Pjesa 10

735 95 61
                                    

Uli syte menjehere ndonese e dinte qe ai e kishte pare. Normal qe e kishte pare kur edhe ajo si nje debile ia kishte ngulur syte atij dhe asaj bimbes qe e shoqeronte. Te pakten ai vazhdonte shihte Jonen ne menyre te cuditshme dhe te nxehte packa nuk ishte Jona ajo qe puthte e thithte qafen e tij.

'Cfare ke moj?' E pyeti Joni sepse ajo vertete po sillej cuditshem, duke u fshehur pas Jonit. Mblidh veten debile femer. S'je me as ne te mesme. Je tere kjo goce - e pavarur dhe maxhorene dhe Enean mund ta shtypesh si milingone. Me kot mundohej ti mbushte mendjn vetes se zemra vazhdonte i rrihte si budallaqe.

'Ahaa. Qenka zhgaravina me nje zhgaravine tjeter' Psheretiu Joni qe kish ndjekur shikimin e saj.

'Sht' Urdheroi Jona ndonese mes rremujes e muzikes Enea as qe kishte shance te degjonte ato qe thoshte Joni.

'Kaq fiksim e ke?' Pyeti serisht Joni qe ndonjehere s'ishte aspak kurioz e here te tjera te bombardonte me pyetje - nga ato te cilave Jona nuk deshironte ti pergjigjej.

'Pff. Jo' genjeu.

'Mire atehere, besoj qe s'ka problem qe ai po vjen drejt nesh'

'Ai cfare?' ngriti syte pa e vrare mendjen te fshihte friken prej Jonit. Ndoshta ne ato javen e fundit kish mesuar qe ta shihte ate si shoqen e ngushte qe nuk kish patur kurre - jo se ishte gay a ndonje gje por ishte shume i bute e naiv e gjithnje i kujtonte nje komshijen e saj me te cilen kish pas luajtur ne shkallet e pallatit kur kishin qene me te vogla.

'Ha. E dija qe ka dicka aty' perplasi duart fitimtar Joni qe per te paren here ia kish dale ta 'mashtronte'

'Nuk te shkon te besh tipin'

'As ty s'te shkon te besh te turpshmen' s'ja pertoi Joni.

'Si shume te eshte hapur goja ty molusk.' shtremberoi fytyren Jona qe duke u ngritur pakez ne maje te gishtave kerkoi te shihte Enean pas supeve te Jonit. Bjondina ja kish marre mendjen e tani po putheshin e prekeshin aty mes njerezve.
Po e puthte ashtu sic para disa ditesh kish puthur ate.
Ishte treguar nje debile qe e kishte lejuar dhe e dinte, por jo me. I kish premtuar vetes, jo me.

'Si te duket koncerti?' u mundua te ndryshonte biseden por Joni vazhdonte ta shihte me ate vetullen e ngritur.

'Muzike vesh gervishtese' u ankua ai.

'Merr vesh ti aman. Ti rrezik degjon Taylor Swift e One Direction akoma' ia ktheu Jona. Dikush nga miqte e saj e therriti e u kthye drejt tyre. Mori nje tjeter birre qe serisht ia dha Jonit e ai serisht e refuzoi. U detyrua ta rrekellente vete dhe ate kanace e piu edhe me shpejte se te tjerat. Prania e Eneas e bente te ndjente shume dhe ajo nuk deshironte te ndjente asgje...

U mbeshtet tek Joni, me shume per te xhelozuar ate qe pas tyre vazhdonte shfaqen me shoqeruesen e dites. Ndoshta ishte e dashura, mendoi ndonese Enea kurre me pare nuk kish patur te dashura. Ne syte e tij kish njohur te njejtin tekanjos e teveqel dhe ishte e sigurte qe perpos pamjes se burreruar tek ai nuk kishte ndryshuar asgje. Duhet te vazhdonte te ishte i njejti kurvar.

'Cfare po ben?' kerceu pas Joni sikur ajo te ishte ndonje insekt.

'Na o se nuk te vrara' ngrit duart lart Jona

'Thjesht me habite.'

'Nuk behet xheloze Elia jo. Po ta kujtoj se mos e ke harruar, ka kapur shefin tjetra. Dhe ja op, tani po puthen... Dhe po vazhdojne te puthen. Ooo mos, dora e tij rreshqiti te byca saj. Jo, jo nuk e shtyu. Po vazhdojne te perqafohen e puthen' pershkroi Jona duke sajuar gjysmen e gjerave teksa hiqej sikur ne maje te gishtave shihte ata.

'Kushedi as Enea nuk behet xheloz' u pergjigj Joni me ate shikimin prej qenushi te lenduar.

'E kush tha qe dua te bej xheloz ate? Mbush a nuk mbush ti?'

