Pjesa 15

710 101 58
                                    

Restoranti qe kish zgjedhur per to ishte nje prej atyre te rinjve te kryeqytet. Jona i kish kaluar perbri sa e sa here e gjithnje i ish dukur si nje vend pjeshkash pordhace prandaj as qe kishte marre mundimin te futej. Lerja ne dore Eneas qe te me sjelle ne vende te tilla, konkludoi teksa eci drejt tavolines ne te cilen i shoqeroi nje kamariere.
U ul ne karrigen e rehatshme pa pritur prej tij ndonje prej atyre xhesteve prej zoterinjsh. Do te kish qene false edhe nese do ta bente. Ajo thelle thelle Enean e njihte mire. Njerez si ai nuk ndryshonin e kete duhet ta mbante vath ne vesh per mos tu djegur serisht ne te njejtin zjarr.

'Qenke cuditerisht e urte sonte' konstatoi ai e Jona ngriti syte prej menuse. Ishte e vertete - te bente nga ato shakate e saj te zakonshme s'ja kishte fort qejfin. Pohoi pa iu pergjigjur me fjale dhe vazhdoi te lexonte per te vendosur se cdo porosiste.

'Une s'para vi ne vende si keto' tha me ne fund.

'Si keshtu?'

'Vende pordhe' specifikoi duke treguar rroturll edhe ato detajet aq te kuruara.

'Mua ketu me pelqen' shprehu Enea qe ndryshe nga ajo sec do pororsiste e kishte te qarte dhe kur kamarierja e bukur dhe e buzeqeshur u afrua ia tha ate emer te komplikuar pa hedhur asnjehere syte nga letra para vetes. Ndersa Jones iu desh ta lexonte edhe nja 2 apo 3 here per tu siguruar qe po e thoshte sakte.

'Une dhe ti jemi shume ndryshe' foli Jona pasi vajza u largua jo pa i buzeqeshur edhe njehere Eneas.

'Ti me floke blu dhe une jo' e ktheu ne shaka ai. Sic dukej bisedat pak me te thella vazhdonin ta sikletosnin dike te ceket si ai, dike qe serisht ia dilte te ngjallte tere ato mbaresat e mpira nervore te saj, ta bente ne ndjente ato fishekzjarret brenda vetes.

'S'doja te thoja kete por meqe dolem ketu - edhe ti me tatuazhe e une pa'

'Mund ta ndryshojme menjehere kete' i shkeli syrin dhe mbi tavoline zgjati doren per te prekur te sajen.

'Jo. Duhet te kishte kuptim nese do vendosja te beja ndonje tatuazh nje dite'

'Do kishte, do ta beja une' nenqeshi po Jona vetem mohoi.

'Pse me ftove sonte?' pyeti e ai u mendua pak perpara se ti pergjigjej.

'Dua te te njoh me mire. Me intrigon. Kaq. Je shume ndryshe nga ajo qe mbaja mend.'

'Ajo qe NUK mbaje mend' korrigjoi ajo.

'Isha pak i zene duke te studiuar ate dite. Pastaj gjoksi te ka ndryshuar qe atehere' ktheu ne perversitet edhe ate bisede ai.

'Pse, ti njerezit i mban mend prej gjokseve e bytheve? Zakonisht, po ta them si sekret ekzstencial , zakonisht shihen fytyrat'

'Do ta mbaj mend per heren tjeter'

Vazhduan te flisnin e ngacmoheshin e pertej asaj ngurtesise fillestare bisedat e tyre u bene me te clireta e ajo nisi te ndihej me mire. Here pas here kamarierja i nderpriste per te sjelle ato pjatat qe kishin porositu, ndonjehere i nderpriste telefoni i tij kur ndonje klient telefononte per te lene ndonje orar e vetem njehere ishte ai i saji qe tingelloi duke nderprere serisht nje diskutim rreth tatuazheve e sigurise se atyre gjilperave qe ato perdornin.

Nje sekond... peshperiti perpara se te kthente telefonin per te lexuar se kush telefononte e per tu pergjigjur. Molusku, lexoi. Po, i kish ruajtur numrin ashtu.
U pergjigj ndonese mendoi vertete te refuzonte ate thirrje. Cast te pershtatshem fort kish zgjedhur edhe ai per te telefonuar shfryu me veten.

'He molusk, c'ka?'

'Hmm... Ckemi?' zot, budallait i merrej goja edhe kur fliste ne tel.

'Qe jam nona e di por mos u emociono sa here flet me mua se ste ben mire per shendetin' u tall sic bente gjthnje me te duke harruar Enean qe ulur perballe saj, e shihte i habitur me ate vetullen e harkuar bukur te ngritur pak.

'Jo, kot mora. Per te...'

