockere blues. Rock 'n 'blues' komentoi Enea. 'Sepse rock 'n' roll eshte kaq klishe' plotesoi ajo dhe te dy qeshen. 'Dhe ti klishe s'mund te jesh kurre sepse je kaq e vecante' Tha nen ze perpara se ta mbeshtillte ne nje tjeter perqafim...