'Une kam punuar per 3 vjet ne nje zyre vetem me goca e gra. Se si punon mendja juaj e mbrapshte e kam mesuar pak. Dhe ti ate zhgaravinen e ke qejf. Pse do me terhiqje zvarre per te me bere tatuazh fundja'

'Gllenka birres qe ke pire te ra ne koke. U benke llafazan shume ti. Mend per here tjeter dhe...' vazhdoi te fliste pafund edhe ajo per te shperqendruar Jonin qe ate mbremje dukej se e kish ndare mendjen ta cmendte e te zhvishte prej saj te verteta qe Jona nuk deshironte te pranonte, nuk deshironte tia pranonte as vetes.

'Jona Makarona...' kete here nuk ishte Joni ai qe e nderpreu por zeri elektrizues i Eneas qe shqiptonte ashtu sic vetem ai dinte ate nofke te shemtuar. U kthye pas per tu ndeshur me syte zhbirilues te Eneas qe me syte e tij studionte trupin e saj. Me i interesuar dukej per gjoksin e Jone qe bluza e ngushte e nxirrte ne pah edhe me te madh sec ishte ne te vertete.

'Enea...' shqiptoi emrin e tij duke ulur syte e kur i ringriti serisht pa vajzen e bukur qe dukej sikur kish dale nga ndonje reviste mode qe vazhdonte te varej ne krahet e Eneas.

'Si po kaloni cifti?' pyeti shemtuar ai duke theksuar fjalen cifti. Ai e dinte shume mire qe mes Jones dhe Jonit nuk kishte asgje.

'Shume mire' skermiti dhembet kete here Jona pa i kursyer nje prej shikimeve te saja vrastare qe Eneas dukej se nuk i bente aspak pershtypje. Ndoshta nen floket blu e makeup-in e rende ai ende shihte vajzen e brishte e te nenshtruar qe ajo kish qene dikur. Ate qe vetem ai dinte ta rizgjonte si Kostandini Doruntinen. Nga dreqin i dilnin krahasime te tilla ne caste kritike xhanem? Ej zot shfryu duke u hutuar serisht ne ato labirintet e mendjes se saj, duke harruar qe Enean vazhdonte ta shihte si e marre.

'Kjo eshte Bela' prezantoi Enea pa ndare syte nga Jona. 'Jona, dhe hmm, i dashuri i saj le te themi'

'Gezohem Bela' genjeu Jona sepse jo, nuk gezohej aspak. I zgjati doren per te prekur ate te manikyrosur e xhelosur te Beles qe te sajen e terhoqi menjehere sikur Jona te kishte ndonje semundje.

'Jona eshte nje 'shoqe' shume e mire e imja' vazhdoi te shpjegonte Enea e syte djallezisht i shkelqenin. 'Kemi qene shume te afert dikur. Jam i lumtur qe rigjetem serisht njeri tjetrin pas kaq vitesh' shkeli syrin per Jonen. Cdo fjale e tij e ngjyer me nenkuptime e perversitete e shikimi i tij i paturp nuk fshihte ato deshirat e tij hormonale.

'Sa keq qe nuk mund te them te njejten gje moj Bela' tha Jona duke bere nje shikim te pervuajtur. 'Enea qe ta dish ti ka qene gjithnje pak i ngjithshem atehere dhe pak depresiv. Pinte ilace fundja dhe ne te tere ja varnim prej hallit. Shpresoj qe mos te kete me nga ato krizat e tij se...' vazhdoi te sajonte Jona duke injoruar shikimet vrastare e te nxehta te Eneas.

'Cf...?' nisi te fliste ai por Jona rradhe nuk i la.

'Gjithsesi, me behet qejfi qe te njoha tyre. Shpresoj t'ja kaloni mire. Tani vazhdoni se na nderprete pak. Apo jo Jon?'

'Cfare nderpreme? Ndonje bisede tuajen per matematiken?' foli tere mllef kete here Enea. Qe i kishte kaluar kufinjte dhe e kishte acaruar Jona e dinte shume mire dhe per kete deshironte vetem te qeshte.

'Ne fakt jo' ia ktheu dhe per ta acaruar edhe me tej ngjeshi buzet e saj te lyera me te kuqin e erret ne ato pak te hapura nga habia te Jonit qe si statuje ngriu. Lojen e saj nuk e kuptoi prandaj si mumje as qe u mundua ta prekte a ta puthte. Budallai rrezik nuk mbylli as syte... Jona deshironti ti gjuante ballit deshperimisht, ose ishte qe ishte ti gjuante atij ndonje grusht per ta bere njeri por sberi asnjeren por vazhdoi ta puthte. E nga ta dinte e ngrata qe sapo i kish vjedhur preshkopit puthjen e tij te pare...

Rock'n'blues (shqip)Nơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