'Seriozisht e ke ti??' ngriti pak zerin kete here 'Mos me thuaj qe u lodhe duke pare ato filmat prej nerdash dhe vuala vendose te telefonosh te vetmen qenje humane me te cilen shkemben dy llafe dhe...'

'Ne fakt mora per te te ftuar ne ditelindjen time neser. Mami insiston' Jona deshi te qeshte. Ishte e sigurte qe teksa e ftonte ishte skuqur.

'Po me fton ti apo mami jot?' e ngacmoi.

'Une, une'

'Mire do mendohem. Ik tani, se me duket se jam ne nje takim. Naten molusk' ia mbylli telefonin dhe e la serisht te permbysur mbi tavoline.

'Me fal' kerkoi ndjese Eneas qe vazhdonte ta shihte.

'Je ne nje takim.' specifikoi me syte e erresuar. 'Jo me duket. Eshte nje takim' perseriti serisht duke shtrenguar doren e saj, pak me forte kete here.

'Kush eshte ky molusku?' pyeti kurioz kete  here.

'Joni punes'

'Ai qe puth per te me treguar vendin mua?' kete here nuk tallej madje dukej te ishte pak me serioz sec ish mesuar te shihte ajo Enean.

'Pak a shume'

'Dhe cfare donte?' vazhdoi me intervisten ai kete here duke nervozuar Jonen.

'Degjo, me shume kenaqesi do te te isha pergjigjur por ky eshte nje takim dhe jo nje lidhje martesore prandaj pse te te jap shpjegime ty skam. Per me shume kur me pyet shemtuar si te jesh i dashuri im' i perplasi ne fytyre.

'Ndoshta dua te jem. I dashuri jot' tha pasi u mendua duke shtrenguar dhembet.

'S'do te jete e thjeshte' ia ktheu Jona dhe ndoshta do te kish thene edhe dicka me shume po mos te kishte qene e njejta kamariere qe pyeste nese mund te bente ndonje gje tjeter per to, drejtuar vetem drejt Eneas.

'Une dua uje' shpalli Jona dhe vetem atehere ajo u kthye nga ajo.

'Menjehere' dhe serisht i buzeqeshi Eneas.

Zot duhet ta kish menduar qe me pare dhe pa pritur qe ajo te ishte mjaftueshem larg iu kthye e tij.

'E ke pasur edhe kete apo jo?' e pyeti me syte e palexueshem, distante madje.

'E c'rendesi ka' s'u pergjigj ai duke i bere bisht.

'Kjo ishte nje po. O zot'beri shum peceten qe kish hapur mbi preher dhe e perplasi ne tavolinen e vogel.

'Cfare ke? A nuk ishte nje takim dhe s'kishim te drejte te...'

'Njeri per ty spo behet xheloze' tha ndonese per kete as vete sishte fort e sigurte 'Por mesa duket  nuk eshte nje takim sepse eshte kaq mutin e gabuar qe ne kete pseudo takim te na sherbeje nje prej dashnoreve te tua qe ka tere naten qe ta luan, haptas fare madje'

U ngrit pa pritur qe ajo te sillte ujin qe kishte porositur.

'Faleminderit per darken. Mbetsh mire' eci drejt daljes dhe ai e ndoqi nga pas duke e mberthyer fort per ta kthyer drejt vetes.

'Cfare dreqin ka qe nuk shkon me ty?' ngriti zerin ajo aty ne trotuarin e ngushte pa e vare mendjen per skenen qe po dhuronte per kalimtaret e rastit.

'S'mund te ikesh ashtu. Te thuash ate qe the si te ishte nje lamtumire' vazhdoi ta mbante ne krahet e tij.

'Ndoshta ishte ashtu.' bente mire te ishte ashtu. Enea e trazonte, bente te ndjente mijera gjera ne te njjeten kohe, Enea mund ta lendonte e per keto arsyje Eneas duhet ti qendronte sa me larg.

'Me jep nje mundesi tjeter' peshperiti kete here butesisht ai. 'E dhjeva pak ndoshta por s'e bej me'

'Mos u hiq sikur e ke kaq shume seriozisht'

'Ndoshta e kam'

'Sa per dy takime dhe pastaj do merzitesh' ia ktheu ajo. Fundja ai i tille ishte.

'Nuk e meritoj te gjykohem kaq ashper vetem sepse jam nje mashkull dhe bej ate qe tere meshkujt bejne kur asnjera s'u intereson.' shkundi koken. 'Ndoshta tani me intereson ti e kjo eshte ndryshe'

'Ndryshe nuk ishte atehere dhe une jam e njejta. Meqe doje te me njihte se kam ndryshuar. Lajm bombastik - jam e njejta idiote por ndryshe nga ate here jo e interesuar per nje apo dy seanca seksi perpara se te ma fusje sa krahu' arriti ti shpetonte shtrengimit te tij dhe kete here vrapoi per tju larguar. Kete here ai nuk e ndoqi...

Rock'n'blues (shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora